Takimi kulturor “Oda e Junikut 2002”

“Oda e Junikut”, kulla më e lashtë në Junik dhe ndër më të lashtat në Rrafshin e Dukagjinit, njihet vetëm si seli e hartimit të 14-të vendimeve të cilat çuan në shpërthimin e kgryengritjes shqiptare dhe shpalljen e pavaresisë së Shqipërisë, me 1912-të. Ajo ishte kulla e kryepleqnarëve të Kosovës, vendimet historike të së cilës vuloseshin me vulën autoktone me mbishkrimin “Kanuni i Lekë Dukagjinit-Oda e Junikut”. Por, ngaqe Juniku refuzonte ideologjine e partisë komuniste, në vitin \’44, partizanët sekuestruan këtë vulë bashkë me dokumente tjera të rëndësishme, që me 8 janar të vitit ’45 kryepleqnarin e Odës së Junikut ta ekzekutonin pa gjyq bashkë me 11 veta, pari të Junikut.

Reportazhi sjell aktivitetet kulturore në vazhdën e organizimeve për nder të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut me artistë të lëmive të ndryshme nga trojet mbarëshqiptare,organizuar nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me Odën Pleqnare të Junikut, Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë,Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur në Deçan si dhe Shoqatën e Krijuesve të Deçanit. Ndërsa, të dhënat për Odën e Junikut janë shkëputur nga reportazhi radiofonik “Dukagjini,prehër I pleqërimit në oda”,realizuar me 2012 nga intervista me kryepleqnarin e Kosovës, historianin mr.sc. Avdyl Hoxha, tashmë i ndjerë…

Reportazhi radiofonik \”Dukagjini, prehër i pleqërimit në oda\”

Takimi kulturor “ODA E JUNIKUT 2022”

#albaniantradition

Përgatiti dhe realizoi: © # AjetëShabanBeqirajOfficial

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page