Në Kosovë problemet mjedisore në rritje

5 qershor 2012, Dojce Velle. Lirimi i pluhurave dhe gazërave, ujërat e zeza, mungesa e impianteve, eksploatimi i lumenjve dhe mosmenagjimi i duhur i mbeturinave, janë ndër problemet kryesore te mjedisit në Kosovë, parandalimin dhe zgjidhjen e të cilave pamundëson  buxheti i limituar.

Sipas Agjencionit për Mbrotjene  e Mjedisit në Kosovë, ndotësi më i madh i ajrit është termocentrali Kosova A, në të cilin vetëm brënda katërmujorit të parë lirimi i pluhurave dhe gazrave është tejkaluar 14 herë. Përderisa mungesa e impianteve, mosmenagjimi i duhur i mbeturinave dhe ujërat e zeza janë probleme të gjithmbarshme të cilat rrezikojnë shëndetin e  qytetarit. Prof.dr. Ilir Morina është kryeshef i këtij ajgencioni thotë për DË-në se:

 “Megjithësë me përkrahjen e Komisionit Evropian, qeverisë dhe shteteve të tjera, ndërtimi i kanalizimeve është në rritje e sipër dhe mbi 50 per qind e popullatës tashmë është kyqur, fatkeqsia është se të gjitha ujërat e gurmbulluara nëpër ato kanale rrjedhin nëpër lumenj, përrocka apo livadhe, pa asnjë lloj trajtimi. Problemi rritet kur kur kompanitë prodhuese ato ujëra i derdhin të patrajtuara dhe aty janë evidentuar përbërës të ndryshëm kimik dhe organik të cilët assesi nuk janë të pranueshëme në bazë ligjore”.

Prof.dr.Ilir Morina,kryeshef i AMMK
 
Menagjimi i mbeturinave problem në rritje
Menagjimi i mbeturinave në Kosovë është problem në rritje. Deponite rajonale, donacion i  Bashkimit Evropian, aktualisht janë në gjëndje të mjerueshme për shkak të menagjimit të dobët dhe mospagesës  së kompanisë publike e cila menagjon me deponitë,thote z.Morina.

“Ato deponi shumica janë të tejmbushura dhe gjithë ato ujëra të patrajtuara kanë filluar të shpërthejnë nga  bazenet ujëmbledhëse të deponive, të cilat janë kemikale që rrezikojnë ujërat sipërfaqsore, nëntokësore, tokën dhe vet banoret perreth. Ndërsa, perqindja e grumbullimit të  mbeturinave në Kosovë, i cili në dy vitet e fundit ka pas një ngritje , tash është ulur dhe rreth 80 per qind e fshatrave të Kosovës  nuk kane grumbullim të organoizuar”.

Se një problem i tillë do mund të zgjidhej me një plan të mirefilltë të mjedisit ka menduar Qendra Rajonale e Mjedisit(REC),  e cila që nga prilli 2011 po implementon projektin Plani  Lokal i Veprimit ne Mjedis;një obligim ligjor ky i komunave. Avdullah Nishori, menagjer i këtij projekti thotë për DW-në se:
 
“Projekti  dyvjecar në vlere prej 1 milione eurosh  financohet nga SIDA suedeze dhe është shtrirë në dhjetë komuna të Kosovës.Projekti ka  për qëllim t´i nidhmojë komunat në hartimin e  dokumentit të Planit të Veprimit Lokal në Mjedis, pas aprovimit të të cilit nga asamblete komunale ne nëpër dhjetë komunat e financojme nga një projekt në vlerë prej 40 mijë eurosh, bazuar në dokumentin që del is rezultat i vlerësimeve  mjedisore”.
 
“Ta pastrojmë Kosovën” përditë

Me 24 maj u rognaizua aksioni i “Iniciativës qytetare” me moton “Ta pastrojmë Kosovën, të cilit iu bashkangjiten presidentja, kryeministri, përfaqësues të të gjitha niveleve dhe qytetarët. Mjerisht, aksionet njëditore nuk mjaftojnë të pastrohet kaosi i përditshëm, mendojnë qytetarët.

 “Gjendja aktuale mjedisore është katastrofale,kjo s´don koment. Me të kthyer kokën,mbeturina gjithandej, deponi  të egra vend e pa vend, lumenjtë të ngulfatur nga mbeturinat. Të rralla përpjekjet institucionale t´i pastrpjnë, e t´i parandalojnë asnjë”.
 
 “Në vend se Kosova të jetë një vend ekologjik për tërheqjen e turistëve, Kosova është shndërruar në një katrahurë mbeturinash. Neve na duhet një mobilizim i  përgjithshëm e i përditshëm i insitucioneve dhe i vet qytetarëve  që ta shndërrojmë Kosovën në një ambient të shëndetshëm për të jetuar”.
Jo,une mendoj se institucionet  jane fajtore se qytetaret duhet me i hedh mbeturinat dikah dhe vetdijësimi është në rritje”.

Përkundër kësaj, hulumtimet përbënda projektit të REC-ut qytetarin e tregojnë si ndotësin më të madh, thotë Adem Lushaj, njëri ndër koordinaorët e këtij projekti nëpër komuna, sipas të cilit: “Krahas mosmenajgimit të mbeturinave, deponive të egra etj.neve na del se qytetari është ndotësi më i madh për shkak se  mungon vetëdia e duhur. Mbeturinat nuk hidhen vend e pa vend dhe ata duhet ë ruajnë mjedisin ku gravitojnë si shtëpinë e vet”.

Deponi e eger prane pllakes perkujtimore….
REC: Kosova me mjedisin më të ndotur në rajon
Edhe Qendra Rajonale e mjedisit(REC),me seli ne Hungari e cila është shtrire në 19 shtete të Evropes, si pasojë e vetëdies së popullatës në përgjithësi, mosimplementimit të ligjeve dhe moszbatimit të rregullavë për ruajtjen e mjedisit gjëndjen më të rënduar mjedisore e sheh në Kosovë.  Një zgjidhje do t´ishte nisma për klasifikimin e mbeturinave që në burim,mbështetur nga qeveria gjermane në Prishtinë dhe nga ajo japoneze, në Prizren.

 “Mirëpo, mungesa e vetëdies së disa individëve ndaj dëmeve që po i shkaktojnë mjedisit ka vështirësuar gjëndjen edhe më shumë. Shih në pikat ku janë të vendosur kontejnerët dhe më shumë do të shohësh mbeturina  përreth sesa në kontejner.Ne kemi investuar shumë në gjeneratat e reja, të cilat janë larg më të edukuar sesa të vjetrit dhe kjo na bën më optimistë . Parlamenti i Kosoves ka miratuar një takse ekologjike për të gjitha automjetet që hynë apo qarkullojnë nëpër Kosovë, me të cilat mjete agjencioni  shpreson të zgjidh problemet e shumta. Mendohet se në Kosovë janë rreth 300 mije automjete në Kosovë, të cilat gurmbullojnë të paktën 3 milionë euro. Jemi në pritje edhe të mriatimit të Liigjit të Fondit Ekologjik, me të cilin parashihet që secili biznes në Kosovë të sanojë dëmin që shkakton.Më mirë të parandalojmë një ndotje me 5 milionë euro në vend se ta rehabilitojmë me 50 milionë të tjera”,thote z.Morina sipas te cilit problem shtese është  fjetja e lëndëve në gjykata të derguara  nga ispektoratet kundër  ndotësve apo shfrytëzuesve joracional të resurseve natyrore.

Nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit flasin edhe për një sërë masash për mbrojtje mjedisore që nga ndërtimi i impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, parandalimi i shfrytëzimit të rërës dhe zhavorit përreth lumenjve; planifkimi i pikave për gurëthyesit  nëpër Kosovë, por mbi të gjitha senzibilizimin e popullatës për rëndësinë e mjedisit të pastër, si bazë për një jetë të shëndetshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page