20 jan ar 2017, Radio Kosova. Në organizim të shoqatave të dala nga lufta e UCK-së si dhe të komunës së Decanit, sot, në Decan,është organizuar marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”. Me këtë marsh u kërkua lirimi i plotë i ish komandantit të UCK-së, ish kryeministrit të Kosovës si dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze bazuar në një fetëarrest të lëshuar nga Serbia me 4 janar të këtij viti dhe i liruar me kusht pa të drejtë rikhtimi në Kosovë deri në një vendim të ri.
Brohoritje të vazhdueshme për lirimin e Haradinajt si dhe pankarta në këtë frymw ato karakterizuan marshin e sotëm paqsor me moton”Kosova është Ramushi”.
“Ne kërkojmë lirimin sa më të shpejt dhe të plotë të liderit të luftës dhe të paqes, Rmaush Haradinaj, sepse Ramushi është vet liria e Kosovës”, thotë Miftar Januzaj, njëri ndër pjeswmarrwsit e marshit paqsor, thirrjes së të cilit I ishin bashkangjitur njëzëri mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike.
Kreytari Selmanaj: “Me Ramushin është pastërtia e dëshmuar e luftës se UCK-së“
Kryetari i komunës së Decanit Rasim Selamanaj, ndër të tjera tha se “projekti i Ramushit për clirimin e Kosovës ishte projekt i NATO-s, e me këtë edhe i Francës.
“Ndërsa, ndalimi i këtij heroi të gjallë nga autoritetet franceze na rikthen në pikën zero; në kohën kur UCK dhe NATO po luftonin regjimin fashist të Sllobodan Milloeviqit. Ndaj, Ramushi duhet te kthehet në Kosovë, sepse me Ramushin është drejtësia, me Ramushin është pastërtia e luftës clirimtare të Kosovës, e dëshmuar tashmë dy herë në Tribunalin e Hagës”, tha Salmanaj.
Mushkolaj nga OVL: “Kriminelët të kërkohen në Serbi”
Përderisa, kolonel Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së për Dukagjin, me këtë rast tha se arrestimi i figurave që janë personifikim i luftës së pastër për lirinë e Kosovës si Ramush Haradinaj, është lojë me zjarr që nxit destabilizim të ri në rajon nga Serbia, e cila është shkaktare e 4 luftërave të përgjakshme në Ballkan dhe se kriminelët duhet kërkuar jo në Kosovë por nga kreu I presidencës së Serbisw e tutje.
“Kërkesa e Sërbisë për ekstradim të komandantit Ramush Haradinaj në Serbi është kulmi I shantazheve dhe padrejtësive që po I bëhen Kosovës në emër të frymës së bashkëpunimit dhe të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombtare. Ramushi është përsonifikimi I lirisë sonë, personifikimi I vuajtjeve dhe sakrificave të popullit tonë, personifikimi I luftës sonë për mbijetesë…Ramushi është krejt Kosova“.
Thirrje e njëzëshme nga të gjitha komunitetet për lirimin e Haradinajt
Ndonëse, Ramush Haradinaj u arrestua mbi një fletëarrest të lëshuar nga shteti I Serbisë, zyrtarja komunale serbe Vesna Spalevic, sot, në mesin e protestuesve shqiptar me nje pano në dorë dëshmon angazhimin e Haradinajt për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës:
”Unë me ndihmën e Ramushit jam rikthyer në Decan që nga 2007-ta. Ndaj, porosia ime është të shikojmë përpara dhe Ramushi të lirohet”,tha Spalevic për Radio Kosovën.
Marshi paqsor me moton “Ramushi është Kosova” u shpërnda i qetë. Ndërsa organizatorët ftuan për pjesëmarrje edhe në marshin e nesërm paqsor i cili është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë me kërkesën e njëjtë për lirimin e plotë të ish komandanti të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ish kryeministrin e Kosovës si dhe liderit actual të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar 2017, mbi bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Ndërsa u lirua me kusht me 12 janar pa të drejtë rikthimi në Kosovë deri në një vendim të ri të gjykatës.,