21 qershor 2008, Radio Kosova.Kryeadministratori I Kosoves, Joachim Ryker me ane te nje shkrese ia ben te ditur komunes se Decanit se Vendimet Ekzekutive 2008/16 dhe 2008/21, me ane te te cilave kerkohet bartja e 24 hektareve te prones shoqerore mbi Manastirin e Decanit, përfaqësojnë pozicionin legal te Autoritetit te UNMIK-ut, pa marre parasysh nese me kete pajtohet komuna apo jo? Kryetari i komunes konfirmon marrjen e saj, por nuk do ta komentoje permbajtjen e saj.
Menjehere pas marrjes se Vendimeve Ekzekutive, 2008/16 dhe 2008/21, me ane te te cilave, kryeadministratori i Kosoves kerkon legalizmin e dhurates se dhene manastirit te Decanit nga Parlamenti i Serbise se viteve 90-te, doli me pese rekomandime, me kryesori nder te cilet ishte „qe kryeadmisntratori I Kosoves Joachim Ryker,t´I rishqyrtoje edhe nje here vendimet ekzekutive per t´iu dhene mundesi organeve te drejtesise, qofte vendore qofte nderkombtare, qe te bejne punen e vet.
“Cfaredo qe te jete epilogu, komuna dhe populli do ta pranojne ate! Faktet tona nuk mund te mohohen. Por ka gjase qe ne te vehemi para aktit te kryer!”-pat paralajmeruar shefi ekzekutiv i Kuvendit Komunal te Decanit, Halil Tolaj, ne seancen e 20 majit. Dhe, me kete duket te kishte te drejte. Sepse, nga burimet tona mesojme se komuna e Decanit, te ejten(19 qershor 2008)nga kryeadministratori Ryker ka marre nje leter ne te cilen behet e ditur se „pa marre parasysh nëse Komuna fizikisht i ndryshon Shënimet Kadastrale ose jo, Vendimet Ekzekutive kane fuqinë e ligjit dhe përfaqësojne pozicionin legal te Autoritetit te UNMIK-ut ne lidhje me Shënimet Kadastrale te komunes se Deqanit.
\”Prona i është grabitur Manasitirit në vitin 1946”-thonë përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit.“Toka shoqërore I është dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet e Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç-thonë zyrtarët komunalë te Decanit. Kryetari i Komunes, Musa Berisha konfirmoi marrjen e kesaj letre, por nuk deshi ta komentoje permbajtjen e saj.
Rikujtome se në vendimet ekzekutive 2008/16 dhe 2008/21, nënshkruar nga kryeadministratori I Kosovës Joachim Ryker, kerkohet bartja mbi Manastirin e Decanit Ngastrave te tokës të regjistruara në librat kadastralë të komunës së Decanit, në pronësi shoqërore të Qendrës së Bletarisë \”16 nentori\”,; ngastrat e tokës, të regjistruara në pronësi të \”Ndermarrjes Hoteliere Turistike \”Decani\” si dhe, ngastrat e regjistruara në emër të ndërmarrjes shoqërore, “Ndërmarrja për Banesa Publike”.