15 qershor 2007, Dojçe Vele. “Jemi ne nje tunel plot drite, Pavarësi për Kosoven në bazë të Planit të Ahtisarit! “-tha ner te tjera drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanisë Antony Smith, me rastin e vizites se tij ne Kosove.Drejtori për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Britanise Antony Smith, gjatë vizitës së sotme në Deçan, u njoftua nga kryetari I Kuvendit Komunal, Nazmi Selmanaj, për zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit, për qështjen e kthimit të personave të zhvendosur, për raportet Komune-Manastir.
“Jam i lumtur të kem dëgjuar nga kryetari I Deçanit, për qasjen konstruktive të komunës së Deçanit në raport me manastirin. Një qasje e tillë do të jetë e rëndësishme edhe në të ardhmen, me qëllim të promovimit të integrimit evropian të Kosovës\”-deklaroi me këtë rast Drejtori për Evropë, Entony Smith.
Muaji qershor ishte paralajmëruar si kohë përfundimtare për miratimin e një rezolute të re. Megjithatë, krejt papritur ngeci procesi; një zhgënjim i madh ky për popullin e Kosovës, mbetur pezull për tetë vjet!
“Ne jemi të vetdishem pritjes së gjatë të popullit të Kosovës dhe e kuptojmë shqetësimin e tyre. Por, ka shumë rëndësi për Bashkësinë Ndërkombëtare të vazhdojë të mbetet e bashkuar, sepse ne duam integrimin e Kosovës në Evropë dhe që kjo të ndodh sa më shpejt, duhet mbështetja e komunitetit ndërkombtar?”
A do të ketë zvarritje të tjera, lidhur me miratimin e Rezolutës së re për Kosovën?
“Procesi I miratimit të një rezolute të re, definitivisht, po kërkon më shumë kohë se që ne dëshironim-përgjigjet z.Smith. Por, e mira në gjithë këtë është se propozimi I Ahtisarit ka gjetur një mbështetje të madhe nga komuniteti nderkombtar, në pergjithësi dhe nga Këshilli i Sigurimit, në veçanti. Të gjithë e dime se cila është bllokada për momentin. Por, ne kemi vendosur që të punojmë më shumë se kurrë
me parë, për miratimin e një rezolute të re, për Kosovën\”.
Drejtori për Evropë, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë se Madhe, Antony Smith me pastaj vizitoi komunën e Pejës, ku poashtu është një qendër tjetër e rëndësishme e Kishës ortodokse: Patriarkana e Pejës. Në përcjellje të tij, ishte shefi I Zyrës Britanike në Kosovë, David Blunt, i cili për miratimin e Rezolutës së re për Kosovën, sjell një mesazh pozitiv: \”Jemi në një tunel. Por, në këtë tunnel kemi shumë dritë. Mirëpo, kemi nevojë për durim, kemi nevojë për besim në komunitetin ndërkombëtar. Objektivi është shumë i qartë: Pavarësi për Kosoven, në bazë të Planit të Ahtisarit!\”