Mbajtja peng e”Ilirise” dhe “Apiko-s”hendikep ne perspektiven e zhvillimit te Decanit

22 tetor 2012, Radio Kosova. Komuna e Decanit ka kundershtuar draftmarrëveshjeje e propozuar nga ish AKM per bartjen e  25 hektareve prone shoqerore te Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”,mbi Manastirin e Decanit. Pas 7 vitesh perplasje neper gjykata, lenda aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, por komuna dhe ndermarrjet paraljamerojne ankesë edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe në instancat me te larta nderkombtare. Ndersa ka nisur një peticion i qytetarëve kunder asaj draftmarreveshjeje.

Komuna e Decanit tash 12 vjet nuk ka qasje ne pronat shoqerore te ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria” per shkak se Manastiri i Decanit thirret ne kontraten mbi falje te palegalizuar kurre, me te cilen keto prona i jane dhuruar me 1997 nga

Qeveria e Serbise. Propozimi i nje draftmarreveshjeje te propozuar nga Unmik-u per bartjen perfundimtare te ketyre ngastrave mbi Manastirin, ka aktivizuar edhe nje here te gjithe akteret relevante te kyqur ne kete kontest pronesor. Avokati Teki Bokshi, perfaqesues I ketyre ndermarrjeve shpjegon situatën:

 “Fjala eshte per nje procedure jokorrekte dhe neve si pale ne procedure na eshte pamundesuar qasja per shkak se po paraqitet nje objekt i ashtuquajtur Zyra Ligjore e UNMIK-ut,e cila thote se une i perfaqsoj interesat  e ndermarjeve ndersa ne fakt, pronen e ndermarrjeve po ia bart nje subjekti tjeter ne baze te dy kontratave qe jane lidh ne mes te Sloges, Kishes Ortodokse Serbe dhe ne mes te Drejtorise per pronesi e Serbise”.

Hoteli Iliria, tash 13 vjet germadhe…

Janjic:”Ceshtja e prones se gjykaten kompetente” 

Igumeni i Manastirit te Decanit Sava Janjic, me ane te nje shkrese i ka thënë Radio Kosoven se:  „Komuna e Decanit nuk njeh 50 per qind te pronave te Manastirit te cilen e posedojme dhe e shfrytezojme me vite, mosmarreveshjen mbi token e ka marr persiper Gjykata Supreme e Kosoves. Ketu s´eshte fjala per mosmarreveshje politike, por per nje mosmarreveshje pronesore e cila si gjithë te tjerat te kesaj natyre,duhet te zgjidhen drejt“.

Por, Selim Lokaj, ish këshilltar i komunës së Decanit,thotë se problemet kanë lindur kur kjo zonë është shpallur si e Vecante me një vendim të nënshkruar ish kryeadministratori Soren Jesen Petersen. Ndersa, pranimin per ndertimin e fabrikes se re te mjaltit Golden Honey ne vlere prej 500 mije eurosh nga BE ne nje lokacion tjeter, e sheh si kompromis te asamblese aktuale per heqjen dore nga objekti I vjeter i bletarise “Apiko”.

S´ka qene dashte me ba kompenzim me marreveshje apo me falje me e zhvendos fabriken e mjaltit prej ku e ka pas vendin atje ku po ndertohet tashti.E, kur meritat i pervetson dikush dhe kritikat ja gjuan dikujt tjeter,eshte nje politike Stalinit; nje kult i personalitetit. Cka po ndodh ne komunen e Decanit eshte marria e demokracise. Nuk kemi t´bwjme me qeveri por me nje kukull, e cila I asht nenshtru Manastirit sic iu kane nenshtru Serbise ma pare”. 

Banoret autokton:”Manastiri nuk ka mbi 30 hektarë toke”

50 shtepiza percjellese po rrenon koha

Halil Kuci, ish-sekretar i hotelit Iliria-ish Visoki Decani shtepia e te cilit eshte vendbanimi me i afert me manastirin thote se  pronat e manastrit nuk shtrihen ne me shume se 20 hektare.
„Kemi qene “qipqi” te kishes dhe e dime ma mire…Kane dale kadastri dhe e kam deshmine ketu per 30 hektare. Por jane vetem 10 hektare pyje dhe 10 hektarw toke bujqsore,edhe paktoke qe ia kane dhuru kishes ne Hoqe. Kurse pronat e organizate hoteliere Decani i Eper(“Visoki Decani”cdohere ka qene prone e Kuvendit Komunal, 50 vite me radhe dhe askush s´ka te drejt te bej marreveshje me pronat e huaja. E mos te flasim per bletarine Apiko, per te cilen decanasit kane dhuruar prona private per te cilat disponojne flete poseduese”.

Qytetaret pas peticionit paralajmerojne protesta 

Curr Mazrekaj, gazetar shumevjecar ne pension i cili njeh nga afer problemin i ben thirrje asamblese komunale qe te ndez alarmin ne nivelin qendror.

„Qe te behet teme debati e Kuvendit te Kosoves dhe e qeversie. Ka fillu marrja e nenshkrimeve dhe priten edhe protesta dhe situata mund te eskalojw. Prandaj ndermerrni masat e duhura, sepse njerezit jane te frustruar meqe as s´kemi te drejt te shfrytezimit te prones, as te drejt ndertimi te rruges as asgje…Vendim,si ne kohen e Save Batares“. 

Sava Janjiq-Zedhenes i Manastirit

Perderisa, qytetari Beqir Kadrijaj nga Rastovica mendon se jane institucionet shtetrore ato qe duhet te reagojne, para se qytetaret me protesta t´i tregojne botes se cfare po ndodh ne Decan?

“A eshte prone jona kjo a eshte prone e dreqit?Nese duan t´i themi kishe e jona, atehere perse maltretimet duke na konfisku gjithcka qe te mos jemi prezent si qytetare, ne vendin tim-ne token time.Le t´ngritet populli! Hapin e pare ta bejme prej ketu e tjerat le t´mrren vesh ata”

Janjic:Manastiri do te ndihmoje zhvillimin e komunes

Komuna dhe perfaqesuesit e ndermarrjeve paralajmerojne dergimin e lendes ne Gjykaten kuhtetuese dhe ne gjykata nderkombtare, ndersa ka filluar edhe mbledhja e peticioneve nga qytetaret per te kundershtuar draftmarreveshjen me paralajmerimin per protesta. E se cili do t´jete arsyetimi i Manastirit te Decanit para qytetareve te cilet pretendojne se u jane grabitur dy ndermarrjet me profitabile dhe arterjet kryesore per ringjalljen e ekonomise se rrenuar decanase, igumeni Sava janjic me ane te nje shkrese dha kete pergjegje:

Rasim Slemanaj-Kryetar i Komunes se Decanit

“Theksojme se, me qellim te zhvillimit te komunes, Manastiri ne fillim  hidrocentralit ne rrjedhen e Lumbardhit nga kompania autriake “Kelkos”;investimi me i madh nderkombtar pas luftes ne Kosove. Me kete kemi deshmuar se mund t´i ndihmojme shume zhvillimit ekonomik te kesaj zone. Sinqerisht shpresojme se marredhenjet tona te mira me komunen dhe popullaten e kesaj ane do te vazhdojne edhe me tutje“.

Komuna:”Cdo marreveshje ne dem te qytetareve,e papranueshme”
  
Ndersa, kryetari i komunes Rasim Selmanaj, krahas premtimit per angazhim me maturi per zgjidhjen e kontestit, shpreh besimit se:  “Gjykata Supreme e Republikes se Kosoves s´do te marr vendime politike dhe te padrejta. Ne te kunderten, ne nuk do te pajtohemi me asnje vendim qe eshte ne kundershtim me interesat e komunes dhe qytetareve tane. Nje porosi per Manastirin e Decanit: mos t´insistojne qe me presione politike te marrin vendime te padrejta, ne te kunderten do te ngrihen raportet si ne tee kaluaren,deshire kjo qe s´eshte jona. Manastiri eshte i Decanit, e konsiderojme si vlere tonen dhe nuk kemi deshire qe manastiri prape me u shtru ne nje problem qytetar, ne nje problem te zhvillimit ekonomik te Decanit.“

Komisioni nente anetaresh i asamblesw komunale te Decanit lidhur me “ujdinë” e propozuar dhe nënshkruar nga Përfaqësuesi i Zyrës

Kontesti Komune-Manastir,keputje e arterjes kryesore te zhvillimit ne Decan

 Ligjore të PSSP-se në emër të AKM-se(inekzistente qe nga Qershori 2008), nga përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit dhe Republikës së Serbisë-e përfaqësuar nga Manastiri i Deçanit, dolen me 6 rekomandime me ane te te cilave: (4)“Kuvendi Komunal i Deçanit shpreh

bindjen e thellë se të gjitha veprimet e gjertanishme lidhur me këto prona janë kryekwput të natyrës politike të cilat përveq dëmtimit të interesit ekonomik të NSH-ve “Apiko” dhe “Iliria” dhe komunës së Deçanit, kontribuon në përkeqësimin e situatës politike dhe të sigurisë jo  vetëm në Komunën e Deçanit”, (5)duke rekomanduar ndermarrjet që “të vazhdojnë në çdo instancë gjyqësore duke e pranuar AKP-ne (Agjensionin Kosovar të Privatizimit) si të vetmin përfaqësues legjitim të tyre dhe përfaqësuesin e Komunës së Deçanit së paku si ndërhyrës, konform dispozitave Kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page