Përgatitje e të rinjve për tregun e punës në Kosovë

7 dhjetor 2011, Dojce Vele. Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune. Shtete donatore me projekte të ndryshme po ndihmojnë aftësimin e këtyre të rinjve për tregun e punës, prej të cilave projekte kanë përfituar mijëra të rinj.


“Programi për gjenerim të punësimit për të rinjtë” nga  UNDP; “Aftësimi profesional në Kosovë« nga Lux-Development; “Projekti i Punëve Publike “financuar nga Banka Botërore; “Projekti për Punësimin Sezonal të Studentëve të Rregullt në
Tregun Gjerman të Punës” nga qeveria gjermane  si dhe projekti “EU-Kosvet  VI” për aftësim dhe punësim, janë projekte të cilat po implementohen në Kosovë me qëllim të aftësimit të të rinjve për tregun e punës. Behxhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit për Punë dhe Mirëqenjes Sociale në Qeverinë e Kosovës për Dojce Vele-n thotë se:

Behxhet Gaxhiqi-Keshilltar ne Ministrine per Pune dhe Mireqenje Sociale
Ministria e Punës dhe Mirënqënjes Sociale është në bashkëpunim me partnerë të fuqishëm që veprojnë në Kosovë. Kemi një bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionit Evropian, Me UNDP-në, Bankën Botërore etj., me të cilët implementojmë  projekte të cilat ndërlidhen me këtë sferë të punës dhe punësimit , të cilat vërtet ofrojnë mundësinë që të rinjtë të gjejnë veten më lehtë në tregun e punës, thotë z.Gaxhiqi sipas të cilit vetëm nga projekti i sapopërfunduar “EU Kosvet VI”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menagjuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ishte ndër projektet të  cilat kanë ndihmuar të rinjtë të marrin njohuri për marketingun, menagjimin, shitjen, financat, të përmirësojnë shkathtësitë në përgatitjen e planit të biznesit, në themelimin e një ndërmarrjeje si dhe në mbajtjen afatgjatë të kompanive profitabile.
Nga projektet për aftësimin në punë kanë përfituar mijëra të rinj
 “Në kuadër të projektit “Kosvet VI”, 1,200 prej 1656 personave kanë shkuar ne vendet e punës në kompani të ndryshme të cilët kanë kryer trajnime tremujore dhe jane paguar gjatë kohës së trajnimit”, shpjegon z.Gaxhiqi.
 “Programi për gjenerim të punësimit për të rinjtë”nga Pogrami për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara(UNDP) është ndër projektet që vazhdon. Ndër të rinjtë të cilët kanë përfituar nga ky projekt është edhe Valentina Balaj, 24 vjecare nga Suhareka, e cila praktikën në MPMS e quan fatbardhësi:
Valentina ka perfituar nga “Programi per gjenerim te Punesimit”
“Praktikisht jam juriste, ndërsa bëj punën e asistentes ekzekutive në Departamentin e Punësimit. Prej korrikut kam filluar praktikën gjashtëmujore dhe deri këtu rezultatet kanë qënë të kënaqshme. Se, megjithëse e diplomuar në Fakultetin Juridik, përvoja universitare nga ajo praktike dallon shumë sepse neve na është dhënë mundësia vetëm në mënyrë teorike. Ndërsa, nga ky projekt kam përfitu shumë gjana, duke filluar prej anës administrative “, thotë Valentina.
Cdo vit në tregun  e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune
Përderisa, sipas këshilltarit Gaxhiqi, në këtë ndërmarrjet janë mjaft bashkëpunuese përderisa interesimi i të rinjve për  pjesëmarrje është mjaft i lartë.  “Projektet janë të hapura për  të  gjitha komunitetet të cilat jetojnë  në shtetin e Kosovës. Kemi trajnime edhe per persona me nevoja të vecanta”.
 
Sipas të dhënave të Divizionit për Punë dhe Punësim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqënjes , cdo vit në tregun e punës në Kosovë hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page