
Kulla qindvjecare qe joshin me origjinalitetin shekullor eshte kompleksi me te cilin shquhet fshati i Dranocit, ndersa rruga e zgjeruar dhe shtruar me gure te ngreh i me dore brenda ketij imazhi karakteristik te cilin mund ta gjesh vetem ne kete cep te komunes se Decanit. Kjo eshte arsye per feste per komunitetin e ketushem, i cili si mirenjohje ndaj popullit amerikan organizoi mikpritje madheshtore per ambasadoren Tracy Jacobson, me flamuj, kenge e valle. Ndersa, pershendetja e ambasadores

amerikane ne gjuhen shqipe,respekt ndaj popullates autoktone.
“Une kam degjuar qe Dranoci eshte fshat shume i bukur. Prandaj, une jam e lumtur te jem ne nje vend i cili mund te mbrojw te gjitha traditat dhe trashegimine kulturore dhe njekohesisht, gjen menyre e komunikimit dhe te bashkepunimit me te gjithe qytetaret”.
Ne Dranoc zhvillohet turizmi rural
Shpresojme qe ky projekt te ndihmojw ne ndertimin dhe rritjen e potencialit turistik te qytetit dhe ne rritjen e turizmit poashtu, cfarw do te ndikoje menjehwre dhe ne rritjen ekonomike meqe vizitoreve iu duhen restorane dhe bujtina, shtoi ambasadorja Jakobson:
“Pervec ndihmes fizike sic po e shihni, ne jemi duke punuar me komunen qe t´i kuptojme nevojat e tyre dhe c´herbime mund t´iu ofrojnw per qytetarwt. Unw dua ta pergezoj kte komune meqenese eshte prej te paktave qe e ka Grupin e Grave Asambleiste dhe une besoj se me fuqizimun e grave do t´kemi rezultate fantastike”.

Mirenjohje per popullin amerikan
Kryetari i komunes Rasim Selmanaj pergezoi ambasadoren amerikane per rizgjedhjen e presidentit Barack Obama si dhe shprehu mirenjohjen e thelle per ndihmen e vazhdueshme te qeverise dhe popullit amerikan.
“Sot perurojme nje projekt kapital per komunen e Decanit, i cili eshte fryt i partneritetit, angazhimit dhe konitrbutit et perbashket me USAID-in, perkatsisht, programin DEM-i me te cilin kemi arrit suksese te shumta ne disa kemi pergjate ketyre viteve. Ndersa, e madhe eshte mirenjohja ndaj shtetit dhe popullit amerikan dhe jam i bindur se kjo miqsi do te vazhdojw”.
Projekti i rruges me kubeza ne Lagjen e Mazrekajve me 250 metra gjatesi dhe 5 gjeresi, i cili kap vleren prej 43 mije dollaresh eshte mundesuar nga USAID-i , permes programit DEM-i, ne te cilin komuna ka participuar me 9600 euro,shpjegoi menagjeri projektit, Shkelzen Gorqi.
“Iu ka dhene rendesi e vecante si zone e trashegimise kulturore dhe punimet jane fokusuar kryesisht ne traditen e vjeter, me c´rast eshte punuar nje kalldrem i vjeter ne kushte shume te mira. Qellimi eshte zhvillimi i turizmit ne kete zonw me rendesi te vecante”.
Ambasadorja amerikane Tracy Jakobson paraprakisht ndaloi ne komunen e Decanit,me c´rast vizitoi edhe Manastirin e Decanit.