Herman Sheer: “Politika duhet t´i hap rruge energjise se rigjenerueshme”

Dojçe Vele, 2 dhjetor 2005. Dr.Herman Sheer, si president I Organizates Boterore per Energji te Rigjenerueshme, duke qene drejtpersedrejti I lidhur me problematiken energjetike, ka nje vizion mbi zhvillimin e kesaj forme te zhvillimit ekonomik qe per vitet e ardhshme me siguri do te jete ne epiqender te kerkesave te pergjithshme evropiane. Ai flet per shancet e kesaj energjie ne Evropen Juglindore.

Ajetë Beqiraj: Cfarë gjasash ka energjia e rigjenerueshme në Evropën Juglindore?

Herman Sheer: I ka shancat e njëjta si cdokund.Por,për shkaqe ekonomike, kjo energji keëtu është më e domosdoshme. Të gjithë e dimë se energjia po bëhet gjithnjë e më e shtrenjt. Vendet të cilat kanë qënë në porte po bëhen pengesë për zhvillimin e  ekonomisë. Përpara ishte ideja se me energjinë fosile do t’I kontribuonte zhvillimit gjithandej.  Mirëpo, me kohë kjo bëhet gjithnjë e më shtrenjt. Energjitë e rigjenerueshme mund të bëhen gjithnjë e më të lira. Këto janë energji të kohës, të cilat s’kanë nevojë të importohen. Kjo injorohet nga ekspertë konservator të energjise ngaqë do ta humbnin biznesin e tyre.

Ajetë Beqiraj: Cfarë mund të bëjë politika në këtë drejtim?

Herman Sheer: Politika duhet të përkujdeset që t’i hapet rrugë energjisë së rigjenerueshme. Njëra ndër gënjeshtrat më të mëdha në debatet për energjinë është se ndonjë bartës i energjisë ka fituar ndonjë investim pa debate politike. Rasti më I madh për ndihmë në historinë e ekonomisë është sistemi I energjisë. I tillë mbetet edhe deri më sot dhe priviliegjet që kanë bartësit e energjisë janë qindra miliarda ndihmë nga shtetet për të sjellur energjinë atomike pa të cilat asnjë fuqi atomike nuk do të ishte në sherbim. E njëjta duhet të bëhet edhe për energjinë e  rigjenerushme, sepse ajo ka shanca të mëdha për sigurimin e një energjie për të gjitha shoqërite dhe me kohëzgjatje. Kjo është dicka që duhet të fillojë në vendet e botës së tretë. Më shumë se 40 vende të këtushme duhet të paguajnë më shumë para për import të rrymës, sesa që kanë të hyra nga eksporti. Që don të thotë,  ata mbi këtë baze nuk kanë asnje shancë. Për të patur të ardhura ekonomike,  duhet të kemi rrymë. Dhe, kur pronaret ekonomik të gjitha të ardhurat duhet t’I shpenzojnë për energji, atëherë ata kurrë nuk do të gjejnë një rrugëdalje nga stagnimi ekonomik.

Ajetë Beqiraj: C’rol mund kanë agjencitë në këtë drejtim?

Herman Sheer: Agjencitë e energjisë janë një instrument politik që mbështet zhvillimin e tyre. Shembulli më I mirë për këtë janë dy agjencitë: Agjencia Ndërkombtare për Energji Atomike e themeluar për të ndihmuar zhvillimin e teknologjisë dhe Agjencia Ndërkombtare për Energjinë Fosile, e themeluar pas krizës së madhe botërore të natës, me 1973. Cfarë mungon këtu është një agjenci ndërkomtare për energji të rigjenerueshme, e cila do t’ishte e pavarur nga të dyja. Ato janë agjenci qeveritare, por sillen sikur të ishin prezantuese të energjisë fosile dhe atomike, sepse deri më tash kanë bërë cdo gjë për ta mbajtur të vogël dhe me anë të dezinformatave,për ta prezantuar keq në botë.  Dhe prandaj na duhet një agjenci e pavarur, që të ndihmojmë qeveritë në zhvillimin e programeve për energjine e rigjenerueshme dhe për të ndihmuar transferin  e teknologjisë.

Ajetë Beqiraj: Cfare janë shancat për të realizuar këtë?

Herman Sheer: Shancat sot janë më të mira se përpara. Ka një vendim të qeverisë së re se për këtë do të marrë iniciativën për këtë. Iniciativa edhe duhet të vijë prej një qeverie. Por, ne duhet të dimë vetëm një, se kur dikush do t’ia dal, atëherë rruga përmes  Kombeve të Bashkuara nuk është e drejta. Sepse,ato punojnë sipas prinicipit të konsenzuesit. Nuk ka arsye përse një organizate qeveritare ndërkombtare duhet të ekzistojë vetëm nën kornizëen e Kombeve të Bashkuara. Ka shumë organizata ndërkombtare të cilat nuk I përkasin këtij sistemi. Kjo agjenci duhet të themelohet përkah sistemit të Kombeve të Bashkuara. Pastaj, nëpër vendet që e kanë të domosdoshme këtë energji, përmes agjencive të ndihmohet edhe shpërndarja e saj.

Ajetë Beqiraj: A ju është o njohur ndonjë projekt i impelementuar në Evropën Juglindore?

Herman Sheer: Ka shumë projekte të vogla të shteteve e të organizatave të ndryshme, por ende nuk ka një strategji të vertet politike për këtë. Vendet në rajon nuk kanë ndonjë ndryshim. Ky është edhe problemi. Prandaj na duhen agjenci ndërkombtare të energjisë që gjithnjë e më shumë qeveri të motivohen lidhur me këtë dhe të marrin një hap të qartë strategjik.

Ajetë Beqiraj: Research and Development në Kosovë bashkë me firmen gjermane Yandaluks nga Hamburgu, kanë inicuar një project të tillë edhe në Kosovë. Mendimi juaj lidhur me këtë?

Herman Sheer: Këtë e kam propozuar që në vitin ’90-të. Por, këtë e kam e kërkuar më intenzivisht pas shkatërrimeve të shumta gjatë konfliktit të përgjakshëm në Kosovë me të cilin u shkatërrua edhe sistemi I energjisë. Nga kjo përvojë, atje do duhej të ndërmirrej një iniciative e menjëhershme që me sistemin e decentralizimit, në vend të riparimit të sistemit të vjetër të fillojnë vënjen e sistemit të ri dhe shfrytëzimin e fuqive të reja energjike.

Ajetë Beqiraj: Si mund të themelohet një organizatë e tillë dhe pas kësaj të legalizohet në BE?

Herman Sheer: BE-ja ka të gjitha brënda programeve të saj. Por, pyetja është se kush do të marr hapin e parë? BE-ja në korniza të bugjeteve të prezantuara, përkrah të gjitha. Por, ajo rrallëherë merr përsipër pikat e nxehta. Pikat strategjike duhet të vëhen nga vendet përkatëse.

                                                                                         Intervistuar për Dojçe Vele-n, në dhjetor 2005.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page