MEVLAN SHANAJ: “Gjeografia shpirtërore të jetë ashtu siç ishte historikisht”

Qershor 2004. Mevlan Shanaj u rrit me ëndrrën për Teatrin.Ai edhe braktisi Shkollën e Mesme si ndihmës-mjek për Shkollën e Aktorëve “Aleksandwr Moisiu”,emër i cili qysh si fëmijë i flinte në zemër.E përfundoi me Diplomë të nderuar nga ministri, për të filluar që aty karrierën artistike. Filloi si aktor me rolin e Komesarit Memo në filmin”I teti ne bronz”, për të vazhduar me role evidente në më se dhjetë filma. Ndërkohë fillon punën edhe si regjisor për të vazhduar edhe sot e kësaj dite.

Mevlan Shanaj Mjeshter i madh, artist i merituar, pedagog dega e filmit në Akademinë e Arteve Tirane, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në Fier, Shqipëri. Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe Anëtar i Këshillit Artistik i “Grupi Përzgjedhës i filmave” Kanë, Pragë, Budapest, Bukuresht. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me “Zig-Zag” Film. Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2008 mori titullin “Mjeshtër i Madh”.

Mevlan Shanaj ka interpretuar në filmat: “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika, “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro,Rikard Ljarja, “Ballë për Ballë”(1979) regjisor Kujtim Çashku, “Rrethimi i Vogël” (1986) regjisor Saimir Kumbaro, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Pirro Milkanit, “Viktimat e Tivarit”(1996) i Ekrem Kryeziut, “Unë e dua Erën” (1991), dhe “Lule të Kuqe Lule të Zeza” realizim i vetë Shanajt. Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: “Korrierët” (1976), “Plumba Perandorit” (1980 ), “I Paharruari”(1984), “Të Shoh në Sy” (1985), “Një Telegram dhe një Këngë” (1986), “Fletë të Bardha” (1990). Dokumentarë: “Marie Kraja”, “Tefta Tashko”, “Komani një Betejë e Madhe”, “Gju me Gju”, “Lasgush Poradeci”, “Berati Qyteti i Bardhë”, “Zëra nga Lashtësia”, “Katër Mëngjeset”, “Pandi Raidhi”, “Rrugët”, “Bibla & Kurani” , “Një ftesë nga Iliri”, “Visi”, “Përcjellja”, “Shkronjat e Pavarësisë”. Gjate punes ne RTSH ka realizuar rreth 30 vepra te zhanreve te ndryshme televizive, si dramen ne tv,dhe shume spektakle. .

 

Lule të kuqe, lule të zeza 2003

Fletë të bardha 1990

Të shoh në sy 1986

I paharruari 1985

Një telegram një këngë 1982

Plumba perandorit 1980

Korrierët 1976

Dokumentarë
* Tefta Tashko
* Marije Kraja
* Berati
* Katër mëngjeze
* Rruga b.kater
* Lasgush Poradeci
* Gju më gju
* Komani
* Pandi Raidhi
* Shqiptari i vonuar
* Rrugët
* Bibla dhe kurani
* Ftesë nga Iliri
* Përcjellja
* Shkronjat e Pavarësisë

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page