13 nëntor 2006, Dojçe Vele. Prostitucioni në Kosovë ushtrohet si veprimtari e jashtëligjshme. Debatet rreth prostitucionit vazhdojne. Legalizimi, i pa pranueshëm!
Shtrirja gjeografike e Rajonit të Pejës në kufi me dy vendet fqinje Shqipëri dhe Mal I Zi, bën që kjo pjesë t’i ekspozohet më shumë rrezikut të prostitucionit. Kjo veprimtari zhvillohet në nivele, forma e me mosha të ndryshme. Ndersa, Labinot Berisha nga Qendra kundër trafikimit të qënieve njerëzore ne kuadër tw Minsitrisë së Kultures, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, këtë realitet e prek nga afër.
“Pothuaj është e pamundur të gjëndet një qytet ku nuk ushtrohet kjo veprimtari, për të mos përmendur edhe fshatrat, ku në cdo të tretin prej tyre në një formë apo në tjetrën ushtrohet prostitucioni. Ne duhet të analizojme mirë këtë situatë”-thote Berisha.
Policia me sfidat per dokumentimin e kesaj dukurie
Zëdhënësi I Shërbimit Policor të Kosovës për Rajonin e Pejës, toger Avni Xhevukaj, flet për sfidat me të cilat përballen gjatë zbulimit të rasteve të tilla: “Një ndër sfidat me të cilat përballet Shërbimi Policor I Kosovës është paraqitja e dëshmive pranë prokurorit dhe gjykatës. Sepse, prostitucioni kërkon shpërbil për shërbimin. Dhe, kjo mënyrë e dokumentimit është pothuaj e pamundur”-thote Xhevukaj.
Një situatë e tillë krijon rrethana të shkëlqyera për lulëzimin e kësaj veprimtarie në mënyrë ilegale-mendon Labinot Berisha, nga Qendra Kundër trafikimit të Qenieve Njerëzore. “Ne duhet të jemi të sinqertë ndaj vetes, sepse nëse nuk debatojmë për këtë qështje nuk do të thotë se prostitucioni zbutet. Përkundrazi, kjo mund të zhvillohet në përmasa më të egra, që është shfrytëzimi I femrave nën moshën 18 vjecare!”-mendon Berisha.
Prokuroria mendon se legalizimi minimizon mundesine e trafikimit te viktimave te mitura
Sipas kryeprokurori Flamur Kelmendi, kjo e fundit eshte alternativë për pengimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe veprave të tjera penale. “Është pak vështirë që popullata ta pranojë këtë realitet. Mirëpo, unë mendoj se po të kishim një shtëpi publike, ne do të kishim rënje të trafikimit me qënje njerëzor. Prandaj, nga aspekti juridik, unë e cmoj sepse më e prreferuar është që të legalizohet sesa të mbahet nën kontroll, kinse të shtetit, I cili nuk ka mundësi të duhura që ta pengojë”-mendn kryeprokurori Kelmendi.
Imam Ariaj:”Institucionet le te marrin hapa qe mbrojne njeroun, jo qe e zhysin ate ne mjerim!”
Mirepo, legalizimi I zanatit më të vjetër në botë në emër të qytetërimit, bie ndesh me traditën morale që shquante këtë pjesë të Ballkanit- mendon shumica. Musli Arifaj-anëtar I Bashkësisë Islame të Kosovës thotë se edhe atëherë, të goditurit do të jenë përfaqësueset e gjinisë më të dobët. ” Me legalizmin eventual nuk zgjidhet problemi për arsye se edhe në vendet ku ekonomia lulëzon, prapë se prapë shtresa që merret me prostitucion janë ato të cilat janë të goditur materjalisht”-thote Arifaj. Labinot Berisha mendon se: “Krimet e natyrës seksuale do të minimizohen; do të zvogëlohet skllavëria e seksit që nënkupton uljen e trafikimit me njerëz; sëmundjet seksuale të transemtueshme do të jenë më të kontrolluara; do të mundësohet luftimi maksimal I prostucionit me fëmijë. Sigurisht, institucionet përgjëgjese duhet të vendosin kritere të ashpra, që të mos ndodh të punojne persona të trafikuar apo fëmijë nën moshën 18 vjecare\”.
Ndersa, për imam Arifajn legalizimi i prostitucionit vazhdon të mbetet zgjidhje e gabuar. sepse, sic thote ai: “Instancat shtetrore duhet të krijojmë institucione të cilat do të mbrojnë njeriun e jo të legalizojnë gjëra, të cilat do ta zhysin edhe më thellë në mjerim. Një qënieje njerëzore duhet t\’I ndihmohet, t\’i sigurohet jeta elementare e jo ti sigurohen rrugë prej më të ulëtave për ekzistencw’.
Ajetw Beqiraj,DW