Shoqeria civile vazhdon perpjekjet per zbardhjen e fatit te te pagjeturve

23 janar 2007, Dojçe Vele. Pas tetë vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë, per fatin e rreth 2000 qytetareve nuk dihet asgjë. Që nga viti 1999 kur këta njerëz humben pa gjurmë, familjarët e të pagjetruve u munduan që në forma të ndryshme të kuptojnë për fatin e tyre.

Të vetdishëm pafuqisë së veprimit si individë, familjaret e te pagjeturve u mblodhen rreth shoqatave te themeluara duke bërë evidentimin e personave që mungojnë.   Në vitin 2001 u themelua Këshilli I Asociacioneve të Familjarëve të të Pagjeturve të Kosovës, nen ombrellën e të cilit veprojnë 19 shoqata. Senzibilizimi I opinionit u bë nëpërmes protestave, grevave të urisë e në forma të tjera. Por, edhe pa tetë vjetësh, fati I shumë prej tyre vazhdon të mbetet mister. Kjo, sipas dr. Haki Kasumit, kryetar I ketij asociacioni, vjen si pasojë e mosorganizimit dhe mungesës së bashkëpunimit mes institucioneve:
“Mungon koordinimi në mes të organizatave dhe institucioneve ndërkombtare. Mungon strategjia dhe plani I zgjedhjes së këtij problemi tek ata që kanë marrë këtë përgjegjësi, për të cilët kemi bindjën se disa prej tyre nuk janë të vetdishem për kompleksitetin dhe rëndësinë që ka kjo dukuri e cila ka goditur rëndë një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës”!-thote Kasumi.
Sipas Halit Berishës nga Shoqata për Persona të Zhdukur ”Shpresimi”, e cila kërkon edhe 152 nga të 176 të pagjeturit në Suharekë, një qështje e rëndësishme në të cilën duhet punuar është risocializimi I të goditurve:
“Është vështirë të risocializojme familjarin, sepse te ne ka ndodh gjenocid ndaj një popullate”.
Halit Berisha, ka vëllaun e pagjetur nga të 48 anëtarët e familjes Berisha, nga masakra e 26 marsit të vitit‘99, në Suharekë.
Përderisa, 42 vjecarja Gjyle Haziri nga Mitrovica, e cila për një kohë të gjatë kishte bashkëshortin e pagjetur, tashmë jeton vetëm me djalin në kushte të rënda ekonomike.
“Me një social jetoj prej 50 eurove. Qe tetë muj ma paten ndalë edhe socialin, si m’i pat bo djali pesë vjet. Ky tash nuk ësahtë I aftë për punë!”
 “Për jetimat s’kujdeset kurrkush as për familajret. Jemi anashkalu totalisht,si në shkollim  si në punësim. Vec fjalë e kurrgjo. Fjalë jena mbush, por le të shihet puna!”-thote Antigona Hasanit nga Mitrovica, vetëm në vitin 2005 I janë kthyer mbetjet mortore të vellait 32 vjecar, I cili ia la pas vetes një djalë.
Ferdeze Efendia, nga shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë pas thirrjes se një nëne me djalë të pagjetur, sjell përgjigjen: “Prit për momentin se nuk është koha. Të marrim pavaresinë e mandej do të shohim!”
Ndërsa, Bajram Qerkini, nga Shoqata për Persona të Pagjetur “Kujtimi”, në Mitrovicë, sjell përvojën e tij:  “ Ah po! Kem shumë ndihmë të madhe që si t’na shohin thonë: ”Qe këta po na bajnë zhurmë dhe kthejnë kryet tjetërkah. Shume të madhe e kemi mbështetjen sidomos prej qeverie e prej këtyre komisioneve që ata I zgjedhin vet. Si t’na shohin thonë: ”Qe, erdhën këta e na prishin edhe muhabetin. Se, ky do të flas për të pagjeturit e na duhet të flasim për të ardhmen!”
Dr. Haki Kasumi, nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjareve të të Pagjeturve të Kosovës, flet për rolin e tyre në të ardhmen:
 “Qe 19 shoqata që veprojnë aktualisht në Kosovë, te bashkuara te bejne perkpjekje te koordinojne punen  e tyre dhe zëri I tyre të dëgjohet më lart. Të ushtrojmë ndikimin tonë te pushtetarët tanë dhe te organizatat ndërkombtare të cilat veprojnë në Kosovë, që të kemi institucione profesionale të cilat do t’I qasen në mënyrë serioze dhe do ta mbyllin këtë faqe të errët të historisë sonë”.
Ajete Beqiraj,Dojce vele

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page