San Antonio është qyteti i lashtë në të cilin historia e Texasit merr jetë. Njihet ndryshe edhe si Qyteti i Alamosë,duke pasur parasysh se në këtë fortifikatë u zhvillua beteja më e përgjakshme e pavarësisë së Texasit,në të cilën u flijuan rreth 300 burra në mbrojtje të sovranitetit të tij.Dhe,prandaj thuhet se \”San Antonio është histori më e madhe se vet Texasi\”. Ndërsa,atrakcioni më i madh turistik është parku natyror \”River Walk\”, brigjeve të lumit San Antonio,lundrimi nëpër valët e të cilit pasqyrohet edhe në këtë reportazh.Ndërsa,rrugëtimi njëditor rreth e qark,sjell panoramën e plotë të këtij qyteti me trashëgimi të pasur kulturore dhe vulë e historisë së Texasit.
SAN ANTONIO-Historia e veçantë e një qyteti
Created by: Jeta Beqiraj
© RTK & Ajetë Shaban Beqiraj Official