Ne Strellc rivarroset studenti-deshmor Venet Bajramaj

5 tetor 2008, Radio Kosova. Ne Strellc te Poshtem, me nderime te larta u rivarros studenti-deshmor, Venet Imer Bajramaj, i rene me 15 qershor 1999, ne Prishtine, bashke me Nezir Gashin, Arianit Berishen dhe Uran Ajetin,Te cilet  per shume vjet u prehen ne varrezat e Prishtines.

Te rene gjate perleshjes me kriminele serb, te kater deshmoret per shume vjet pushuan ne varrezat e Prishtines. Por, kriminelet heredokur duhet paguar per krimet e veta. Keshtu, edhe I dyshuari per kete krim, gjendet prapa grilave-tha, ne fjalen e tij te hyrjes Beke Balaj, I cili duke folur ne emer te familjeve te deshmoreve, iu rikujtoi te pranishmeve se: “Kerkesa e prokurorit nderkomtbar per zhvarrosjen e te kater martireve, me qellim te gjetjes se provave materjale u permbush me bindjen se, drejtesia do te triumofoje mbi krimin. Ne besojme dhe shpresojme se kriminelet do te marrin denimin e merituar. Perndryshe, drejtesia nderkomtbare do te na zhgenjej!”

Populli yne fisnik nxori trima qe i dalin zot

Neper te gjitha periudhat, vendi yne kishte ata me sfiduesit per t´I dal zot atdheut. Nga ky popull fisnik I cili iu nenshtrua dhunes dhe terrorit sllav per shume vjet, u lind dhe u rrit edhe Ushtria Clirimtare e Kosoves, e cila mori mbi supe berjen e lirise se atdheut. Ndersa sot, po ndahemi edhe nga nje deshmor I cili bashke mes shoket e tij ra nga kjo dore kriminele pikerisht kur po afrohej dita e lirise–tha kolonel Avdyl Mushkolaj, kryetar I Organizates se Veteraneve te Luftes per Dukagjin, per te shtuar se:“Ardhja e kesaj dite eshte e ngarkuar rende me bagazhin e madh te neve, qe dhame gjithe cfare paterm per emrin e saj. Vula historise e permbylljes se epokes sone kombtare, eshte vula e permbylljes se perpjekeve tona per sovranitet dhe dinjitet komtbar. Roje te ketij nenqielli per ne dhe gjenrata qe do te vine, perjetsisht do te ngelin ata qe shndrisin ne lapidare; deshmoret e martiret e kombit“.

“Veneti, nga studenti ne ushtar atdheu”

Ne emer te familjes Bajramaj, te pranishmit i falenderoi Adem Bajramaj. Ndersa, deputeti Rasim Selmanaj, ne fjalen e  tij tha se: „Veneti, I vetdishem se endrra e popullit te vet nuk arrihej vetem me rrugen e dijes, ai nga studenti u be ushtar i atdheut. Veneti-i gjalle por ne roberi, kishte udhetuar kushedi sa here Prishtine Strellc. Por, kesaj radhe, ai nga Prishtina ne Dukagjin ka ardhur i lire, sepse gjaku i tij dhe i mijera deshmoreve te tjere kishte hapur rruge…Veneti, sot, po i kthehet vendlindjes perjetsisht, si deshmor!“

Venet Imer Bajramaj, u percoll me nderime te larta nga Zona e Trete e Trupave Mbrojtese te Kosoves, familjaret, bashkefshataret e shume pjesemarres te tjere, ne banesen e fundit ne Strellc te poshtem; aty ku prehen eshtrat e deshmoreve te tjere te fshatit te tij te lindjes!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page