2 prill 2005.Rajmonda Bulka eshte aktore e mirenjohur shqiptare, e cila filloi karrieren artistike si 16-te vjecare. Me një bagazh prej rreth 30 rolesh, në vitin e 46-të të jetës ajo është e bukur,e freskët dhe më joshëse se kurrë më parë.
Ajetë Beqiraj: Jeni e bukur dhe e freskët si një herë e dikur.A mund t`w ketë ndihmuar kjo në angazhimet e njëpasnjëshme?
Rajmonda Bulku: Në vitet e para mund te ketë ndikuar mbase pamja ime. Por, s’mund të them më vonë, kur shumë shpejt m’u ndanë role dhe m’u besuan kryerole që nuk donin vetëm bukurinë por edhe talentin. Shkolla bëri punën e vet-eksperienca atë të veten, kështu që u bashkangjiten të dyja. Unë pikë së pari e konsideroj fat. Sepse, natyrisht isha vetëm një gjimnaziste dhe ende nuk e dia se cfarë mund të bëhej nga unë?
Ajetë Beqiraj: Filluat me “Dimrin e fundit”. Dic më shumë lidhur me këtë herë të parë…
Rajmonda Bulku: Ky rol ishte një eksperiencë shumë e bukur. Ishte projekti i parë në botën e kinemasë me aktorë shume të njohur si Margarita Xhepa. Ndërsa unë vetëm një vajzë e re…Megjithatë,ai ishte film që la mbresat e jetës dhe punës në kinema. Roli i dytë në fimin “Zonja nga qyteti”, më pëlqeu më shumë se ishte edhe më i plotë. Ishte ajo një komedi shumë simpatike ku unë vetëm si gjimnaziste kisha përkrah aktoret më përvojë si Violeta Manushin dhe Yllka Mujon.
Ajetë Beqiraj: Keni dy femijë.A kanë trashëguar ata dicka nga gjenet e nënës?
Rajmonda Bulku: Djali im ka luajtur një film me partner Bujar Lakon. Por, mund të them një eksperiencë fëmijërie, sepse nuk vazhdoi shumë. Ai mbaroi për Biznes-një fushë, që mua nuk më pëlqen fare dhe të dy fëmijët e mi shkuan në një shkollë që nuk e kisha dashur kurrë pranë vetes. Por, jeta sot ka shumë probleme dhe them që mbase edhe arti sot është më I vështirë.
Ajetë Beqiraj: Nënë dhe aktore e suksesshme.Si ia dolët?
Rajmonda Bulku: Kuptohet, që të jesh grua dhe artiste nuk është lehtë dhe pa një ndihme nuk e bën dot kurrë.Unë kam pasur fatin të më ndihmojnë prindërit e mi, sepse edhe burri sado të të ndihmoj,nuk e bën dot me dy fëmijë të vegjël. Mua më është dashur shpeshherë që në një moshë delikate prej dy tre muajsh,t’I marr fëmijët me vete nëpër filma.Por,përkrah prindërve kisha edhe një teze që m’i është kushtuar shumë familjes.Ndërsa,bashkëshorti im ka qënë shume artdashës dhe e ka pranuar këtë ikjen time qetësisht.
Ajetë Beqiraj: Sipas jush, ku është sot filmi shqiptar?
Rajmonda Bulku: Deri në vitet ’90-të është punuar shumë në film dhe mund të gjiroheshin disa sosh në vit.Por,mund të them se në një kohë të keqe kishim një fat të madh,sepse propaganda e asaj kohe ishte e tillë që filmi duhet të shihej. Pas viteve 90,filmi ra se është shumë i shtrenjt. Kinematë nuk janë në cdo qytet dhe gjithnjë në fonde shihet shifrat që ka hargjuar e më së paku fitimi. Mos të kesh një film shqiptar ne kinema është vërtet shumë e dhimbshme.Disi pak është e papërfillshme. Por,shpresojmë se do ec më mirë.
Ajetë Beqiraj: Juve zakonisht ju janë besuar role me shumë emocione. Përse kështu?
Rajmonda Bulku: Nuk e fsheh dot se jam një qik më shumë me nota melankolike,sesa me ato gazmore.Mirëpo,se fundmi,kam një eksperiencë tjetër dhe bëj një komedi franceze shumë gazmore,“Pleshti në vesh”.
Ajetë Beqiraj: Në një bagazh prej 30 rolesh,duhet të jetë ndonjë më I dashur për ju!
Rajmonda Bulku: Cdo rol ka specifiken dhe sigurisht që ka role shumë të bukura. Mirëpo, ishte roli I Dianës në “Të paftuarit” I cili më ka pëlqyer aq shumë saqë prapë do doja ta luaja.
Ajetë Beqiraj: Keni realizuar film edhe në Kosovë. Disa përshtypje jashtë filmit për Kosoven?
Rajmonda Bulku: Për herë të parë në Kosovë isha në ‘91-shin. Atëherë, ka qënë terror. Nuk e harroj kurrë,sepse unë isha mysafire nga Shqipëria dhe ata mund ta pësonin keq. Unë e dua Kosovën, sepse gjyshen e kam nga Peja, ndërsa gjyshin nga Gjakova të cilet edhe më kanë rritur. Gjyshen e kam dashur shumë dhe më duket se cdo gjë të mirë dhe të fisme që kam brënda vetes, e kam trashëguar nga gjyshja. Ajo në tërë kushtet e vështira të jetës prapë gjënte të bukurën.Dhe,ka vdekur duke thënë:”Më ka marrë malli për gurët e rrugicës sime!” Sepse, ajo Pejën nuk e pa më kurrë…Prandaj them, kur jam atje me mua bashkangjiten gjyshërit e mi dhe unë nuk jam e qetë!
Ajetë Beqiraj: Krejt ne fund,mendimi juaj për aktorët e rinj në Kosovë dhe porosia juaj për ta…
Rajmonda Bulku: Ka pasur student mjaft të talentuar, që kane ardhur dhe kanë mbaruar shkollën këtu, në Tiranë. Boll që t’u hapësh dyert. Duhet të gjejnë mundësinë që të zhvillohen sa më shumë. Teatri nuk kërkon paranë e filmit, kështu që me pak dëshirë të mirë të gjejnë mënyra për ta bërë teatrin. Që ta heq kartën e biznesit sepse asgjë nuk i kushton qoftë edhe vetëm për një shfaqje. Cështja është se neve duhet të na përkrahin shumë menagjer të fuqishëm, sepse aktori vetëm është gjithnjë i ndërvarur. Eshtë një profesion që dikush gjithmonë duhet të kujtohet për ty. Prandaj, do ti këshilloja që të luftojne vet. Duhet të jesh më i guximshëm dhe gati-gati edhe i lodhshëm për dike, se po s’bëre shumë zhurmë nuk fiton gjë.Dhe kjo do një këmbëngulje. Nuk është turp të kërkojnë. Pra, të luftojnë shumë për ta bërë se ai vetëm i realizuar do të duket dhe është në jetë!
Intervista është publikuar në emisionin:
“Artisti në studion time”,Radio Peja si dhe në gazetën “Pavarësia”.