3 dhjetor 2010, Dojce Vele. Sipas Organizates Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë janë rreth 200.000 persona me nevoja të vecanta. Për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12-të dhjetorit kanë aplikuar 2,162 persona me aftësi të kufizuara, ndërsa në terren do të jenë aktive 115 ekipe mobile. Por, sa ju sigurohet atyre pavarësia e votës?
Edhepse pengesat në të ecur nuk ia pamundësojnë qasjen deri te kutitë e votimit, Ardita Peci, 30 vjec nga Vushtria, nuk ka votuar asnjëherë në jetën e saj. „Nuk kam votu se na thoshin se për persona me aftësi të kufizuara vinë te shpia. Por, s´kanë ardhë kurrë“-thotë Ardita, e cila tash e tutje do të veprojë ndryshe.
„Do të dal në zgjedhje, Inshallah!”-thote me bindje.
Ajvazi:”KQZ do te mundesoje perfshirjen e personave me nevoja te vecanta ne procesin e votimit”
Dhe, Komisioni Qendror Zgjedhor ka parasysh përfshirjen e të gjithe qytetarëve me të drejtë vote në procesin e votimit-thotë Fehmi Ajvazi, zëdhënës I KQZ-së, në Prishtinë.
„Ata persona të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotime, në bazë të një afati ligjor kanë aplikuar prej 6 deri me 26 nëntor, kur edhe ka qënë kjo periudhë aplikimi”-thotë z.Ajvazi, sipas të cilit, Sherbimi Votues I Komisionit Qendror Zgjedhor ka pranuar 2,162 aplikacione të personave me aftësi të kufizuara .
2,162 aplikacione te personave me aftesi te kufizuara
Ndërsa, në baze të planeve operacionalë për zgjedhjet, gjatë procesit të votimit do të jenë aktive 115 ekipe mobile të cilat do të përkujdesen për përfshirjen e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhje.
„Këta persona, gjatë aplikimit kanë pas edhe një formular të vecantë në të cilin kanë përshkruar mënyrën në të cilën janë të interesuar të votojne. Në kategoritë e personave me aftësi të kufizuara hynë edhe të burgosurit, apo të tjerë që për arsye të ndryshme nuk mund të jenë pjesë active e posaqërisht për personat me aftësi të kufizuara”-thotë z.Ajvazi.
„Këta persona, gjatë aplikimit kanë pas edhe një formular të vecantë në të cilin kanë përshkruar mënyrën në të cilën janë të interesuar të votojne. Në kategoritë e personave me aftësi të kufizuara hynë edhe të burgosurit, apo të tjerë që për arsye të ndryshme nuk mund të jenë pjesë active e posaqërisht për personat me aftësi të kufizuara”-thotë z.Ajvazi.
Kurtalani:”Mungon fletaplikimi me alfabet te Brajit si dhe interpretimi i gjuhes se shenjave”
Personit me aftësi të kufizuara, qoftë i lindur apo i aksidentuar, duhet t´i garantohet pavarësia e votës. Por, fletaplikimet në alfabetin e Brajit për të verbërit dhe interpretimi i Gjuhës së Shenjave për të shurdhërit, mungojnë-thotë Enver Kurtalani, administrator i Shoqatës së të Shurdhërve të Kosovës.
„Infromacionet të tilla janë dhënë në gjuhen e folur shqipe, mirëpo jo edhe nëpërmjet gjuhës së shenjave për komunitetitn tonë, i cili sipas OSBE-së numëron rreth 20-25 mijë perosna të shurdhër apo me dëmtime në dëgjim. Kjo dëshmon se neve nuk na është ofruar qasje e barabart
ë“-thotë z. Kurtalani, I cili në këtë Ditë Ndërkombtare për Persona me Aftësi të Kufizuara, përmend dy vështirësitë kryesore të këtij komunitetit: pensionin prej vetëm 45 eurosh I cili në të shumtën e rasteve edhe ju mohohet si dhe familjët me fëmijë me aftësi të kufizuara, të cilave që nga shtatori nuk iu është ofruar përkrahje materjale.
ë“-thotë z. Kurtalani, I cili në këtë Ditë Ndërkombtare për Persona me Aftësi të Kufizuara, përmend dy vështirësitë kryesore të këtij komunitetit: pensionin prej vetëm 45 eurosh I cili në të shumtën e rasteve edhe ju mohohet si dhe familjët me fëmijë me aftësi të kufizuara, të cilave që nga shtatori nuk iu është ofruar përkrahje materjale.
OBSH: 200.000 persona me aftesi te kufizuara ne Kosove
Zyra për Qeverisje të mirë në kuadër te Kryeministrisë, është kompetente për zbatimin e Planit për Veprim për Personat me Aftësi të Kufizuara. Habit Hajredini, kryesues i kësaj zyre përmend disa nga përparimet që janë bërë gjatë përpjekjeve për përmirësimin e kushteve për jetë të personave me aftësi të kufizuara.
„Është punu në zyrtarizimin e gjuhës së shenjave për persona që nuk degjojnë. Po punohet në draftimin e ligjit për personat e verbër. Është përkahur organizata „Henikep Kosova“ me 24 mijë euro, pastaj Shoqata e të Verbërve, Shoqata që punon me komuniteitn e prekur me sindromin Daën, janë përkrah me 24 mijë euro, me projekte të përbashkëta të Komisionit Evropian“.
Sipas Organizates Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë janë rreth 200.000 persona me aftësi të kufizuara;shifër e cila besohet të jetë shumë më e lartë. Dhe, krahas përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për avanciomin e pozitës së tyre, gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe pa ndonjë ndryshim të dukshëm.
Ajetë Beqiraj,DW