Lojërat e fatit-Ketu fitorja dhe humbja jane motra

21 shkurt 2012, Dojce Vele.  Në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për Luftimin dhe Parandalimin e Ekonomisë Joformale, janë mbyllur një numër lokalesh të lojërave të fatit anekënd Kosovës, dhjetëra prje tyre vetëm në komunën e Prizrent.  Mungesa e aktiviteteve për të mitur dhe papunesia enorme për të rritur, jane ndër arsyet kryesore të frekuentimit në lokalet e lojërave të fatit.
Nevoja për mbijetesë dhe pamundësia për ta bërë këtë në mënyrë të ligjshme shpeshherë con në rrugë pa krye. Dhe kshtu, burimi i pretenduar për një të ardhme më të mirë përnjëherësh shndërrohet në varr për të tashmen e ndërtuar me mund. Megjithëse me përjashtime, Kjo është rruga që shtrihet më së shpeshti para atyre që vizitojnë lokalet e lojërave të fatit.  Këtë më së miri e e di kjo nënë e dy fëmijëve, bashkëshorti i së cilës e ka vënë ektistencën e tyre në lojë fati.
 “I ka humb të gjitha të hollat. 20 mijë përnjëherësh…Para 4-5  vjetësh ka filluar të luaj, po rrallë ka fituar dicka. E me humb, i ka humb të gjitha një nga një. Kerrin që ia ka dhanë vëllai, kursimet që i kishim në bankë, arin e nusërisë sime, të gjitha ditë për ditë. Derisa, para pak javësh i ka humb  20 mijë brënda nate! Tash jetojmë me mund…Por,falë Zotit të paktën shpinë e kemi! Tash s´po ka me shku me lujt e po ban edhe telashe, se kjo ish si droga” . Tash ajo ish si droge.brenda nates i ka humb 20 mije euro“ , rrëfen A. H., nga komuna e Pejës.
Lokalet e lojërave të fatit frekuentohen nga të gjitha grupmoshat 
Vaxhide Sopjani, sociologe

Lokalet e lojërave të fatit në Kosovë frekuentohen prej moshës 7 deri në 70-të, mendon Vaxhide Sopjani ,sociologe, sipas së ciles më së paku në këtë lojë janë qytetarët fitimtar.

 “Grupmoshat e njoma i shtyn mungesa e aktiviteteve dhe mungesa e kontrollit të familjeve. Se, këta kërkojnë nga familjet para dhe nëqoftëse nuk i marrin, ata fillojnë e vjedhin së pari nga familejt e tyre. Ndërsa të rinjtë e aftë për punë i frekuentojnë këto loakle për të humbur kohën si dhe me shpresën mos po fitojnë dicka. Ata nisen nisen nga mendimi se do të fitojnë dhe do t i shpërblejnë familjet ,pra gjithnjë mendojnë se do     t´ fitojnë dhe nuk shohin prapa e aq më pak i parashikojnë pasojat. Ky është edhe problemi që krijohet varësia. E në fakt këtu fitojnë vetëm bastoret, sigurisht me ndonjë përjashtim”, thotë z.Sopjani sia së cilës roli i familjes ka një rëndësi të vecante në parandalimin e këtij problemi dhe pengimit te terheqjes graduale te femijeve kah krimi, mendon sociologja spopjani.
Lokalet e lojërave të fatit vend e pa vend
Mungesa e aktiviteteve për të mitur dhe papunesia enorme për të rritur, jane ndër arsyet kryesore të frekuentimit në lokalet e lojërave të fatit. Ndwrsa, vendndodhja e kwtyre lokaleve vend e pa vend ka nxitur aksione te përbashkëta të institucioneve përkatëse për mbylljen e tyre, per shkak të tërheqjes së të miturve brënda tyre, thotë Ahmet Mahmutaj, drejtor për punë inspektuese në komunën e Pejës, në të cilen veprojnë 25 lokale të tilla.
 “Janë vend e pa vend. Se, faktqesisht në Ligjin për lojërat e fatit neni ku përcaktohet se nuk duhet të jenë pranë shkollave, institucioneve kulturore, historike e fetare, nuk e përcakton a duhet të jetë distanca. Prandaj, kur filluam të bëjmë një rregullore komunale hasëm në telashe me Zyrën Ligjore, se nuk mundet rregullorja me e mund ligjin. Kështu, një amandamentim ligji ëhtë i domodoshëm që të përcaktohet qartë largësia dhe të keë një renditje”,thotë drejtori Mahmutaj.
Me protesta kërkohet mbyllja e lokaleve të lojërave të fatit
Ahmet Mahmutaj, drejtor inspektiv 

Megjithëse nga papunësia enorme qytetarët vizitën e lokaleve të tilla e shohin si mundësi përfitimi, ato jo rrallë shndërrohen në fushëbeteja të cilat përfundojne me rrahje e vrasje, sic ishte rasti i vitit të kaluar në Pejë.

 “Po,ka qënë një vrasje në një bastore gjatë vitit 2011 kur një shtetase e Shqipërisë qëlloi për vdekje një shtetas të Kosovës. Rasti është zbuluar dhe personi ëhtë arrestuar. Ndërsa, kryesisht vrasje të tilla ndodhin për motive të ulta”, pohon Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës-Komanda Rajonale në Pejë.
Vrasje të tilla u pasuan nga protesta të shoqerisë civile me kërkesën për mbylljen e lokaleve të lojërave të fati  të cilat nga ta konsiderohen si plagë  e shoqërisë në Kosovë.
 “Ishte protesta e tyre që nxiti gjetjen e një mekanizmi për hartimin e një rregulloreje komunale që ta bëjmë njëfarë renditje, por edhe për inspektim të vazhdueshëm. Ndërsa, këtu ndoshta do duhej edhe bashkëpunimi i trekëndëshit: shkollë-prind-institucione, i cili te ne nuk mungon. Por, kjo është vërtet një brengë që duhet tejkaluar bashkë”, thotë drejtori Mahmutaj.
Në Kosovë ushtrohen katër veprimtari të lojërave të fatit
Janë katër kategori të lojërave të fati të cilat administrohen nga Divizioni i Lojërave të Fatit në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës: Lojërat e fatit në veprimtarinë e basteve; në kategorinë e klubeve të vecanta në automate; lojerat e fatit në lokalet e mbyllura apo në “tomboll bingo” i dhe lojerat e fatit në kazino, thotë Bekim Jupa, u.d.menagjer i Divizionit të Lojërave të Fatit në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës.
 “Për të ushtruar veprimtarinë e parë, të kazonove vlera e kapitalit themelor duhet të jetë 2 milionë, të dpozituara ne thesarin e Republikës së Kosovës  2 milionë të tjera, licenca për kazino  1 milionë si dhe duhet me qënë një hotel nme 5 yje ose në të pakten 500 metër katror. Në shtetin tonë është vetëm një kazino e tillë. Ndërsa, për veprimtaritë e tjera janë procedurat më të thjeshta. Mirëpo, nëse  nuk plotesohen kriteret në baze të Ligjit për Lojerat e Fatit 2004/35, qoftë nga individi apo subjekti,  Administrata Tatimore e
Xhevat Ibra, zedhenes i PK-se ne Peje
 Kosovës nuk e lejon veprimtarinë e tyre në territorin e Kosovës”.
Vazhdojnë masat për të gjithë ata që bien ndesh me ligjin
Z.Jupa, paralajmëron mbylljen e lokaleve që nuk respektojnë procedurat e parapara me ligj si dhe kërkon kujdesin e prindërve ndaj fëmijëve.
“ATK është duke i marr masat parandaluese për të gjitha ato biznese të cilat e ushtrojnë këtë veprimtari në kundershtim me ligjin. Por, një thirrje përme rrjetit të radios suaj për të gjithë prindërit që të kenë kujdes ndaj fëmijëve të tyre dhe të mos i lejojnë të kenë qasje nëpër këto pika, cfarë e ndalon edhe ligji deri ne koshën 18-të vjecare”.
Në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për Luftimin dhe Parandalimin e Ekonomisë Joformale, me aksione të përbashkëta të Departamentit të Lojërave të Fatit të ATKS-së, Njësitit për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës si dhe Inspektorateve Komunale, për shkak të veprimtarisë në afërsi të objekteve shkollore, fetare, kulturore dhe histroirke, vetëm brënda këtij viti janë mbyllur një numër lokalesh të lojërave të fatit anekënd Kosovës.Para pak ditësh dhjetë prje tyre vetëm në komunën e Prizrent, ndërsa aksionet vazhdojnë edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page