Gruaja malazeze ne pritje te bashkeshortit te pagjetur prane varrit te djalit – deshmor

Cane Celaj deshmor nga Strellci
Mehmet Celaj – i pagjetur me bashkeshorten shtatzene

Nentor 2001. Shtepite e kallura,çatite e rrenuara,muret e veshura me bloze tymi dhe oborre te harruara, jane imazhe te rendomta te shtepive te Strellcit te pasluftes.Por, pothuaj e mbetur shkret eshte vetem shtepia  e familjes se Mehmet Celajt, baba i deshmorit Cane Celaj, per fatin e te cilit nuk dihet ende asgje….Ndersa, brenda ketyre mureve rrah vec zemra e nje nene te veshur ne zie, te cilen e mban ne jete vec shpresa per rikthimin e bashkeshorit ende te pa gjetur…

Nje dericke e vogel e e shtremberuar nga koha dhe nje rrugice e perbaltur qe con drejt shtepise perdhese,tregon qarte mungesen e krahut te punes. Ndersa barishtat e rritura jane pasqyre e nje trualli pothuaj te pa zot.Por, tri dhoma te vogla njera nga te cilat pa dere fare dhe me poshte bodrumi derehapur si nje goje e madhe dhe e erret,eshte hapesire teper e madhe per nje fryme te vetme…

Ky eshte vendbanimi i gruad se atdhetarit te madh Mehmet Qelaj,i pa gjetur tash kater vjet dhe nena e deshmorit te lirise,Cane Qelaj. Malazeze, e cila braktisi familjen e saj ne emer te dashurise se rinise se saj, deri dje e lumtur dhe e plote me bashkeshortin dhe djalin e vetem nga kjo dashuri, sot eshte nje grua e veshur ne zije,e cila shtyn jeten me nje grusht kujtimesh per dy te dashurit,te cilet u bene therror per liri. Sepse, dy fotografi te mbuluara me lule dhe dy mirenjohje nga populli, jane gjithe cfare ka mbetur nga dy shtyllat e jetes se saj.Por,vepra e tyre dhe emri i shkruar ne gjerdanin e deshmoreve te  lirise jane krenaria e saj dhe ngushellimi, me te cilin e shtyn jeten. Sepse, ajo psheretin me krenari:

“Qe te dy i dhashe per flamur!”

„Ja,ketu jam me Mehmetin kur isha shtatzene me Canen-tha,duke treguar fotografite dhe syte e saj,pernjehere mbuloi  hija e zeze e pikellimit.

Nena e Cane Qelajt: “Qe te dy i dhashe per flamur!”

Kjo bashkeshorte e nene, kur kthen koken ne drejtim te varrezave, lan syte me lote te vale duke ndjere edhe me thelle boshllekun e dhurimit te saj. “Kam dhene buke per te gjithe,kam hapur deren per te gjithe,ku kam pare fukara ne rruge i kam falur.Kam ndihmuar me buke kush me ka trokitur ne dere.Kam perkrahur gjithe popullin,luften per clirim.E sot…Sot s’kam askend vec Zotit! Askush nga ata qe duhet te me japin shperblimin qe meritoj, respektin si nene e deshmorit se paku,s’me troket ne dere!Jam bere barre per njerezit qe me duan dhe nuk mund te me harrojne, ndersa  parate qe me takojne si familje e deshmorit i marrin te tjeret.Gjakun e djalit tim e shkelin njerez te pa shpirt,e nana i vuan per buke,per barera.E mjera. Mbeta qyqe vetem!…E kisha vetem nje.Te vetmin femije!E linda dhe e rrita me mundim.Ate-here kur u desh te marr nusen e tij e te ma gezojne shtepine nipat,ate ma vrane.E une, s’mund t’i shkoj as te vendi ku me ra t’i coj lule.Por,thone se kane mbire vete.Sa shume lule,thone,ka falur Zoti ne ate vend! ”-flet kjo nene me lotet e thare…

Nena e deshmorit: “Lulet mbi varr i kane mbire vet…”

Gruaja fliste,e lotet i rokulliseshin neper rrudhat e renduara nga mosha,nga mjerimi.Shikimi i  bredhte ne drejtim te varrezave dhe psheretinte,ashtu sic dijne vetem njerezit e molisur nga jeta.I shikonte  me lakmi,duke thene se  dhembjet e saj do te pushonin vetem kur te shkonte te Cana i saj.Se,ate vetem edhe nje fije e lidhte me jeten-eshtrat e Mehmetit,te cilet shpresonte t’i gjente dhe t’i varroste ne keto varreza.Qeme pare se te vdiste,copat e shpirtit te saj t’i bashkonte edhe nje here dhe vetem edhe nje here te ishin nje familje,qofte edhe ne varreza!

Letra e dashurise e cila i mbijetoi edhe flakeve te luftes

“Ato dite donte te martohej me nje vajze. Igballe quhej dhe duheshin shume.Kishte kater vellezer dhe kjo per hasret.Vellezerit nuk e lejonin te martohej per Canen,por ajo mendonte te ikte e te vinte te ne.Per kete arsye vellai e ka goditur ne faqe dhe ia ka pre damarin e syrit. Ja letra e saj…Duhej te vinte tek une!…Te behej nusja e hasretit!…T’a trashegonte Cana im dhe te m’i lindte nipat!…“.

Bukuroshja ime!

…Askund nuk me rrihet.Vendi s’me zihet vend dhe mendjen gjithnje e kam te ti. Netet me duken te gjata dhe pa ty,as gjumin s’mund ta bej gjume.Do te doja te vije te me zgjoje nga gjumi me puthje…“-shkruante nder te tjera Cana ne letren e dashurise,teksa nga e dashura e goditur nga rregulli i nje familjeje patriarkale shkruan me lotet qe dalin nga syte,njeri prej e cileve ndoshta i verbuar…

“I dashuri Canë

Te lajmerohem prej spitalit te Prishtines se vellai  me goditi vellai,vetem perse desha me u marute me ty. Edhe pse ia kemi dhane besen njer- tjetrit ti je i lire nga une,se une sot ndoshta do te mbetem e verber.S’kam me te harrue deri ne varr dhe perse nuk me lane me u  martue me ty,do te rrij  pa u martuar gjithe jeten.E,,poqese sherohem edhe nen ortake une do te vi te ti…E jotja Igballja!“

Letra dashurie dhe gjak ne altarin e lirise

Letra e Igballes dhe  vargjet e lamtumires, te lara ne lotet e cilter te nje vashe zemermadhe  deshmonin se  zemra e saj ndrydhur ishte e shtytur te marre vendime kunder vetvetes. Dashurine e lidhur me besen shqiptare po flijonte madheshtia e nje shpirti fisnik,i cili per hir te dashurise di te liroje njeriun qe do anipse fati i saj po vendosej nga te tjeret. Nje leter dhe nje puthje nga buzet qershi do te mbeten kujtimi i fundit i Igballes per Canen.Ndersa, lartesia e sakrifices se metejme ne rast se sherohej,  do te mbyten ne psheretimat djaloshare te zemres se Canes e cila do te derdhte gjakun  ne altarin e lirise…

Doreshkrim i deshmorit Cane Qelaj

Keto ofshama te derdhura ne leter po ua ruante e ema, duke i lare me lotet e vale…Sepse Cana kishte nje dashuri me te madhe, ate per atdheun dhe kishte nje betim te dhene: qe te mos behej dhender derisa shqiponja dykrenare te mos  valonte e lire ne  darsmen e tij. Por, me pare se t’ia vente duvakun Igballes ai lau me gjakun e tij kuroren e lirise se Kosoves. Para nuses zgjodhi pushken dhe me kujtimin e buzeve qershi,marshoi drejt lirise duke rene per te mos vdekur kurre!

Pas tij, e ema e veshur ne zije, e cila err netet ne pritje te rikthimit e bashkeshortit te dashur qe ishte zhdukur pa gjurme tash kater vjet dhe cdo mengjes lan faqet dhe dheun e varrit me lotet e zemres…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page