1 nentor 2012, Dojce Vele. Me mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike me Evropën Juglindore si dhe te Ministrise Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, cdo vit nga 60 të rinj nga vendet e Ballkanit Perendimor kryejne praktiken në kompanitë gjermane. Qe nga 2009,programi i praktikave në kompanite gjermane është shtrirë edhe në Kosovë dhe prej tij kanë përfituar dhjetëra aplikantë.
Programi i praktikave për studentë dhe të diplomuar nën moshën 30 vjec për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, mbështetet, financohet dhe organizohet nga Komiteti per Marrëdhënje Ekonomike në Evropën Juglindore dhe Ministria Federale Gjermane per Bashkpunim dhe Zhvillim. Admir Lleshi nga Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Indutrisë që është pothuaj një përfaqësi zyrtare e biznesit gjerman në Shqipëri, sjell detaje rreth programit.
„Ky program iu ofrohet vendeve të Ballkanit Perëndimorqë nga Kroacia deri në Shqipëri prej nga cdo vit shkojnë nga 60 të rinj që të zhvillojnë pkaktikat ne kompanitë gjermane. Ky program që nga 2009 ka fillar edhe në Kosovë prej nga ka pas bursistë cdo vit”, thotë z.Lleshi sipas të cilit, të interesuarit mund të aplikojnë Online deri me 19 nëntor, aplikuesit ftohen për një intervistë në janar të 2013-tës në Prishtinë, ndërsa kandidatët e përzgjedhur iu percillen kompanive gjermane për të filluar praktikat 3-6 mujore.
Shkathtësi ballkanike dhe organizim gjerman
Falë këtij programi, Elsa Dede, 29 vjec nga Tirana, që në vitin 2008 ka bërë praktikë 6 mujore në Praktiker AG, në Homburg, Saarland të Gjemanisë. „Në fakt, unë kisha vetem pak muaj pervojë pune në marketing. Ndërsa, në Gjermani pashë një mënyrë krejt ndryshe të punës, se si koncpetohen gjërat, si punohet e mbi të gjitha pashë organizimin perfekt të gjermanëve i cili me ka ndihmuar shumë në
karrierën time”, thotë Elsa.
Edhe Aurel Boriqi, 29 vjec, aktualisht gazetar në Tiranë ishte bursistë I këtij programi në vitin 2011 dhe për 4 muaj bëri praktike në multimedian gjermane Dojce Vele, në Bonn. „Edhepse kam mbaruar një master për politike të jashtme dhe fakultet në gjuhën angleze, praktika në Dojce Vele për mua ndoshta ka qënë hapi më i madh në shkollimin tim, kulmi i experiencës. Për 4 muaj në DË pashë nga afër praktikat e punës së mediave perëndimore, mënyren se si e konceptojnë lajmin dhe pavarësinë që duhet t´ketë një organ mediatik, cfarë në Shqipëri dhe Kosovë është e pakonceptueshme për momentin për shkak të nidkimit politik, ekonomik apo arsye të tjera”.
Prurje të eksperiencës gjermane në Ballkan
Në programin e Bursave të Biznesit Gjerman në të cilin mundësohen praktika 3-6 mujore në kompanite gjermane, aplikuesve nën moshën 30 vjec nga Ballkani Perëndimor iu kërkohen njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane ose të asaj angleze me studime të mbaruara në sektorë të ndryshëm, por me theks të vecantë në arqitekturë, financa, marketing, ingjinjeri, informatikë, gazetari dhe shkenca politike. Por, cila është rruga e bursistëve pas kthimit nga Gjermania?
„Aplikantët që zhvillojnë praktikat në
kompanitë gjermane praktikisht duhet të kthehen në vendin e tyre, në rastin tonë, në Kosovë dhe në Shqipëri dhe këtu të shpërndajnë pervojën që kanë marrë nga kompanitë gjermane“, përgjigjet për DË-në z.Lleshi.
Këtë e bëri edhe Elsa, e cila thotë se:”Me të përfunduar praktikën në Gjermani, mora një ofertë pune ngë Praktiker AG në Shqipëri në të cilin vazhdova për një kohë relativisht të gjatë, deri në mbylljen e saj në Shqipëri”.Përderisa Aureli thotë se përvoja e punës në Dojce Vele për të ishte përvojë për jetë. „Gjatë kësaj ekperience, përvec se u njoha me kulturën gjermane, krijova miqsi të reja, udhëtova shumë, pata mundësinë që të mësoj gjuhën gjermane falas dhe kisha një „full schollarship“ që mua më ndihmoi shumë gjate qëndrimit në Gjermani.Një pervojë të cilen e kam nisur me shumë „pishman“…Por, pasi mora sigurinë që cdo gjë është në duar të gjermanëve dhe konkurrenca është e pastër, konkurova duke bërë një shkëputje nga Top Media ku isha në marrëdhenie pune për këtë praktike katërmujore në Dojce Vele“.
Konkurencë e drejtë dhe e pastër
Një pervojë të tillë Elsa dhe Aureli do t´ua sugjeronin edhe të rinjve të tjere nga shtetet e rajonit, duke I inkurajuar të shfrytëzojnë këtë mundësi.
„Absolutisht, duhet ta provojnë sepse është eksperiencë e shkëlqyer. Një eksperiencë ndërkombtare cila e bashkon shumë afër rajonin cfarë është edhe qëllimi kryesor i këtijj programi është përafrimi dhe sheshimi I problemeve të rajonit, sepse përfshin të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor“, thotë Elsa. Përderisa Aureli porosit të rinjtë ata që hezitojnë”që të zhdukin edhe dyshimin më të vogël se para dy vitesh edhe unë isha ndër ata punonjës të rinj që dyshonin shumë për këtë program. Por, pas fitores e kuptova se rregullat e lojës ishin të pastra dhe atyre do t´iu kushtoj vetëm 5 minuta kohë për aplikim që të hapin një dritare drejt perëndimit. Ata mund të kenë privilegjin të punojnë qoftë në Dojce Vele, si në rastin tim faltum apo tek ndonjë gjigantë ekonomik evropian si tek: Mercedes, Komerz Bank, Dojce Telekom,etj.“
Fale mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike me Evropën Juglindore dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, cdo vit nga 60-të të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë praktika në kompanitë gjermane. Programi i praktikave në kompanite gjermane I cili implementohet nga Shoqata Gjermane e Industrisw dhe Tregtise në Shqipëri, që nga viti 2009 është shtrirë edhe në Kosovë dhe prej tij kanë përfituar dhjetëra aplikantë.