13 qershor 2006, Dojce Vele. Lev
izja Vetvendosje ka organizuar proteste ne Decan, kunder vendimit te UNMIK-ut i cili parasheh një zonë të vecantë rreth Manastirit të Decanit me rreth 800 hektarë , pa përjashtuar as pronat private. Sipas kryeadminsitratorit Petersen, zona te tilla krijohen per mbrojtjen e pasurise shoqeore. Protestuesit thone se nje zone e tille po na mohon te drejten e shfrytezimite prones sone. Komuna e Decanit pohon se pjesa dermuese nuk kane kuptuar thelbin e ketij endimi. Perderisa kryeministri i Kosoves, se Decani do te krenohet me nje zone te tille.
Nënshkrimi I vendimit ekzekutiv 2005/5 nga Përfaqsuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, shkaktoi shqetësim te qytetarët e Kosovës. Vazhdimi I tij edhe për gjashtë muaj, nxiti protesta në Decan dhe më gjërë. Për këtë, kryeadminsitratori I Kosovës Petersen ka një sqarim: “Projekte të këtij lloji, të cilat po bëhen në shumë zona të Kosovës nga qeveria dhe kryeministri, në Kosove dhe në botë, kanë si synim të vetëm mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe të pasurive tjera, mbrojtjen e ambientit në mënyrë që të promovohet zhvillimi ekonomik”.
Kurti: “Me Zona te Vecanta synohet enklavizimi i Kosovës”
Për udhëheqësin e kësaj lëvizjeje Albin Kurtin, aktvendime të tilla janë të paapranueshme.\”Në Decan po bëhet presedani. Me Manastirin e Decanit po na matet pulsi, se si do të sillen shqiptarët poqese bëhen zona të vecanta. Nëse ju kalon lehtë këtu, atëhere planifikojnë që të bëhet e njëjta edhe me 154 objekte fetare, që gjithsejt përbëjnë rreth 1000 kilometra katror apo 9 për qind të territorit të Kosovës\”.
Përfaqesuesi I Manastirit të Decanit Sava Janjic për Deutche Welle-n thotë se :“Ne jemi kundër politizimit të kësaj pyetjeje. Ky aktvendim manastirin dhe zonat përreth tij I vë në një mbrojtje institucionale të UNMIK-ut, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Pra, e tëra është bërë për arsye të mbrojtjes së manastirit të Decanit dhe ambientit të tij specifik kulturor, historik dhe natyror pa asnjë implikim politik”.
Decanasit: “UNMIK-u punon me dy standarde”
“Caktimi I zonës së posacme në bazë të ketij vendimi, në asnjë mënyrë nuk I cenon të drejtat themelore të titullarëve të pronës, e cila dodhet në këtë zonë”- thuhet, në pikën e gjashtë të vendimit ekzekutiv 2005/5 nënshkruar nga Kryeadministratori Petersen, me 25 prill të vitit 2005.
Shaban Laha, banor I Decanit mendon ndryshe: \”Unë mendoj se ky dokument i UNMIK-ut në essencë përmban gjëra të papranueshme! Zgjedhje është ajo që e pranon fëmija I shqiptarit, I serbit dhe I cdo minoriteti tjetër. Ky vendim mat me dy kut; për dikë-nënë e për dikë-njerkë! Njerkë bëhet për ata që historikisht e kanë ruajt këtë kishe. Dhe, të kerkosh liri të tepruar për dikënd ndërsa t’u mohosh atë të tjerëve, nuk është zgjidhje afatgjate.”
Kryetari Selmanaj: “Protestuesit nuk kuptojne thelbin e ketij vendimi”
Sipas kryetarit te Komunes së Decanit Nazmi Selmanaj: “Shumica e protestuesve nuk e kanë kuptuar vendimin e përfaqesuesit special, z.Petersen dhe pjesa dërmuese e tyre e kanë marrë vendimin si shpronësim nga pronat. Me vendimin e Petersenit vetëm ndalohet degradimi I asaj pasurie apo ndërtimi ilegal”.
Qeveria, UNMIK-u dhe KFOR-I duhet të garantojne shfrytëzimin e pronës private, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, lirinë e lëvizjes, tolerancën fetare si dhe lirinë e të shprehurit, Dhe, me rastin e manastirit të Decanit asnjë nuk bjen në kundërshtim me tjetrën”- nënvizon kryeminstri, thote kryeministri I Kosovës, Agim Qeku i cili është opitimist për perspektivën e Decanit:
“ Kjo hapësirë do të ketë një pamje me të cilën do të mburremi dhe e cila do të jetë në katalogje turistike të Kosoves dhe botërore. Ndërsa ju, me qasjen pozitive dhe të qytetëruar ndaj manastirit të Decanit, po ia bëni një shërbim të madh Kosovës”.
Sava Janjiq, zedhenes i Manastirit të Decanit, objekti I vetëm aktualisht në Kosovë i mbrojtur nga UNESKO-s thote se: “Manastiri I Decanit është njëra ndër kishat më të ruajtura të shekujve të kaluar dhe këtë gjatë historisë e kanë ruajtur njerëzit vullnet mirë, serb e shqiptar. Kjo dëshmon më së miri se jeta e përbashkët është e mundur dhe se monumente të tilla duhet t’i shërbejnë afrimit të njerëzve dhe jo largimit”-mendon zëdhënësi i Manastirit të Decanit, Sava Janjic.
Decanasit:”Po na mohohet e drejta e trasheguar per shfrytezimin e pasurise sone?”
Mirepo, pika e kontrollit të KFOR-it Italian, e vënë në rrugën që con në Gryken e Decanit përbri se cilës ndodhet edhe manastiri, vetëm pas shtatë vjetësh është larguar duke lejuar kështu lëvizjen e lirë për banorët e këtyre zonave.
” Si t’I mohohet qe shtatë vjet një shqiptari që gjysh, katragjysh dhe stërgjysh ia kanë punuar tokat përreth, shkuarja me fëmije te uji mineral, vizita te pishat e Decanit, të cilat janë pasuri dhe pothuaj I jep frymë popullit të Decanit?”-pyet Shaban Laha, banor I Decanit.
Zonat e vecanta , mbrojtje apo uzurpim i prones shoqerore
Vazhdimi I aktvendimit 2005/5 edhe për gjashtë muaj të tjerë, nxiti protesta në Decan dhe më gjërë. Fjala e kryeadminsitatorit Peteresen në debatin me qytetarët e Decanit lidhur me aktvendimin, u ndërpre me fishkëllima nga pjesëtar të Lëvizjes “Vetvendosje”-organizatore kryesore e këtyre protestave. Motoja e kësaj lëvizjeje është: “Vetvendosje për popullin e Kosovës si dhe ndryshime radikale shoqërore e politike, që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë”.
A. Beqiraj