“Puna e fëmijëve sjell varfërinë”

9 tetor 2006, Dojçe Vele. Puna e fëmijëve në Kosovë është bërë përditshmëri. Ata punojnë cdokund e në cdo kohë, qoftë si shitës ambulant e deri të punët më të rënda, si: në blegtori, pylltari dhe në industri.

Duke e parë përhapjen e këtij fenomeni, qeveria e Kosovës ka formuar Komitetin Drejtues të Qeverisë për Eleminimin e Formave të Rënda të Punës te Fëmijet. Këtu vepron edhe grupi teknik për Monitorimin dhe Vlerësimin e Formave të Rënda të Punës së Fëmijëve, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Qështjeve Jorezidente të Kosovës. Labinot Berisha, zëdhënës I këtij grupi:
\”Kemi femijë që punojnë në deponi mbeturinash, që është e rrezikshme për vet faktin se në këto deponi mbeturinash ka erëra të ndryshme që bartin edhe semundje infektive, aq më tepër kur fëmijet nuk gëzojnë një imunitet ndaj këtyre semundjeve. Gjithashtu, rrezikohet shembja e dheut apo e mbeturinave dhe kemi raste kur fëmijet kanë përfunduar edhe nën këto mbeturina\”.
Fëmijë që shfrytëzohen për punë nga prindërit apo kujdestarët e tyre, ka edhe nga Shqipëria, kapja e të cilëve rezulton me dëbim nga Kosova.
\”Fëmija ishte 11 vjecar, mashkull. Thjesht, pohimi I tij I vetëm ishte se ka ardhur që të punojë. Ndoshta ka arsye tjera, rrethan atjera. Mirëpo, ne nuk kemi mundur të kemi qasje më të thellë në një situatë të tillë praktike. Mund të konsiderojmë se këtu është fjala edhe për trafikim të qënieve njerëzore, sepse fëmija I tillë mund të jete mashtruar dhe tash shfrytëzohet për punë apo për qëllime tjera\”-thotë Agron Kuçi, drejtor I Qendrës për Punë dhe Mirëqenje Sociale, në Decan.
Adem Lushaj, nga Shoqata e Intelektualeve të Pavarur, për qëndrimin e shoqërisë kosovare ndaj këij fenomeni:”Të jemi të sinqertë, kj oqështje nuk na ka brengosur fare si shoqëri, edhe pse ndoshta mundësitë janë të kufizuara”.
Sa është I vetdishëm opinionin kosovar për pasojat që mund të ketë puna e fëmijëve?
Labinot Berisha, zëdhënës I grupit punues për Monitorimin dhe Eliminimin e Formave të Rënda të Punës për Fëmijët, në Prishtinë:
“Te qytetarët në përgjithësi, ky fenomen ende nuk është i kuptuar drejt. Kemi raste kur familjet nuk e kanë gjëndjen e rëndë sociale që t\’I obligojnë fëmijët të punojnë punë të rënda. Këtu besoj se ata në shumë situata nuk janë të vetdishëm për pasojat që mund t\’I kenë fëmijët”.
Në Kosovë ka edhe raste të rënda sociale, kur një familje duke mos pasur kushtet elementare për jetesë, në njefare forme detyrohet që të pranojë punën e fëmijëve, ndonëse është e vetdishme se një gjë e tillë është e ndaluar. Adem Lushaj, vërteton një gjë të tillë:
“Arsyeja pse fëmijët dalin në rrugë janë kushtet e vështira ekonomike. Duke e ditur se familjet janë në skamje, ata detyrihen të dalin dhe të punojnë punë të papërshtatshme për ta, qofte si stërshitës apo punë të tjera”.
Kjo, përkundër të gjithave, serish mbetet e pa pranueshme- mendon Labinot Berisha zëdhënës I Grupit Teknik për Monitorimin e Formave të Rënda të Punës së Fëmijëve, në Kosovë:”Por, me këtë nuk do të thotë që këto familje prapë të pranojnë që fëmijtë e tyre të punojnë. Është një thënje për këtë, se: \”Puna e fëmijeve sjell varfërinë dhe jo, varfëria largohet me punën e fëmijëve. Fëmijët që detyrohen për punë ne I konsiderojmë si fëmijë të trafikuar”.
Në një hulumtim të bërë jo fort larg nga UNICEF-I dhe Terre de Homes, në vendet e Evropës Juglindore, Kosova është renditur e katërta në listë për trafikim të fëmijëve.
  Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Radio Kosova

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page