8 maj 2007, Dojçe Vele. Këshilli i Sigurimit I OKB-së në Nju Jork së shpejti do të dalë me një rezolutë për statusin e ri të Kosovës, tha zëvendës kryadministratori I Kosovës, Stiven Shuk të martën në Deçan. Ndërsa, po të martën në Deçan, i dërguari i BE-së për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës, Stefan Lehne, deklaroi se, Bashkësia Evropiane është tejet e interesuar për një zgjidhje të shpejt dhe të suksesshme, për Kosovën dhe rajonin, në përgjithësi.
„Në vitin 2003 unë nuk e kisha menduar se do të jem serish këtu për të vërtetuar deri ku kemi arritur. Atë vit flisnim vetëm për standarde, ndërsa statusi I Kosovëës as që përmendej. Dhe tash, ja ku jemi! Teksa flasim këtu, në Këshllin e Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork, po përgatitet një rezolutë për statusin e ri të Kosovës, në hartimin e së cilës po punojnë shumë shtete me përkushtim. Do të ketë debate, do të ketë diskutime, ndoshta do të ketë edhe mospajtime. Mirëpo unë jam I bindur se së shpoetji rezoluta do të dalë nga Këshilli I Sigurimit”-tha zevendës kryeadminstratori I Kosovës, Stiven Shuk, me rasin te vizitës së tij në Decan.
Rruga Decan-Plave-Vermosh e perfshire ne Planin e Ahtisarit
“Por, pas kësaj ne do të futemi në një botë me sfida të shumta, një ndër të cilat ka të bëjë me Deçanin-tha Stiven Shuk, duke menduar këtu ndërtimin e rrugës Deçan-Plave- Vermosh, I cili ka përkrahjen e të tria vendeve ndërkufitare dhe të administratës ndërkombtare. Ne po punojme paralelisht me komunën dhe përfaqësuesit e Manastirit të Decanit, në mënyrë që ta mundësojmë sa me shpejt realizimin e këtij projekti, I cili ka rëndësi të madhe meqe është i përfshirë edhe në Planin e Ahtisarit”.
Dhe, derisa në Nju Jork po presim miratimin e rezolutes së re për Kosoven, ne bashkërisht me qeverinë e Kosovës, po përgatisim me zell planin kalimtar i cili parasheh bartjen e kompetencave nga UNMIK-u në qeverinë vendore-tha Stiven Shuk, duke përmendur këtu inkurajimin e qeverisë së Kosovës për përgatitjen sa më të shpejt të dokumenteve të udhëtimit, që kjo faze të jetë gati para përiudhes 120 ditore. Përderisa ndërtimin e Hidrocentralit C, z.Shuk e quajti një burim drite i cili Kosovën do ta nxjerr nga errësira, përfundimisht.
„Projekti i Hidrocentralit C bashkë me minierat e reja të nxjerrjes së qymyrit, do të jetë një burim i sigurtë energjie që do të mjaftojë për zhvillimin mëtejmë të Kosovës, duke e shndërruar në prodhues të energjisë dhe përfundimisht, në eksportues të saj. Ndërsa, për ata që janë kundër realizimit të këtij projekti kam vetëm një pyetje: A keni alternativë tjetër? “
Stieven Shuk:”Kosoven e presin dite historike”
Stiven Shuk tha se „po na presin ditë historike, prandaj të gjithë në Kosovë duhet t’i përvjelim mëngët dhe t’i rrekemi punës. Ndërsa, unë jam i bekuar nga Zoti pse mu dha rasti t’i shërbejë Kosovës në këto momente historike“. Zënvendësshefi i UNMIK-ut Stiven Shuk u prit nga zyrtarë të të të gjitha shërbimeve dhe institucioneve që veprojnë në këtë komunë. Kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Nazmi Selmanaj tha se këto struktura janë të mjaftueshme për të krijuar një ambient të qetë në komunë për të gjitha etnitë. „Bashkë me ta jemi tuj punu që t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta dhe të krijohet një ambient i qetë i të gjithë banorëve të kësaj komune“-tha Selmanaj.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Nazmi Selmanaj, po të martën priti edhe të dërguarin e BE-së për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës, Stefan Lehne, i cili poashtu pati takime të ndara me zyrtaret komunal dhe përfaqësues të manastirit.
Manastiri i Deçanit është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për komunitetin ndërkombtarë në përgjithësi dhe se duhet të jetë model bashkëpunimi në mes të komuniteteve“-tha Lehne, duke shtuar se „bashkësia ndërkombtare është në fazen përfundimtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ndërsa BE-ja është e interesuar për një zgjidhje sa më të shpejt dhe të suksesshme, për Kosovën, rajonin dhe Evropën“.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele