SHTËPIA NË LIS

 https://youtu.be/ckBNpsyN2tY

“Gjithnjë rrëmbehesha nga bota e fantazisë. Si fëmijë I shihja pyjet si qenie të gjalla dhe imagjinata ime vraponte si e cmendur…Mund ta kërkoja me ditë të tëra për lepurin e Pashkëve, sepse besoja se mund ta shihja nga largësia. Por, imagjinata e bujshme nis e zbehet heshtur nga rutina e përditshmërisë së jetës. Apo, ndoshta jo … ?”

Kështu rrëfehet Lars van de Goor, autori I librit me ilustrime “With Elven eyes”, I cili me bashkëshorten e tij në vitin 2017 këmbeu shtëpinë e tyre për një shtëpi mobile, në mënyrë që të udhëtonin nëpër Evropë, gjithnjë në kërkim të pyjeve magjepsëse dhe të drunjve të jashtëzakonshëm. Ata vizituan shumë fshatra e qytete të vjetra, ndërsa dyer të vjetra dhe të bukura nuk mundën t’I shpëtojnë asnjëherë objektivit të tij. Një ditë prej ditësh, erdhi tek ideja që të gërshetonte dy objektet e tija të preferuara: të vendoste dyert dhe dritaret nëpër trungje. Dhe kshtu, një botë krejt tjeter doli në pah… Sepse, mendon de Goor, drunjtë edhe ashtu janë krijesa të mrekullueshme por të gërshetuara në këtë mënyrë, do të shfaqeshin më dinjitetshëm dhe në një mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe, kishte të drejtë!

Cfarë do të ishte jeta pa magjinatën?

Fotografi Lars van de Goor e gjeti frymëzimin për këtë libër të jashtëzakonshëm fotografishë në drunjtë më karakteristikë dhe më madhështorë. Imazhet përrallore nëpërmjet këtij udhëtimi magjik në një botë të mrekullueshme ngacmojnë imagjinatën. Kur shfletojmë faqet,zbulojmë gjëra të reja, ndoshta edhe të atilla që nuk janë aty. Mirëpo, stili i pagabueshëm dhe piktoresk i Van de Goor e bën këtë një koleksion të mrekullueshëm, për t’u shijuar nga njerëzit e të gjitha grupmoshave.

SHTËPIA NË LIS-Tree house

Frymëzuar nga libri “With Elven Eyes”, i fotografit holandez Lars van de Goor.

Autore: © Ajetë Shaban Beqiraj

Youtube.com/@JetaBeqiraj

#withelveneyes #larsvandegor #treehouse

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page