Kur hapi drejt jetës ngec në mina…

Zonat e minuara ne Kosove

31 mars 2011, Dojce Vele. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në fusha të minuara kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa janë lënduar edhe 446 të tjerë. Edhepse nga mjetet shpërthyese janë pastruar mijëra hektarë, zonat e brezit kufitar edhe 12 vjet pas luftës paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës.

Naim Qerimajt nga Gllogjani, cdo 16-të qershor i sjell kujtime të përziera gëzimi e trishtimi. Se, 12 vjet më parë, teksa shokët e tij dhe popullata e Kosovës po ngarendnin të kremtonin momentin historik të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosove, hapi i tij ngeci në minë.
Jemi konë me një grup shokësh. Por, unë e pata fatin dhe rashë në mina…Kur e kam kqyr komën e e kam pa t´cungume, o konë moment shumë i vshtirë se thashë:”Për mua s´ka më jetë…Unë e kam vendin te shokët e mi, dëshmor!”Por, fale Zotit e shokëve tash jam këtu dhe shumë i kënaqur që e mrrimë ktë ditë. Por, pres më shumë nga parlamenti e qeveria“.
Naim Qerimaj, i lenduar ne mina
114 të vrarë e 446 të lënduar nga mjetet e pashpërthyera
Por, ky 35 vjecar dhe baba i tre fëmijëve, nuk ishte vetëm në këtë fatkqësi.
 „Unë jam ndër të parët që kam pësuar nga minat e lutesha: Ishalla do Zoti e s´bjen tjetërkush pas meje!” Por, pas meje kanë pësuar edhe shumë të tjerë. Edhe djali i axhës, tuj ndihmu KFOR-it me heq ndonjë mine se përditë kthehej popullata prej Shqipnisë e vendeve tjera kah ishin deportu e ik gjatë luftës. Por, tuj cmontu mina e ka humb komën e djathtë“.
Edhepse prej qershorit të vitit 1999 janë pastuar mbi 46 milionë metër katrorë nga 82 mijë mina, bomba kasetore dhe mjete të tjera shpërthyese, të vëna nga forcat serbe apo mbetje nga bombardimet e NATO-s mbi caqet e këtyre forcave, 446 qytetarë të Kosovës lanë gjymtyrët në fushat e minuara ndërsa 114 të tjerë humbën edhe jetën, pohon Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese të deminimit, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës:
„Që nga viti 1999, ne kemi 114 të vrarë dhe 446 persona të lënduar. Numri i zonave të rrezikshme ka qënë më i madh se 4500 zona të afektuara. Tahmë ky numër është reduktuar në 60 zona me rrezikshmëri të lartë dhe i kemi 50 zona të raportura si të dyshuara që përbëjnë mjete të pashpërthyera dhe mina“.
Ahmet Sallova, Shef i Qendres per Deminim

Fushat e minuara edhe më tej paraqein rrezik për qyteatrët e Kosovës

Kompanitë për Deminim të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC)në kuadër të FSK-së, në operacionet humanitare për deminim, vetëm gjatë vitit 2010 ka pastruar 130,880 metra katrorë. Pas angazhimit të KFOR-it, FSK-së dhe organizatave të ndryshme ndërkombtare, edhe 12 vjet pas luftës zonat e brezit kufitar vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës, pohon z.Sallova, sipas të cilit: „Zonat me rrëzikshmërinë më të lartë gjenden në perëndim të Kosovës, në lindje dhe në jugperëndim të saj“.

Forcat e KFOR-it deri me tani kishin rolin kyq në pastrimin e zonave të minuara, nga të cilet u trajnuan edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë gradualisht edhe përgjegjësitë e kësaj fushe. Përforcuese e këtyre aktiviteteve ishte Qendra e Evropës Juglindore për Deminim e financuar nga State Departamenti Amerikan. Ndërsa, bashkëpunimi me KFOR-in si dhe dy organizatat e vetme që veprojnë ndërkohë në Kosovë, Hallo Trust dhe MAT, vazhdon-thotë z.Sallova, sipas të cilit, përvec pranimit të përgjegjsive nga Kfor-it për gatishmëri 24 orëshe në shërbim të qytetarit, kanë edhe përgjegjësi të tjera.

Ministria e Forces se Sigurise se Kosoves
Tog i vecantë deminimi në autostradën Morinë-Merdare
Përvec kudjestarisë, ne kemi edhe ekipet që do të kryejnë deminim humanitar. Ndërsa, një ekip do të përkrah projektin madhor, autostradën “Rruga e Kombit”, meqënse rruga kalon nëpër zona të minuara apo të dyshuara me c´rast kërkohet pastrim në thellësi të caktuara. Edhe ekipe të tjera do t´jenë të angazhuara sipas Planit për Deminim të vitit 2011“.
Deminimet për vitin 2011 pritet të fillojnë me 1 prill, ku aktivitetet do të përqëndrohen në: në Belincë; në Ferizaj; në Harilac, ku gjendej depoja e armëve të Armatës Jugosllave e bombarduar nga forcat e NATO-s; në fshatin Milaj, që të mundesohet kthimi i banorëve në vatrat e veta si dhe në fshatin Koshare, për të mundësuar hulumtimin për personat e pagjetur. Ende problematike mbesin fshatrat Jasiq dhe Gjocaj, ku për shkak të rrezikut nga minat edhe pas 12 vjetësh mungon kthimi i qëndrueshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page