23 mars 2007- Dojçe Velle. Pas perzgjedhjes se operatorit te dyte te teleonise mobile ne Kosove, po ngriten dyshime per parregullsi dhe korrupcion nga shoqeria civile. Institucionet vendese dhe perfaqesues nderkombtar i quajne ato akuza te pa baza.Perderisa perfaqeuesit e partive politke thone se nuk mbeshtesin ART-ne, por as mbeshtesin akuzat e pa baza, me gjithe kritikat per jotransparence. Tenderi per operatorin e dyte te telefonise mobile ne Kosove u fitua nga konsorciumi Ipko Net dhe Telecom Sllovenia ne vlere prej 7 milone eurosh.
Deputetë, kryesisht të opozitës, akuzuan qeverinë e Kosovës dhe Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës, për keqpërdorim dhe shtrembërim të procedures së përzgjedhjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë. Ndërkohë, anëtarë të Organizatës Joqeveritare „Çohu“, kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Fokusi i kësaj organizate kundër-korrupsion, kësaj radhe është kthyer kah lidershipi institucional dhe politik i Kosovës.
Organizata Cohu:”Kemi argumente se eshte korruptuar rasti”
„Ne kemi mjaft argumente se ata janë të korruptuar në këtë rast. Shkeljet janë evdiente, të vërtetuara dhe të njohura për publikun kosovar. Këto fakte i ka gjykata supreme e Kosovës, dhe Kosovës I kërcënohet 100 milionë euro dënim nga Mobil com i Austrisë. Ka bërë padinë!”-thote Avni Zogjani, drejtor i Oganizatws Joqeveritare “Cohu”.
Kryeministri Agim Çeku, i quajti të pa baza akuzat në adresë të qeverisë gjatë procesit të tenderimit dhe s enuk ekziston prove qe deshmon dyshiemt e ngritura përveç thashethemeve, duke ftuar organet kompetente për të hetuar dyshimet rreth këtij procesi.
„Unë, në çdo moment jam i gatshëm t’jap llogari para këtij parlamenti para qytetarëve për rolin e qeverisë dhe të jap përgjegjesinë, por në bazë të fakteve të gjetura nga organet kompetente e jo nga shoqatat joqeveritare apo njerëzit e pakënaqur“.
Berisha:”Perzgjedhja e operatorit e procedura te rregullta”
Kreu i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës, Anton Berisha, i hodhi poshtë akuzat e tilla duke thënë se përzgjedhja e operatorit të telefonisë, është bërë me procedura të rregullta ligjore, në mënyrë objektive, profesionale dhe konform praktikave të mira ndërkombëtare.
„Konsideroj se përpjekja e përsonalizimit të këtij procesi në kontekstin negativ është e pashembullt në praktikat e vendeve evropiane dhe nga dokumentacioni që ekziston, është absolutisht i pambështetur në fakte“-tha Berisha.
Që procesi ka qënë transparent dhe i pa ndikime, deklaroi edhe Joachim rucker, shef i Unmiku-t, zyrtarë të të cilit ishin në përbërje të komisionit përzgjedhës.
Grupet Parlamentare:”Nuk mbrojme ART-ne, por as mbeshtesim akuzat “blanco”
Shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë shfaqur mendime të ndryshme. Alush Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës: „Ne nuk jemi në mbrojtje të ART-së, por njëkohësisht nuk i pranojmë akuzat ‚blanco’, të cilat jane akuza politike dhe si grup parlamentar, e mbështesim vazhdimin e procedurave“. Shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gjylnaze Syla: „Projektin e zgjedhjes së operatorit të dytë të telefonisë e konsiderojmë të suksesshëm, se 75 milionë është shitur licenca dhe jo asetet“. Perderisa,perfaqësuesi i ORA-s Nazmi Jashari kritikoi për mostransparencë gjatë procesit të tenderimit.
„Tenderët hapen publikisht, jo prapa perdeve. Nuk ka transparencë ku nuk ka opinion publik“-tha Jashari.
Procesin e tenderimit të operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, e ka mbikëqyrur një kompani konsulente nga Suedia, e zgjedhur ne një tender të veçantë. Pas ofertës së kompanisë së parë prej 81 milion eurosh dhe dështimit që këtë shumë ta deponojë në Buxhetin e Kosovës brënda afatit të caktuar, ART-ja vendosi që si fitues të licencës të shpall ofertuesin e dytë, „Konzorciumin Telecom Sllovenia“ dhe „Ipko Net“, i cili ofroi 75 milionë euro.
Ajetë Beqiraj,DW