23 gusht 2012, Dojce Vele.Republika Federale e Gjermanisë ka vendosur lehtësime ligjore për punësim të ekspertëve e në Gjermani. Për këtë leje qendrimi e cila zyrtarisht njihet si „Karta e kaltër BE“ (Blaue Karte EU)I kanë dyert hapura edhe ekspertët nga Kosova.
Kushtet e vështira ekonomiko-sociale, standardi I ulët, ofertat e varfëra dhe joserioze ku premtimet bien ndesh me realitetin që ofrohet, një pjesë të kuadrove të kualifikuara të Kosovës kanë shtyrë të kërkojnë perspektivë të re në vendet e zhvilluara. Disa kanë ngel në mes të rrugës, përderisa të tjerë falë zgjuarsisë, ambicjes si dhe vullnetit për të carë në jetë, e kanë gjet veten për mrekulli. Një shembull I mirë qifti Miribane dhe Mentor Sopjani, të cilët ende pa I mbushur 35 vjet kanë tituj shkencor dhe për DW-në flasin duke plotesuar njëri-tjetrin.
“Puna dhe sukseset tona të deritanishme e kanë dëshmuar se në një mjedis të përshtatshem, suksese edhe më të mëdha do të ishin të garantuara. Rezultatet e deritanishme në shkencë janë të një niveli të lartë dhe vështirë të arritshëm edhe nga kolegët e huaj”, thotë
Miribanja.
Mentori, titullin Doctor I Shkencave Natyrore e mori në Universitetin e Tybingenit, në Gjermani. Mirëpo, krahas mundësisë së punësimit dhe qëndrimit në Gjermani. ai me bashkeshorten e tij iu rikthyen Kosovës për të dhënë kontrobutin në vendin e tyre.
“Para se të kthehemi në Kosovë, kemi pasur si opsion vazhdimin e qëndrimit në Gjermani ose në ndonjërin nga vendet skandinave për hulumtime akademike-thote Mentori. Ndërsa, ajo që kemi pritur në vendin tonë është zgjatja e dorës dhe mundësia për vazhdimin e sukseseve të njëjta edhe në Kosovë. Fatkeqesisht, kjo në kushtet tona është tejet e vështirë me mungesa esenciale të kushteve për punë hulumtuese akademike dhe në një mjedis ku nuk ka gradime të bazuara në merita. Si rrjedhojë, mungon edhe motivi për të bërë hulumtime te stafi akademik”.
Ekspertë nga Kosova të mirseardhur në Gjermani
Dhe pikërisht të diplomuarit në Gjermani, ata që kanë doktorature gjermane ose kanë suksese në hulumtime të dëshmuara si ne rastin e qiftit Sopjani, janë të mirëseardhur kudo në botë e më se të kërkuar në Gjermani . Prandaj, qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, me 1 gusht ka lancuar programin “Karta e Kaltër e BE-së”(Blaue Karte EU)me anë të të cilit janë lehtësuar parakushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani. Në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informim e Ministrisë Federale për Pune të Brendshme në Berlin, ndër të tjera sqarohet se:
“Studentët e huaj krahas studimeve janë të lejuar të punojnë pa leje të vecantë për 120 ose 240 ditë. Për të diplomuarit në universitetet gjermane, afati i fundit për të gjetur një punë të mirë është 12 dri ne 18 muaj, me mundësi ushtrimi të ndonjë profesioni fitimprurës.Të diplomuarit qe kanë gjetur një punë të mire pas dy vitesh do të fitojnë një leje qendrimi
. Përderisa lehtësime do të ketë edhe për themeluesit e kompanive, për të cilët do të hiqet kërkesa e përgjithshme për shumën e investimeve prej 250 mije eurosh dhe hapjen e pesë vendpunimeve”.
Sipas Ambasadës Gjermane në Prishtinë, „Kartën e kaltër të BE-së“ mund ta marrë një person i cili ka përfunduar studimet në një insitucion të arsimit të lartë në Gjermani. Nëse studimet nuk janë përfunduar në Gjermani, atëherë varet nga ajo, nëse kryerja e studimeve është njohur apo personi i është nënshtruar një provimi të krahasueshmërisë në Gjermani. Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës duhet të dëshmojë se në Gjermani do të marrë një pagë vjetore-bruto në vlerë prej së paku 44.800 Euro, e cila mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes së një kontrate të punës apo një oferte të obligueshme për një vend të punës. Për persona me kualifikim të lartë në profesione në profilet në të cilat ka mungesë të fuqisë punëtore vlenë një kufizim në i ulët i pagës prej 34.944 Euro. Në këto profesione vend te vecante zene: inxhinierët, shkencëtarët e shkencave natyrore ,matematicientët, ekspertët në fushën e teknologjisë informative (IT), si dhe mjekët e mjekësisë familjare.
Kosova gjithmonë e hapur për bashkëpunim me Gjermaninë
Në bazë të të dhënave të Minsitrisë për Punë dhe Mirëqënje Sociale të Kosovës, në zyrat komunale për punësim janë të lajmëruar 200 mije punkërkues të profileve të ndryshme, jashtë së cilës mbesin edhe mijëra të tjerë të palajmëruar ndonjëherë apo të përjashtuar nga sistemi për shkak të mosaktualizimit të kërkesave. Ndërkohë që ministria mbetet e hapur për cdo lloj bashkëpunimi me autoritetet gjermane ne këtë drejtim, thotë Behxhet Gaxhiqi, këshilltar I në këtë ministri:
“Në momentin që do t’kemi kërkesë nga autoritetet gjermane për të evidentuar kuadrot për të cilat ata kanë nevoje, si psh: mjek, inxhinjere të teknologjisë informative apo të profileve të tjera, ne do t’iu përgjigjemi, gjithsesi. Dhe, megjithëse për profiling IT-ve ka kërkesa të shumta edhe në Kosove, sa iu përket mjekve, në Zyrat Komunale për Punësim kemi të lajmruar një numër të mjaftueshëm. Në kuadër të kësaj, para disa ditësh përfaqësues nga Gjermnaia ku kanë shprehur interesim për teknik medicional të cilët do t’ punonin në shtëpitë e të moshuarve. Prandaj, në kuadër të kësaj jemi duke I nxjerr të dhënat konkrete dhe në momenitn që do ta kemi një shkresë zyrtare drejtuar MPMS/së, ne do t’iu përgjigjemi”.
Pas 2-3 vitesh, mundësi qëndrimi të përhershëm
Në fillm „Karta e Kaltër BE-së“ lëshohet për aq kohë sa zgjat edhe kontrata e paraqitur e punës, me 3 muaj shtesë dhe me një vlefshmëri të kufizuar për më së shumti katër vite. Përfituesit e saj, pas 33 muajsh qëndrimi mund të marrin një leje me të drejtë të qëndrimit të përhershëm e në rast se dëshmojnë njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B1, leja e përhershme e qëndrimit mund të jepet edhe pas dy viteve. Me këto dhe fakte të tjera, opinioni I gjërë në Kosovë është informuar nëpërmjet Ambasadës Gjermane në Prishtinë, prandaj kuadro të profileve te ndryshme janë vënë në lëvizje për të përfituar nga kjo mundësi. Dhe, Kosova ka kuadro të vlefshme për tregun gjerman të punës, mendon ambasadori I Gjermanisë në Kosovë dr. Ernst Reichel, sipas të cilit:
„Në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore në një sërë profesionesh të kualifikimit të lartë. Parakushtet, pas përmbushjes së të cilave absolventët e shkollave të larta dhe universiteteve mund të punësohen në Gjermani, që nga 1 gushti, janë reduktuar ndjeshëm.Unë jam i bindur se pikërisht në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin këto kushte dhe të cilët për shkak të lidhjeve familjare, historisë së tyre jetësore, apo të njohurive gjuhësore kanë edhe lidhje të ngushta me Gjermaninë“.
Nënshtetasit e Republikës së Kosovës nëse kanë një diplomë të studimeve në një shkollë të lartë apo universitet të akredituar gjerman apo një diplomë të krahasueshme me një shkollim të tillë e cila të njihet nga institucionet gjegjëse arsimore gjermane, mund të marrin vizë me një vlefshmëri të kufizuar deri në gjashtë muaj me qëllim të kërkimit të punës, të cilën kohë mund ta shfrytëzojnë për kërkim vendpunimi në Gjermani. Me rastin e paraqitjes së kërkesës, duhet dëshmuar se shpenzimet e jetesës për kohëzgjatjen e qëndrimit në Republikën Federale të Gjermanisë mund të sigurohen në mënyrë të pavarur. Viza megjithatë nuk nënkupton edhe të drejtën e punës.