Sfida e radhës për Kosovën-Zhbërja e sistemit paralel të arsimit

 28 qershor 2013, Deutsche Welle. Ministria e Arsimit e Kosovës e ka të hartuar planprogramin mësimor për pakicën serbe, mirëpo nxënësit serb vijojnë mësimet me planprogram të Serbisë. Zhbërja e sistemit paralel të arsimit varet nga vendimet që do të dalin nga bisedimet Kosovë-Serbi. 
Në Restelicë, fshati më i madh i  komunës së Dragashit në trekufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, nxënësit mësojnë në një shkollë me dy emra, me dy drejtorë dhe me dy planprograme arsimi. Të dy drejtorët e saj, rrëfejnë për DW-në mënyrën e punës në këtë shkollë.“Shkolla jonë që nga paslufta quhet Shkolla e Mesme e Ulët„Restelica“. Shkolla jonë punon në dy sisteme: me planprogram të Kosovës në boshnjakisht dhe shqip, ndërsa pjesa tjetër  punon në sistemin e Republikës së Serbisë, në gjuhën serbe. Arsimi mbahet në dy  

Isuf Hoxha, drejtor legjitim i shkolles Restelica

 ndërrime, paradite dhe pasdite“, thotë drejtori legal Isuf Hoxha. 

 „Shkolla jonë quhet me emrin e paraluftës “22 dhjetori”, që është Dita e  Armatës së  ish-Jugosllavisë. Meqënse Kosova nuk ka planprogram në gjuhën serbe, ne punojmë me  planprogram arsimor të  Serbisë”, thotë drejtori paralel Misin Hoxha.

Shkolla “Restelica” udhehiqet nga dy drejtore dhe mesohet me planprogram te dy shteteve  

Arber Morina, shef i kabinetit të ministrit për arsim, shkencë dhe teknologji të Republikës së Kosovës thotë për DW-në se kjo ministri ka hartuar planprogramet edhe në gjuhën serbe, por ato janë refuzuar nga komuniteti serb. “Pas pavarësimit të Kosovës, në bazë të planit të Ahtisarit dhe të ligjeve në fuqi, MAShT-i ka formuar komisionin e pavarur për rishikimin e planprogrameve, ku kanë marrë pjesë edhe serbët të cilët nuk i kanë pranuar ndryshimet”, thotë z.Morina, sipas të cilit në shkollat e përziera marrëdhëniet ndërmjet nxënësve janë krejt normale.

Në Restelicën e banuar me  popullsi gorane dhe më pak familje shqiptare, ku që të gjithë komunikojnë në gjuhën boshnjake, familjet janë të ndara rreth qështjes së arsimit.  „Madje, ka raste kur nga një familje një fëmijë mëson në gjuhën shqipe, tjetri në serbisht e i treti në boshnjakisht. Por, kjo nuk i pengon asgjë meqënse që të gjithë janë goran dhe marrëdhënjet ndërmjet tyre janë normale”,thotë drejtori paralel Misin Hoxha.

MASHT:Planporgrami mësimor në serbisht nuk pranohet nga pakica serbe 

Arber Morina,shef I kabinetit nw MASHT

Ndërsa, sipas drejtorit legal Isuf Hoxha, funksionimi i një shkolle me planprograme të dy shteteve është një sfidë në vete.“Puna në dy sisteme brenda një shkolle është si udhëheqja e një familjeje nga dy zot shtëpie. Shkolla të tilla shikohen ndryshe edhe nga ministritë tona, sa i përket investimit të projekteve apo në qështje të tjera. Inventari nuk ruhet poashtu, se nuk ka përgjegjësi dhe ne duhet të kujdesemi për cdo gjë. Drejtoria jonë e arsimit siguron ngrohjen dhe cdo shërbim për shk

ollen paralele, përderisa stafi paralel për të njëjtat shërbime merr edhe nga qeveria e Serbisë”. 

Kuadrot arsimore serbe kushtëzohen nga qeveria e SerbisëSipas Arbër Morinës, shef I kabinetit të ministrit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, në të gjitha shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, si në: Graçanicë, Zubin Potok, Leposaviq, Rani Llug, Partesh dhe një pjesë në komunën e Dragashit, punohet me plan program të Serbisë.

“Ndërsa, arsyet që ndikojnë janë kryesisht politike dhe vinë  nga ana e Qeverisë serbe, e cila bën trysni tek komuniteti serb qe të mos pranojnë ligjet tona. Ata i kushtëzojnë politikisht dhe financiarisht mos të pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, duke u dhënë mësimdhënësve serb edhe dyfishin e pagave”, thotë z.Morina, sipas të cilit, nxënësit serb nuk mësojnë gjuhën shqipe por edhe anasjelltas, përderisa gjuha shqipe si lëndë mësohet nga nxënësit e komunitetit boshnjak dhe turk prej klasës së tretë të shkollës fillore.

Zhbërja e sistemit paralel varet nga rezultati i bisedimeve Kosovë-Serbi 

Logo e shkolles ne Restelice

Sipas Drejtorisë për Arsim të komunës së Dragashit, në shkollën e fshatit Restelicë, në gjuhën boshnjake dhe me planprogram të Republikës së Kosovës mësojnë 275 nxënës,  25 prej të cilëve parashkollorë. Ndërsa, me planprogram të Republikës së Serbisë dhe në gjuhën serbe, mësimin vijojnë rreth 160 nxënës. Por, edhe sa do te zgjas kjo gjendje, kjo varet kryesisht nga vendimet që do ta dalin nga bisedimet Kosovë-Serbi, thotë për DW-në drejtori paralel  Misin Hoxha, i cili shton bindshëm se: „Nëse të dyja qeveritë merren vesh që në planprogramin mëöimor të Kosovës të ketë një program për të gjitha kombsitë, ne do ta pranojmë këtë planprogram dhe do të punojmë me të. Kjo për ne nuk përbën asnjë problem dhe kjo varet nga të dyja qeveritë”, thotë drejtori paralel Misin Hoxha.

Qeveria e Republikës se Kosovës dhe Ministria per Arsim, Shkencë dhe Teknologji janë të përkushtuar për integrimin e komunitetit serb në jetën institucionale dhe arsimore. Por, ndikimi i qeverisë serbe vazhdon të jetë i madh. Ndersa, lajthitja e kuadrove edhe më e lehte, duke pas parasysh zhvillimin e dobët ekonomik në Kosove dhe dyfishin e pagave që ofrojne organet shtetrore të Serbisë për të mbajtur gjallë institucionet paralele në Kosovë, jo vetëm në fushën e arsimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page