18 korrik 2012, Dojce Vele. Toleranca ndëretnike, fqinjësia e mirë, marrëdhëniet e mira me shtetet BE-se dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, janë disa nga kushtet që duhet plotësuar Republika e Kosovës në mënyrë që të 27 shtetet e BE-së të flasin me një zë. Kosova aktualisht eshte e vetmja ne rajon me regjim vizash per qytetaret e saj.
Evropa nuk është e interesuar që me pranimin e Kosovës dhe të Serbise në Bashkimin Evropian, të tërheq brënda vetes konflikte të pazgjidhura. Toleranca ndëretnike është vlerë demokratike. Liberalizimi i vizave kërkon plotësimin e kushteve nga Kosova. Riatdhesimi , një garanci se të gjithë qytetarët që hyne ilegalisht në BE, një ditë do të rikthehen në vendi e origjinës. Ndersa, qëndrimi i njëzëshëm i 27 shteteve të Bashkimit Evropian kërkon pranimin e “rregullave të lojës” dhe plotësimin e parakushteve, kryesori nga të cilët është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, mendon ambasadori i Republikes Federale të Gjermanisë në Kosovë, dr.Ernst Reichel, i cili të dyja shteteve ua kujton se refuzimi i kërkesave të BE-së nuk don të thote pengesë e tjetrit për futje brënda Bashkimit Evropian, por problem për vet atë shtet.
“Dhe në gjithë këtë, përgjegjësia kryesore bie së pari mbi qeverinë e Kosovës, pastaj mbi parlamentin, opoziten, shoqërine civile, mediat si dhe qytetaret,thotë diplomati gjerman. Edhepse Kosova gjatë katër viteve të pavaresimtit ka bërë mjaft hapa përpara, nëse Evropa ja arrin qëllimit që Kosovën ta josh me hyrje në BE për të arritur vendimet e duhura si: në ekonomi, në administratë, në privatizimin e mirëfilltë dhe në fushën e jurisprudencës, atëherë kjo është një situate fitimprurëse për të dyja palët. Prandaj, në vend se të pyetemi se kur do të pranoheni në BE, duhet t´i rrekemi punës dhe t´i plotësojmë kushtet për këtë“.
Cliff:Pa implementimin e Pakos së Ahtisarit s´ka demokraci të mirëfilltë
Sipas ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, Plani i Ahtisarit mbi bazën e të cilit Kosova me 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë, bazohet në standardet e Bashkimit Evropian, sic janë: demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, transparenca , të drejtat e pakicave dhe e drejta mbi trashëgimine kulturore, të cilat janë të rëndësishme për Kosovën.
“ Dhe, megjithëse 5 nga të 27-të vendet e Be-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë implementimi i Pakos së Ahtisarit është e vetmja rrugë që shton numrin e njohjeve të Kosovës-shtet dhe përafrimin me BE-në. Ndërsa, respektimi i pakicave dhe i trashëgimisë kulturore që janë të përfshira në Propozimin e Ahtisarit, është e vetmja mënyrë bindëse për shtetet e tjera që ta njohin Republikën e Kosovës. Krahas ligjeve tjera, i vecantë është Ligji mbi Zonat e Vecanta mosrepektimi i plotë i të cilit do ta demtonte imazhin e Kosovës edhe në sytë e vendit tim i cili përkrah pavarësinë e saj. Ndërsa në këtë, Kosova ju nuk po bën aq sa duhet”.
Reichel:Lufta kundër krimit të organizuar-Kusht per liberalizimin e vizave
Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vetmit në rajon të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave. Ndërsa, njëri ndër kushtet teknike për liberalizimin e vizave është shkatërrimi i grupeve kriminale, në të cilën fushë Kosova ka shënuar rezultate të dukshme. Vetëm të martën, në aksionin më të fundit të Policise së Kosovës në Mitrovicë dhe Prishtinë, falë bashkëpunimit me Malin e Zi, Hungarinë, Austrinë dhe Zvicrën u arrestuan nëntë të dyshuar për kontrabandë me migrantë, falsifikim të dokumenteve dhe kontrabandë me armë dhe municion. Ndërsa, fakti se të gjitha shtetet e rajonit e kanë fituar liberalizmine vizave dëshmon se kushtet që ka parashtruar Evropa për pranim në BE nuk jane te parealizueshme, mendon diplomati gjerman, Reichel.
“Por, nëse liberalizimi i vizave bëhet aktualisht në Kosovë, ku secili njeh secilin dhe mund të sigurohen gjithfarë dokumentesh, atëherë Evropa nuk do t´kishte kurrfarë kontrolli mbi njerëzit që hynë brënda saj me një identitet të rrejshëm. Nëse qytetarët qëndrojnë për kohë të gjatë dhe ilegalisht, atëherë Evropa duhet të ketë garanci që këta qytetarë mund të rikthehen në vendin e origjinës dhe të integrohen, në mënyrë që pas kthimit mos të ulen përsëri në të njëjtin autbous për t´u kthyer prapa në shtetet e Be-së. Kjo është ana tjetër e medaljes e lirisë së lëvizjes. Prandaj, liberalizimi i vizave do të varet nga plotësimi i kushteve të cilat vlejnë jo vetëm për Kosovën po për të gjitha shtetet e rajonit. Ndërsa, për moszgidhjen e deritanishme të problemitt të veriut, faji nuk bie mbi Kosovën por mbi Repulikën e Serbisë, cila vazhdon financimin e strukturave paralele në atë pjesë të Kosovës”.
Integrimet e evropiane janw njw proces kompleks
Në takimin e tretë plenar te Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të Brukselit, të mbajtur javen e kaluar në Prishtinë, Komisioni Evropian kërkoi nga institucionet e Kosovës përparime konkrete në: sundimin e ligjit, integrimin e minoriteteve, reformat në administratë, reformat zgjedhore dhe zhvillimin e tregtisë së lirë, të cilat konsiderohen si parakusht për të shtyrë përpara procesin e stabilizim-asociimit.
„Kosova është vendi më pro-evropian. Mirëpo, vetë integrimet evropiane janë një proces kompleks në të cilin sa më thellë futesh, komplikohet edhe më shumw”, deklaroi Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi i Posaçëm dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke premtuar mbeshtetje në menagjimin e integruar të kufijve dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në Kosovë. Atë ditë kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi i siguroi përfaqësuesit e BE-së me përkushtimin e qeverisë që ai drejton për përmbushjen e kritereve të kërkuara duke treguar përkushtimin në vazhdimin e fuqizimit të strukturave institucionale për integrim në Bashkimin Evropian.
Toleranca ndëretnike, fqinjësia e mirë, marrëdhëniet e mira me shtetet BE-se dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, janë disa nga kushtet që duhet plotësuar Republika e Kosovës në mënyrë që të 27 shtetet e BE-së të flasin me një zë. Regjimi i vizave vazhdon të aplikohet. Rikthimi i të zhvendosurve dhe riintegrimi i të riatdhesuarve ngelen sfidë.P ërderisa, edhe shumë punë mbetet për t´u bërë në zhvillimin e ekonomisë, në administratë dhe në fushën e jurisprudencës. Mirëpo,të kontaktuara nga DW zyrtarë të lartë shtetror dhe perfaqësues ministrishë nuk shprehën gatishmërinë të flasin për hapat e bërë në këto fusha, sfidat gjatë ecjes drejt BE-së dhe edhe sa kohë i duhet asaj për t´u bërë pjesë e familjes evropiane?