6 janar 2006, Radio Kosova. Lenda e shtetasit te Malit te Zi me origjine nga Rugova Sokol Rugovac, te cilit ne vitin 98 policia serbe me saldues elektrik ia shkroi ne kraheror emrin “Milo”, pas tete vjetesh arriti epilogun. Por, avokati I tij i pakenaqur me demshperblimin prej 8.250 eurosh, premton ngritje te rastit deri ne Gjykaten e Strasburgut per te Drejtat e Njeriut.
Me 12 prill te vitit 1998, 38 vjecari Sokol Rugovac, I cili i kishte ardhur per vizite ne Peje tezes se semure, derisa po kthehej me taksi ne Rozhaje u ndalua nga policia serbe dhe u dergua ne stacionin e policise. Ai u maltretua per dy ore te tera nga dy policë dhe me te deklaruar se ne zgjedhjet presidenciale kishte votuar per Millo Gjukanoviqin, ne anen e majte te kraherorit ia shkruan me saldues elektrik mbishkrimin “Millo”.
“Une vertet kam jetuar me bindjen se njeriu I fundit I anatemuar brenda territorit te Evropes ka mbetur Matija Gubec-thote avokati I tij Velija Muric-Por, ne vitin 1998, ne Peje, ndodhi po e njejta, kur policia serbe per dy ore te tera keqtrajtoi rozhajasin, Sokol Rugovac, vetem per faktin se deklaroi se ate vit kish votuar per kandidatin e atehershem per kryetar, Milo Gjukanovicin. Atij, ne anen e majte te kraherorit, me saldues elektrik iu vizatua emri “Millo” si dhe disa kryca perreth, gjurme te se ciles plage do t’I bart gjer ne fund te jetes…”.
Muriq: ”Besoja se i anatemuari i fundit ishte Matija Gubec…\”.
Avokati I tij Velija Muric, ngriti aktpadine per kompenzimin e dhembjes fizike, shpirterore, frikes e cdo gjeje qe bart me vete nje akt I tille. Por, pas shume proceseve gjyqesore, pritjeve te lendes, shtyrjeve e nderprerjeve, sipas vleresimit te demit te gjitha natyrave, ne vitin 2004, nga gjykata e Serbise I eshte ofruar shume prej 8,200 eurosh.
“Gjykata e larte ne Bjello Polje mori vendim qe si demshperblim per dhembjen fizike nje shume prej 3500 euro, per dhembjet shpirterore 1.250 euro si dhe per friken deri ne vdekje, 3.500. Shuma prej 8250 eurosh si demshperblim, do te paguhet me kamate qe nga dita kur u mor vendimi dhe jo qekur ndodhi rasti”-shpjegon avokati Muriq, i cili shton se kjo mase komepnzimi eshte e mjere.
Muriq:”Do ta ngris rastin edhe ne Gjykaten e Strasburgut”
Avokati Velija Muric thote se perkunder thirjeve te shoqatave te shumta per te drejtat e neriut, prokurori I publik I republikes se Serbise nuk ka ndermarre asnje hap per troturen ndaj klientit te tij.
“Une, duke perfaqesuar interesat e klientit tim Sokol Rugovac, si dhe bindjen se tij se ajo shume eshte mizore, kam vendosur qe t’I drejtohem instances me te larte te gjyqit te Malit te Zi, qe kjo gjykate te rishqyrtoj kete lende edhe nje here.E nese nuk jam I kenaqur,une do t’e drejtohem per te drejtohem edhe Gjykates per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, ne Strasburg. Ky eshte nje rast I ngjashem me keqtrajtimet e njohura te shqiptareve nga ana e policise serbe. Soko Rugovac eshte keqtrajtuar vetem per faktin se eshte shqiptar si dhe per shkak se ka deklaruar se ka votuar per Milo Gjukanoviqin, i cili atebote ishte kundershtar I qeverise s Sllobodan Milloshevicit”.
Avokati Velija Muric I cili njeherit eshte edhe kryetar I Komitetit te Avokateve per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Mal te Zi, ka ngri kallzime penale edhe per vrasjen e 21 refugjateve te Kosoves nga policia jugosllave, ne territorin e Rozhajes, ne muajin prill-maj te vitit 1999.