Rruga e rrëpirët dhe e ashpër e Bjeshkës së Strellcit e cila fillon në Grykën e Strellcit dhe përfundon rrëzë Majës së Strellcit në lartësi mbidetare prej rreth 2,300 metra, nuk përbën më rrezik për bjeshkëtarë e vizitorë. Me nismën e komunës së Deçanit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës , asfaltimi I saj po finalizohet duke hapur arterjen kryesore të zhvillimit të kësaj zone dhe vënë në funksion aortën e një vendbanimi të ri në komunën e Deçanit.
Rruga kah BJESHKA E STRELLCIT – Aortë e një vendbanimi të ri
Created by: JETA BEQIRAJ