Reportazhi i katërt nga seria e “Rrëfimeve nga Bjeshka” trajton dukurinë e djegjes së pyjeve tona, kryesisht nga pakujdesia e faktorit njeri,domdodoshmërinë e reagimit më të shpejt institucional si dhe ndergjegjen qytetare per mbrojtjen e kesaj pasurie shumëshekullore,e cila nuk reflekton gjithëmonë në nivelin e duhur. Zjarri i cili në gusht 2024 shpërtheu në Bjeshkën e Bellesë dhe pas 10-të ditësh përfshiu edhe Bjeshkën e Strellcit, shkaktoi dëme të pariparueshme në pyjet mijëvjecare të pishës së rritur në faqen e një shkëmbi monumental ku nuk shkel këmba e njeriut si dhe përgjatë kurrizit të Majës së Strellcit, në një perimetër prej 3 hektarësh. Ndërsa,ritransmetimi i këtij reportazhi te realizuar me 2024 vie si një thirrje për kujdes të shtuar të të gjithë bjeshkëtarëve e vizitorëve në mbrojtjen e kësaj trashëgimie kombtare ndër mileniume.
Youtube.com/@UCPcUE-arrwpQcU1pOnBi_2A
OFSHAMA E BJESHKËS – Reportazh
Gazetari & Produksion: Ajetë Sh. Beqiraj
Video Drone: Ilirian Fetaj & Produksioni Open Music
Copyright: Ajetë Sh. Beqiraj
#alpetshqiptare #bjeshketenemuna #decani #kosova
