7 gusht 2011, Dojce Vele. Vazhdon bllokimi i rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë, nga serbët e veriut. Protestat filluan pas vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë, e cila që nga viti 2008 nuk pranon importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Protestuesit nuk largohen nga rruga as pas arritjes së marrëveshjes së të dyja qeverive. Përse ndodh kshtu dhe kush qendron pas protestave në veriun e Kosovës?
Mesdita e shtuneës është koha e nisjes nga Prishtina për në veriun e Kosovës. Dita është me diell, i cili sa më thellë që futemi në veri fshihet pas reve të dendura…Me hyrjen në Mitrovicë fillon një shi I imtë. Lumi Ibër serish aty, si urë lidhëse e ndarëse njëkohësisht, sepse këtu është pika në të cilën Kosova tash 12-të vjet ndahet në” jug dhe në veri”. Djaloshi që pyes për rrugën, pas një përgjegje të shkurtër për shkaqe sigurie me bicikletën e tij më humbet parasysh . Qarkullimi I automjeteve pa targa apo me targa të Serbisë jep të kuptoj se hyrja në Mitrovicën e veriut me targat e Kosovës nuk ishte mencuri, ndaj kthimi prapa dhe marrja një taksie deri në Zvecan zgjidhja më e mirë. Zvecani është njëra nder tri komunat veriore të Kosovës të banuara nga komuniteti serb, i cili jeton I shkëputur nga Kosova dhe funksionon me ligjet e Republikës së Serbisë. Ndërsa në Rudare, në njërin ndër të 35 fshatrat e kësaj komune tash 14 ditë është ngrehur barrikada më e madhe e serbve të veriut, të cilët kundërshtojnë shtrirjen e sovranitetit te Kosoves edhe ne veri.
Taksisti serb: „Në barrikada janë infiltruar grupe të ndryshme“
Taksia ndalet në radhën e makinave të protestueve, e në objektin përballë panoja me mbishkrimin: „Kosova është Serbi“.
Barrikadat, vetëm 50 metra matanë. Për të dyja anët e rrugës shkojnë e vinë burra, gra, pleq e fëmijë, për t´u grumbulluar nën tenda, nën çadra dielli apo nën hije pemësh. Parulla me përmbajtje nacionaliste dhe refuzuese ndaj institucioneve të Kosovës, të dukshme gjithandej. 500 metra të kësaj pjese të magjistrales Mitrovicë-Rashkë janë bllokuar me buldozer, grumbuj rëre, goma makinash e krejt në krye të barrikadës, në mes të rrugës është ngulitur një kryq metali prej 7 metrash. Në hyrje të barrikadës Dobrivoje Milicevic, një sipërmarrës privat shpjegon:
„Atje të gjithë janë nga Zvecani dhe Mitrovica dhe janë të vendosur të mos lëshojnë pe. Kemi vënë lart kryqin si simbol të këmbënguljes. Thjesht, duam kthimin në gjëndjen e 25 korrikut, sepse ata s´mund të jenë zot në shtëpinë tonë. Ne respektojmë rezoluten 12/44 të OKB-së,së cilës sigurisht fuqitë e mëdha provojnë t´i bëjnë lak”-thote Miliceviq
„Grupet kriminale kanë brënda tyre: ushtarakë, oficerë të shërbimit serkret të Serbisë të cilët rrinë me ta dhe i udhëzojnë. Me një sirenë, me një alarm, të gjithë me gra e me fëmije janë të detyruar të grumbullohen. Nëse nuk marrin pjesë në protestë, kanë me u largu prej punes. D.m.th. ua kane kriju atë gjendje dhe t‘u i mashtrue, I kanë shti n´rrugë pa krye.„.
Kryetari I fshatit Rudarë, Qasllav Sofronjieviq, radhit për Deutsche Welle-n arsyet e rrebelimit: „Askush këtu, as serbët as shqiptarët nuk dëshirojnë luftë. Neve na vjen keq për policin shqiptar të vrarë në anën tjetër të Kollashinit dhe sigurisht kjo nuk do duhej të ndodhte. Ne me qëndrimin në rruge duam t’i tregojme atij shtetit ilegal të Kosovës, bashkësisë ndërkombare dhe KFOR-it se komuntieti serb në veri të Kosovës nuk dëshiron të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës. Ne kemi një shtet të vetëm dhe ai është Serbia. Pra, nuk ekziston asgjë që mund të mund t´na ndryshojë mendjen, se nuk mund ta ndash fëmijën nga e ëma për t´i thënë se më e mirë është njerka. Besoj, me këtë i thashë të gjitha!“
një hap drejt njohjes juridike të ish-provincës së saj jugore. Kosova me 25 korrik filloi zbatimin e masave te reciprocieteti dhe me një aksion policor vuri nën kontroll dy pikat doganore në veri të Kosovës, Bernjak dhe Jarinjë, të cilat për 12 vjet ishin jashtë kontrollit të Prishtinës. Kjo i nxori serbët në rrugë, shumica prej të cilëve nuk janë as të informuar sa duhet.
„Kemi dalë t´i ruajme foletë tona, vendpunimet, popullin tonë se nuk kemi ku të shkojmë. Paj, I ruajmë prej këtyre që duan t´na grabisin çdo gjë. Jo, nuk na kanë sulmuar por, ne nuk duam të jetojme sipas rregullave të tyre, sepse ne jemi shtetas të Serbisë dhe
llogarisim se jemi ende në Serbi. Do të qendrojmë këtu derisa është nevoja, sepse ne nuk kërkojmë asgjë përtej asaj që na takon. Masa reciprociteti? Jo, unë s´di për atë“, thotë Milica Savic serbe nga Mitrovica, për të cilën s´bëhet fjale blerja e artikujve në dyqane shqiptare.
Tashme vapa e ditës ka filluar ta pllakos edhe këtë fshat rreze malit, teksa helikopteret e KFOR-it fluturojnë përmbi Kodrën e Zvecanit. Turmat nëpër tenda e qadra dielli të kujtojnë refugjatët në zonat e luftërave. Por, nga tryezat e improvizuara me bukë, fruta e pije, këtu nuk mund të flitet për ndonjë krize humanitare, megjithëse Serbia pohon se ka një të tillë. Këto nuk janë ndihmat prej 75 tonë mallëra ushqimore nga rezervat
shtetrore të Serbise të hyra në Kosovë para 3 ditësh, se protestuesit thonë se ende nuk kanë ardhë, përderisa blerja e mallërave nga kompanitë e Kosovës as që vi në shprehje. Ata tash dy javë nuk po largohen nga barrikadat e vëna në rrugë, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së përfaqeusesve të vet, Borsillav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, që të respektojnë marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e Kfor-it në mes të dyja qeverive, për menagjimin e dy pikave kufitare në veri.
Qasllav Sofronievic, kryetar i fshatit Rudarë shprehet i vendosur për vazhdimin e protestës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre: „Nuk do të lejojmë shtrirjen e institucioneve në veri te Kosovës. Nuk do të lejojmë doganierë në vijat admisntriatrive, sepse me rezolutën 12/44 ky nuk është kufi. Ne nuk flasim për ndonjë ndarje, por nuk do të futemi në kuadër të institucioneve shqiptare. Për ne Kosova është pjesë e Serbisë. Me thuani, çfarë është e mira që ofrojnë institucionet e Kosovës? Le ta bindë dikush këtë popull se ka diçka të mirë në të ashtuquajturin shtet dhe nese po, cila eshte ajo e mirë, në ç´fushë?“
Sipas Xhavit Hajzerit nga Mitrovica: “Pikat kfuitare duhej të vëheshin nën kontroll të institucioneve të Kosovës dhe akte vandale e aq më pak vrasje, nuk duhej të ndodhnin. Në kufi duhet të jetë Policia e Kosovës, doganierët tanë sepse kjo është Kosovë. Serbia është matanë kufirit”.
Kosova në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare shpalli pavarësine nga Republika e Serbisë me 17 shkurt 2008, të cilën e kanë njohur 76 shtete të botës. Veriu i Kosovës për 12 vjet ishte jashtë kontrollit të Prishtinës, gjëndje e cila krijoi terren për lulëzimin e kontrabandës dhe të krimit. Bazuar
në një marrëveshje të qeverive të Ksoovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga KFOR-I, menaxhimi i përkohshëm i dy pikave kufitare në veri do të bëhet nga policia e Kosovës dhe KFOR-i. Kjo marrëveshje nuk pranohet nga serbët e veriut dhe as nga dy partitë më të mëdha opozitare të Kosovës, AAK dhe Vetvendosje, të cilat e konsiderojnë këtë hap si zbrapsje të qeverisë nga vendimet dhe premtimet e veta. E, nëse banorët e Rudares do të heqin dorë prej barrikadës së tyre, kjo pritet të mësohet pas takimit të shpallur për të martën ( 09.08.2011) mes kryetarëve të komunave, që veprojnë si struktura paralele në veri te Kosovës.
Artikulli eshte botuar ne versionin e shkurter ne Dojce Vele ne shqip, gjermanisht dhe anglisht
Deutsche Welle-Albanisch:http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15301537,00.html
Deutsche Welle-English: http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15303071,00.html