Shpejtim Ahmetaj Kampion Bote në WKU

Shpallja e Ahmetajt fitues

3 dhjetor 2014, Radio Kosova. Kick Bokseri Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit, pas medaljes së artë në kategorinë 75 kg,  vitin e kalaur në Kreta të Greqisë, me 29 nëntor, në Gjakovë sfidoi kundërshtarin hungarez Dezso Backos në meqin për titullin Kampion i Botës në versionin WKU.

Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit, pas fitoreve të shumta në gara brenda Kosovës dhe shteteve të rajonit, tashmë është stolisur më titullin Kampion I Botës në Kick Box.

“Është ndesh reprezentacioni i Kosovës të cilët e përfaqësojnë shtetin në gara amatore në botë. Ka qënë meqi i Korab Sinanit, i Dardan Mengjiqit, i Getoar Nikqit e shumë e shumë të tjerë nga reprezentacioni i Kosovë. Ndërsa, meqi i fundit për titullin e botës ka qënë imi, ku jam ndesh me kundërshtarin hungarez të cilin e ka përcaktu Federata WKU e Gjermanisë, Dezso Backos”, thotë Ahmetaj i cili shton se në fitoren e tij nuk ishte vetëm.

“Titullin e botës në peshën minus 76 kg në Federatën Botërore të Gjermanisë VKU ndaj kundërshtarit hungarez Deso Backos,një luftë

Ahmetaj, gjatë meqit me Backos

tari shumë të mirë e fitova falë përgatitjes sime fizike, përkrahjes së publikut dhe mbështetjes së trajnerëve Lekë Ramoja dhe Azem Maksutaj-kampion i shumëfishtë botëror, i cili jëton dhe vepron në Zvicër”.

Fitorja kundër Backos meritë e përkrahjes  dhe angazhimit

Por, as fitorja ndaj kundërshtarit hungarez nuk ishte e lehtë për Ahmetajn.”Ka qënë një luftë e madhe, një meq shumë profesional, ku nuk kam guxu të bëj asnjë gabim. Kam qënë në shtetin tim,para popullit tim dhe fitorja gjithsesi është dashur të vie. Por, nuk kam guxu të shprehem fort se kam mujt
të pësoj humbje. Kështu, me strategjinë dhe me përvojën time në meqe arrita që të fitoj”, shton Ahmetaj.

Kahja e jetës së sportistit Shpejtim Ahmetaj u nda që në moshë të re në fshatin e tij të lindjes, në Isniq të Decanit, ku pas orjentimit të tij kah ky sport si fëmijë titulli i parë në diciplinën e Kick-boksit iu nda nga komuna. Ndërsa karriera e tij si 26 vjecar kulmon me titullin kampion bote në këtë diciplinë.

Emocion I vecantë gjatë shpalljes fitues

Kick Bokseri Ahmetaj-kampion i shumëfishtë

“Kam qënë kampion i Kosovës disa herë, kampion Ballkani mbi dy herë. Vendin e trete e kam pas në botë në Karlsruhe të Gjermanisë, vendin e dytë në Athinë të Greqisë, vendin e parë në Kreta të Greqisë dhe tash, falë Zotit, mundit tim dhe përkrahjes së shtetit që na mundësuan me organizu këtë meq dhe federatës sime, arrita qëllimin që të sfidoj titullin e botës me profesionalizëm në VKU dhe e mora vendin e pare në botë në minus 76 kg”.

Përderisa titujt e vazhdueshëm do të jenë përgjegjësi dhe shtytje për punë të mëtutjeshme, thotw Ahmetaj: “Besoj se tani duhet më shumë punë. Titulli duhet mbrojtur,sepse më vështirë është ta mbrosh sesa ta fitosh. Por,unë besoj se edhe në meqet e ardhshme do ta mbroj flamurin tim, shtetin tim, titullin Kampion I Botës dhe do t’ i sjell Kosovës dhe popullit tim edhe shumë tituj të tjerë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page