Mjeket gjerman kryejne me sukses transplantimin e pare te veshkës brenda Kosoves

23 maj 2007 , Dojçe Vele. Një ekip mjekësh nga Klinika Universitare e Hajdelbergut të Gjermanisë, në bashkëpunim me mjekët e Klinikës Universitare të Prishtinës, ka përfunduar me sukses transplantimi i parë i veshkës në Kosovë.Sipas ekipit mjeksor, 15 vjeçarja nga Fushë- Kosova e cila donatore kishte nënën e saj, është në gjëndje të mirë.

“Trajtimi i secilit pacient planifikohet inidividualisht dhe pastaj praktikohet. Ne bashkëpunojmë ngushtë me ekspertët e fushave të ndryshme të mjekësisë, sepse qëllimi ynë është që të arrimë sukses me shërim të shpejtë dhe të vërtet të pacientit. Dhe këtu, rëndësi të veçante ka shpirti bashkëveprues, në mes të mjekëve dhe pacientëve“.
Ky është sekreti i suksesit të Klinikës së Hajdelbergut, të Gjermanisë, të cilin e zbulon profesor dr. Martin Zeier, shef i repartit të nekrologjise dhe hipertensionit në Kliniken Universitare të Heidelbergut.
Shpirti bashkeveprues mjek-pacientw, i domosdoshem
Kjo klinikë, me një traditë të gjatë pune në trajtimin e sëmundjeve dhe në hulumtimet shkencore, gjithë potencialin e saj e ka të orjentuar në të mirën e pacientëve, kudoqofshin ata. Eksperienca dhe përkushtimi i saj, të mërkurën u dëshmuan edhe në Kosovë, kur një ekip mjekësh gjermanë dhe shqiptarë, nga Klinika e Hajdelbergut, në bashkëpunim me mjekë të Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës, pas një operacioni i cili zgjati dy orë e gjysmë, kreu me sukses transplantimin e parë të veshkës në Kosovë, duke i dhënë 15 vjeçares nga Fushë-Kosova, rast për jetë normale.
„Ndihma e tjerëve për ne është e domosdoshme. Kjo është një shenjë që ne mund të kryejmë këtë punë por këtu duhet t’i shfrytëzojmë potencialet tona dhe ndihmën e atyre që kanë eksperiencën“-thotë dr. Avdyl Krasniqi, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat po përballet Qendra Klinike Universitare e Prishtinës.
E bija ka donatore te emen
Për profesor dr. Martin Zeier, rasti i së mërkurës është një akt sublim i një nëne e cila flijon për të bijën!
„Është shumë e rëndësishme, sepse këtu një nënë ia dhuron veshkën së bijës. Kjo dëshmon se, njerëzit e Kosovës e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kjo neve na jep shtytje, me shume për t’iu ndihmuar!“-thote prof.dr. Zeier.
„Dhe, ky është vetëm fillimi“-mendon dr. Nexhat Miftari, I cili punon në Klinikën Universitare në Hajdelberg, në lëminë e nekrologjisë dhe të transplantimit. Ai është  i bidnur se falë bashkëpunimit me ekspertë të kësaj fushe, në një të ardhme të afërt edhe mjekët kosovarë do të kryejnë një transplantim të tillë.
“Transplantimi është një punë delikate që do angazhim të veçantë. Mirëpo, unë shpresoj dhe ky është edhe qëllimi i ekipit që po shihni, që kjo së shpejti të kryhet edhe nga vet mjekët kosovarë”.
Ajete Beqiraj,Dojce vele

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page