22 korrik 2012, Radio Kosova. “Sadri Miftar Hadergjonaj ka nje energji magjike me syrin e nje aparati ta ze edhe lotin e ajrit edhe enderren e nje pylli dhe te nje kroi. Vazhdimisht kerkon tensione dramatike, kerkon kulme te artit dhe metafora te nje thellesie artiistike qe sheron neurozat e kohes…Perbrenda nje luleje ne shi dhe nje kulmi te djegur shihet plaga e nje shekulli. Ritmi muzikor edhe struktura, hija, drita dhe ritmi i nje kulle te shnderruar ne histori e balade. Sepse ka ardhur koha qe ai qe nuk ka fotografi nuk ekziston…\”(G.Xhafolli).
Arti fotografik eshte nje profesion i rralle ne Kosove. Por, ne vitet 50-te, ne nje kohe kur dihej fare pak per fotografine, nga Pobergja, fshat malor i komunes se Decanit na del nje e papritur e bukur, kur nje 17 vjecar fillon te zhvillojw dhuntine e fotografise e cila qe aty do t´i behet pjese e pandashme e jetes. Eshte ky Sadri Miftar Hadergjonaj, i cili qe ne vitin ´57 me ane te aparatit te tij fotografik ndaloi ne kohw castet me interesante te jetes, me theks te vecante ato te jetes ne fshat dhe ne bjeshke, ku edhe u lind me 12 maj te vitit 1940. Dhe kshtu, arti i tij i cmuar ia dha nje vend te vecante ne boten e kultures shqiptare ne Kosove, rajon dhe me gjere.
“Interesimi per fotografi m´ka lind qe ne shkollen e mesme ne Peje, ku prane shkolles si aktivitete te lira kishim foto-kino klubet ose “Selenitet”sic quheshin per kontsruktimin e autobuseve, aeroplaneve apo veglave te tjera. Mirepo une, meqense si nxenes i dalluar merrja burse, une bleva nje aparat “Smena 8”, shume i thjeshte me 12 poza.Por, edhepse kisha deshire dhe i shihja ne libra e ne kinema, une akoma s´disha me punu…”, rrefen fotografi Hadergjonaj.
“Shkojshim vullentar dhe atje kishim mundesi te mesonim notin, vozitjen, etj.Por, une perseri kam mesuar vetem per fotografine,derisa mesova t´i punoj,si zhvillues, si revelues, n´uje te destiluar. Pastaj, kam punu dy vjet si mesues n´Dranoc, ne nje paralele te ndare klase e trete dhe e katert e shkolles fillore.Prek aty kam shku 12 muaj ushtar e pas perfundimit shkvoa ne sarajeve per tudime, ku per tri vjet e gjysme perfundova fakultetin ekonomik. Atje me punesuar ne Radiotelevizionin e Sarajeves ku e kam hap emisionin ne gjuhen shqipe”.
”Nuk eshte e veshtire te kuptohet se ai me jangjikun e tij ne krah, gjithmone mobil dhe argat i palodhshem ne zenie imazheh te bukur, nuk ben tejter gje pos mbjell e perhap dashuri. Brezat e ardhshem, tek artisti Hadergjonaj do te gjejne shembullin e dashurise per vendin e te pareve, per bjeshken e verrinin, per qytetet e fshatra…per luleboren dhe luleshtogun…. Ju do t´shihni si ky artis i madh me fotografimet e tij sjell nga lart e nga larg lule, gjelberim, pamje bukolike, gure e shkembinj, gurgullima lumenjsh, mjeshtri drugdhendjeje,lojera qe natyra ben me perberesit e saj…I sjell me bukurite e tyre, te rrallw, te peprekur, perrallorw dhe te virgjer. I sjell dhe i mbjell duke bere gravura te pashlyeshme ne memorjen tone”.
“Ekspozita eshte hapur edhe ne bjeshke per faktin se, shumica prej ketyre fotografive jane bere pikerisht ne keto bjeshke, si: ne Bjeshken e Prilepit, n´Bjeshken e Vokshit, ne Bjeshken e Selmit, ne Milishevc, ne Zllonopoje, ne Jedove ku edhe jam rrit…Para kesaj, kiha nje ekspozite me 21 maj “Portrete te bardha te vendlindjes”, m rastin e 100 vjetorit te Kuvendit te Kunikut e cila iu dedikua 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar. Ne fotografite e mia ka motive te ndryshme, prej kronikave ditore e deri te ato artistike, fotografi te shkaterrimevet e ludfte ma s´pari ne Bosnje e mandej ketu ne Kosove dhe te gjitha jane nga natyra. Edhe njerezit i dua ne natyre dhe s´me pelqen aspak te fotografoj ne studio, sepse eshte artificiale. E dua natyren dhe veprimet e njeriut brenda saj. Ndersa tematika kryesore eshte etnosi i shqitpareve”.
Nje dashuri tjeter-Skulpturat nga natyra
“Ato jane skulptura te gdhendura nga dore e natyres, sigurisht te modifikuara paksa nga une, te cilat i kam vendos ne muezun tim personal, ne Pobergje.Deri me tani i kam mbledh rreth 1,300 eksponate, kryesisht te artizantave fshatare, sepse une vi prej fshatit dhe megjithese nuk jetoj ne fshat,une mburrem me prejardhjen nga fshati. Sa ka interesim per fotografite e mia…”.
”N´perendim ka mjaft interesim dhe fotografite jane mjaft te kerkuara,sepse cdo gje eshte burimore. Madje edhe kornizat i kam nga
druri i pishes,me te cilin te paret tane kan ndez zjarrin e kane bere drite,nje dru i bute dhe i kendshem me te cilin jane punaur koritat e qumshtit, baballaret na kane punu hajmali me maje brisku . Por,brenda vendit jo edhe aq shume se jo secili e kupton artin. Mendojne se arti forografik eshte vec nje shkrepje. Ndersa une, per te fotografuar nje shqiponje apo nje hardhucw kam humbe ore te tera…”.
“Ai qw nuk ka fotografi-nuk ekziston…”
t´i ringjalle edhe te gjithe ata qe mungojne”.
Fotografite e viti te fundit te shekullit XX-te dhe te vitit te pare te shekullit tone, s´kish si te ishin ndryshe pos imazhe dhimbjesh, djegjesh, rrrenimesh. Ishin pamje te njerezve te pikelluaar e te lodhur, te grave te rrezbitura, te mureve te shembur, te oxhakeve qendrimtare…,thote Salih Kabashi gazetar dhe editor.
“Sadri Miftari, pac edhe mijera e mijera shkrepje te reja!”
#sadrihadergjonaj
#fotografia