Radio Kosova, 30 mars 2012. Komuna e Decanit shquhet me potencialet turistike, te cilat prej vitesh mbeten te pashfrytezuara. Sivjet jane paralajmeruar hapa konkret ne rimekembjen kapaciteteve te dikurshme dhe krijimin e mundesive te reja, me te cilat do te ringjallej kjo dege e ekonomise e cila dikur perbente njeren nder arterjet kryesore te zhvillimit eknomik te Kosoves ne pergjithesi dhe te Decanit ne vecanti.
Bjeshket e larta, drunjte mijevjecar, flora, fauna, ajri i paster dhe burimet e ujit jane potencialet natyrore te cilat mundesuan zhvillimin e jetes ne keto zona qe ne kohe te lashta, perderisa Manastiri i Decanit dhe kullat jane deshmi e autoktonise se qenies shqiptare ne keto ane qe nga koha ilire. Prandaj, Alpet Shqipatere per shqiptaret asnjehere nuk ishin me emrin qe njihen-Bjeshke te Nemura, por ishin Bjeshke me Nam, mendon Mirsad Nimanaj, zyrtar per turizem ne komunen e Decanit.
“Per shqiptaret bjeshket tona kane qene Bjeshke me Nam per shkak se ketu banoret kane mund te jetojne pa zbrit n´ rrafsh, duke shfrytezuar floren, faunen, ujin e te gjitha ato qe i ka dhuru natyra ne kete zone te cilat kane kriju parakushte per jete pa zbrit nga bjeshka. Prandaj, keto jane Bjeshke me Nam, perderisa Bjeshke te Nemura mbeten per hordhite serbe te cilat pandalur kane provuar te shfarosin s qenien tone”-thote Nimanaj.
“Bjeshket e Nemura”apo Bjeshket me Nam”
Ne vitin 2004-2007, me investim te GTZ-se gjermane dhe ne bashkepunim me Ministrine e Tregtise dhe te Industrise-Departamenti i Turizmit, te pese komunat e rajonit te Pejes: Istog, Kline, Peje,Decan dhe Junik hartuan nje Plan Strategjik per shfrytezimin e resurseve natyrore i cili iu prezantua edhe Kuvendit te Kosoves. Ne kete strategji, Kosova eshte ndare ne pese zona turistike nder te cilat eshte edhe Rajoni-Perendim, thesari i trashegimise kulturoe dhe natyrore i te cilit krijon mundesine e zhvillimit te hovshem te turizmit ne Alpet Shqiptare. Ndersa me potencialet me te medha per zhvillimin e turizmit dimeror eshte identifikuar Bjeshka e Belegut, thote z.Nimanaj.
“Bejshka e Belegut ka nje potencial te madh per staza te skijimit. Ketu perfshihen stazat e shkrutra, te mesme dhe stazat e gjata te skijimit,prandaj mundesia ketu eshte shume e madhe per shkak se me qindra skijatore mund te rreshqasin ne keto bjeshke pa penguar njeri-tjetrin. Kjo eshte nje pasuri e madhe te cilen Decanit ia ka dhuruar natyra”.
Projekti per staza skijimi ne Bjeshket e Belegut qe ne vitet ´80-te
Sipas z.Nimanaj, nga Instituti per Hulumtime te Turizmit ne Zagreb eshte punuar nje plan detal per mundesite e investimeve ne stazat e skijimit ne Bjeshken e Belegut qe ne vite 80-te, kur eshte planifikuar edhe realizimi i ketij ketij projekti rreth 53 milione dollaresh.
“Mirepo, per shkaqe te politikes se athershme hegjemoniste keto mjete jane stopu sepse iu kane frigu integrimit fizik te shqiptareve te Kosoves, Shqiperise dhe Malit te Zi. Dhe kshtu, investimet e destinuara per kete projekt jane transferuar ne Sarajeve dhe me keto mjete eshte ndertuar Olimpiada e Sarajeves” , thote z.Nimanaj sipas te cilit turizmi veror eshte nje potencial tjeter i komunes se Decanit-Dhe kete e mundeson pozita gjeografike e Alpeve Shqiptare, flora e pasur, ndriqimi i mire, ajri i paster dhe uji ne sasi te mjaftueshme”.
Komunat e Rajonit te Pejes, atraktive per investimet e BE-se
Komunat ne perendim te Kosoves perfshire edhe komunen e Decanit, jane vleresuar si hapesira atraktive per investime edhe nga Komisioni Evropian-Zyra ne Prishtine. Projektet “Shihemi n´Dukagjin” dhe “Mirësevini n´Dukagjin” të cilat plotësojnë njëri-tjetrin në vlerë prej një milionë eurosh, janë investim i Bashkimit Evropian me një pjesemarrje prej 10 për qind nga komunat dhe organizata implementuese CHWB, të cilët kanë për qëllim revitalizimin e objekteve trashëgimore, zhvillimin e turizmit rural dhe hapjen e vendpunimeve. Sali Shoshi, drejtro i orgnaziates eimpleemtuese chwb sjell hollesi rreth ketyre projekteve:
„Rezultat i parë është themelimi i Qendrës së Turizmit në Junik, ndërtimi i infrastrukturës fizike dhe restaurimi i kullës,e cila është përzgjedh përmes një konkursi në mesin e 14 kullave dhe pritet të përfundojë në maj të këtij viti.Pasta, këtu do të vendoset administrata e Qendrës së Turizmit e cila do të menagjohet nga një bord i themeluar nga komuan e Junkut, Decanit dhe Pejës dhe do t´ jetë një qendër e përhershme”, thotë drejtori Shoshi sipas të cilit kjo pasohet me trajnimin e 180 personave, kryesisht në fushën e turizmit, përderisa ekipi i ekspertëve ndërkohë po harton tranjnimet për gastronomi, hotelieri, menagjim biznesi,etj.
Ne Dukagjin po implementohen projektet per zhvillimin e turizmit
Projekti “Mirësevini n´Dukagjin, në vlerë prej 450 mijë eurosh, i cili do të vazhdojë deri në dhjetor 2013, synon përzgjedhjen dhe renovimin i 20 shtëpive tradicionale në 5 komuna të Dukagjinit: në Pejë, Istog, Decan, Junik dhe Gjakovë.
“Projekti parasheh përmirësimin e infrastrukturës fizike me cfarë nënkuptohet përmirësimi i hapësirave të 20 shtëpive tradcionale në Rrafhin e Dukagjnit në të cilat do të krijohet hapësirë e përshtatshme për turizem, kryesisht për bujtina ose për restorane. Procesi do të kalojë përmes një konkursi dhe ketu zgjidhen rastet më të mira, ku krahas objekteve edhe pronarët janë vërtet të interesuar të hynë në botën e biznesit dhe duke prezantuar planet e biznesit cili rast përfiton nga 10 mijë euro ndihmë“ , thotë drejtori Shoshi sipas të cilit për secilën komunë do të përzgjidhen nga 4 shtëpi, pronarët e të cilave do t\’i gëzojnë rreth 10.000 euro për renovim të tyre dhe përshtatje për turizëm.
Eshte hapur konkursi per perzgjedhjen e 20 ndertesave tradicionale per turizem
Per projektin e dyte “Miresevini n´Dukagjin, tashme eshte hap konkursi per te 20 objektet tradcionale, te cilat do te behen pjese e tij.
“Fjala vie nese ndonje kulle e ka nje kulm por i mungojne mjetet per restaurimin e saj, do te mbeshtet dhe hapesirat ne kauder te kulles do te aftesohen per fjetje ose per ushqim tradiconal. Por, jo vetem kullat, por edhe ndonje mulli ose objekt tjeter kulturor,nese ne shohim qe me 10 mije euro mund t´bejme dicka qe t´i afrojme turistit me pa ose me e shiju, ne do t´investojme.Pra kete vit parashihet qe ne komune e Decanit te rregullohen 5 kulla ne vlere 80 mije euro, ose me mire te them 5 objekte kulturore, p
ese objekte do te regullohen ne komunen e Junikut dhe dhjete ne komunen e Pejes per shkak se eshte komune me madhe”, shpjegon Z.Nimanaj.
Kosova prezantoi produktet turistike ne Panairin e Berlinit
Projektet implementohen në partneritet të ngushtë që nga donatori e deri te shoqeria civile. Nder OJQ-te e kyqura ne keto projekte është edhe Rrjeti i Grave “JETA”në Decan, e cila per vizitoret do të gatuajë ushqimin tradicional. Shoqata JETA jo fort larg prezantoi vlerat e trashegimise kutuore dhe natyrore te kesaj pjese te Kosoves ne Panairin e Turizmit ne Berlin; nje perjetim i vecante ky per kryetaretn e kesaj shoqate Safete Gacaferi, e cila permend nje nga castet me mbreselenese te panairit.
“Te jesh ne stenden e Kosoves dhe t´i ekspozosh bjeshket, kullat mullinjte, veshjet tradcionionale eshte nje krenari e madhe, sidomos kenaqesi e vecante per bahkeatdhetaret tane qe vizitonin stenden tone”, thote Safetja, momenti me mbreselenes per te cilen ishte kur ne radhen e vizitoreve takoi edhe njer vizitor te Kulles e Mazrekajve, te cilen shoqata e saj e ka nen menagjim.
“Momenti ma interesant ishte kur nje vizitor i kulles vjen prane stendes sone ne Berlin dhe thote: \”Ushqimin qe e kam hanger ne Kullen e Mazrekajve ka qene me i vecanti ne jeten time. Kam vizitu rreth 80 shtete te botes, por eksperiencen ma t´mire e kam pas kur kemi fjet ne Kullen e Dranocit. Nje gjume i qete, ushqim i vecante dhe perjetim i paharrueshem\”.
Priten hapa konkret ne shfrytezimin e potencialeve te turizmit
Ndersa, deklaratat me te fundit te kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci paralajmerojne hapa konkret ne shfrytezimin e ketyre potencialeve ,thote z.Nimanaj.
“Sepse kryeministri Thaci sivjet e ka vertetu disa here deklaraten e para dy viteve si para mediave poashtu edhe para komunes se Decanit, se ne kete vit do te filloje asfaltimi i kilometrave te pare ne rrugene Decan-Bjeshke e Belegut. Ndersa,synimi yne eshte te lidhemi me Plaven, synim ky edhe i Bashkimit Evropian per bashkepunim nderkufitar ne me te Kosoves, Shqiperise dhe Malit te Zi. Shpresoj se kjo nisme e mire do te jete nje mundesi reale per zhvillimin e turiztmi dimeror dhe veror te Alpeve Shqiptare”.
Rimekembja e kapaciteteve te dikurshme te turizmit dhe krijimi i mundesive te reja do te ndihmonte ne ringjalljen e kesaj dege te ekonomise e cila dikur ishte arterja kryesore e zhvillimit te Kosoves ne pergjithesi dhe e Rrafshit te Dukagjinit ne vecanti.
(Foto 1,2,4:Drejtoria per Zhvillim Ekonomik,Decan)
2 thoughts on “Ringjallje e resurseve turistike të Deçanit”
Очень полезная статья о создании индивидуальных проектов!
Меня всегда привлекала эта тема, и радует, что
есть компании, которые подходят к этому вопросу так
профессионально. Особенно впечатлил индивидуальный подход Stroyplans к каждому проекту.
Мне кажется, это ключевой фактор в проектировании дома мечты.
Кстати, на днях обратил внимание на их сайт StroyPlans, там есть дополнительные примеров работ.
Советую посмотреть всем,
кто задумывается о строительстве индивидуального жилья.
Спасибо за такой подробный
обзор!
Dear Stroy Plans,
Thank you very much for the evaluation and I am also happy that you forwarded the article with such interest.Thank you and good luck in your work!
Очень полезная статья о создании индивидуальных проектов!
Меня всегда привлекала эта тема, и радует, что
есть компании, которые подходят к этому вопросу так
профессионально. Особенно впечатлил индивидуальный подход Stroyplans к каждому проекту.
Мне кажется, это ключевой фактор в проектировании дома мечты.
Кстати, на днях обратил внимание на их сайт StroyPlans, там есть дополнительные примеров работ.
Советую посмотреть всем,
кто задумывается о строительстве индивидуального жилья.
Спасибо за такой подробный
обзор!
Dear Stroy Plans,
Thank you very much for the evaluation and I am also happy that you forwarded the article with such interest.Thank you and good luck in your work!