29 nentor 2012, Radio Kosova & Bluw Sky. Gjykata Nderkombtare e Hages e liroi nga te gjitha akuzat per krime lufte ish komandantin e Zones Operative per Dukagjin dhe ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinajn me bashkeluftetaret e tij. Kthimi i tyre ne vendlindje te nesermen e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, e shumefishoi.gezimin e kesaj feste gjithkombtare si dhe deshmi edhe nje here pastertine e luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves per jete te dinjitetshme e ne liri.
Qytetaret e Decanit te mbledhur para video projektorit ne qender te Decanit dhe gllogjanasit te mbledhur koke me koke ne kullen e Kompleksit Memorial „Dehmoret e Kombit“, ne Gllogjan, priten nen ethe vendimin perfundimtar te Tribunalit te Hages per bashkevendesin e tyre Ramush Haradinajn dhe bashkeluftetaret e tij.
„Vallahi per momentin jemi n´ankth. Vec besojme se qind per qind do te kemi lajm te gezueshem“, thote Jakup Hamzaj, te cilit vatra e ndezur nuk ia largon etheet e emocionit te pritjes se vendimit te Tribunalit te Hages
„Presim sa ma shpejt lajmin e gezueshem per lirimin e tij se Ramushi eshte legjende e gjalle e kombit shqiptar“, shton Sadri Malaj ,nje gllogjanas tjeter i cili rrrethuar nga bashkefshataret e tij ne katin perdhese te kulles me sy ne ekran po pret vendimin e GJND-se.
“Ndjehem shume i emocionuar dhe I stresuar ne keto momente, teksa po shikojme gjykimin e Ramushit dhe po presim vendimin perfundimtar“, shton Zeqe Malaj, fjalen e te cilit nderpresin brohorimat e gllogjanasve qe perzihen me zerin nga ekrani qe kumotn lajmin per lirimin e Ramushit.
„Ramush Haradinaj u shpall i pafajshem! Tribunali i Hages liroi nga te gjitha akuzat Ramushin dhe bashkeluftetaret e tij.Ky eshte gezim i madh ne Gllogjan. Urime Gllogjan! Urime Kosove! Urime shqiptar kudo qe jeni!”, shton Zeqe Malaj I emocionuar duke u terhequr anash per te fshehur lotet e gezimit qe I buluan ne sy.
„Po ndjehem fort I gezuar. Dha Zoti drejtesia edhe pafajsia e tij na shperbleu, jo si Gllogjan por tane Kosoven dhe gjithe shqitparine, sepse dol in´drite lufta e lavdishme e Ushtrise Clirimtare t´Kosoves e cila ka qene e drejt dhe ne mbrojtje te popullit shqiptar te shtypur e persekutuar me vite te tera nga regjimi serb“, shton Jakup Hamzaj me syte e perlotur.
Ilmi Haradinaj n’balle t’odes ballhapurLote gezimi dhe fytyra te bzeqeshura ka gjithandej, sepse pritja shumejvecare dhe durimi u shperblyen ne menyren me te mire. Por gezimi me i madh i takon familjes Haradinaj, te cilet po prisnin pezull vendimin e GJND-se per te birin, Ramushin.
“Gezimi s´ka kufi. Shkoi fort gjate por…Perfundimi erdh I mire edhe gjithcka u kry“, thote i ati Ilmi Haradinaj.
Ndersa, Luani 14 vjecar, djali I heroit te kombit Shkelzen Haradinaj I cili mban me
krenari emrin e axhes-hero..
“Eshte nje feste e madhe, jo vetem per ne por per gjithe shqiptareine sepse kjo don te thote se Ushtria Clirimtare e Kosoves ka bere nje lufte te paster dhe te drejt per mbrojtjen e popullit dhe te pragut te shtepise“,thote Luani, i cili u burrerua para kohe.
Se pas nje maratoni shumevjecar gjykimesh e rigjykimesh ne Tribunalin Nderkombtar te Hages, me ne fund pastertia e luftes per liri triumfoi, jane komentet me te shpeshta edhe jashte mureve te Kulles se Haradinajve. Prandaj ne Gllogjan gezimi eshte i papershkrueshem. Krismat e fishekzjarreve, kenget e vallet gershetohen me urimet e vazhdueshme, ndersa festen e djeshme te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise lirimi i Ramushit e ben te dyfishte. Sepse, thote Avdyl Mushkolaj kryetar i Shoqatave te Veteraneve te Luftes per Dukagjin: “Lufta ne mbrojtje te popullit tend ka gjithmone bekimin e Zotit. Pastertia e luftes sone sot triumfoi edhe nje here dhe ne jemi shume te gezuarpse Ramushi po kthehet midis nesh. Urime shqiptareve kudo qe jane festat e nentorit dhe lirimi i
komandantit Ramush Haradinajt me bashkeluftetare“.
Vallet e dollite brenda kulles vazhdojne, sepse Kulla e Haradinajve vazhdon te jete e hapur per te gjithe ata qe vine te ndajne gezimin bashke. Musa Ibrahimi nga Gjakova, festen e qytetit te tij po e vazhdon ne kete kullre.
“Ne Gjakove festa vazhdon dhe komuna e ka oganizuar pritjen e ketij lajmi ne menyre fenomenale. Ndersa une erdha ketu se lirimi i Ramushit ma s´pari duhet te kremtohet ne kulle. Kam emocione te vecanta per lirimin e komandantit dhe per ne edhe sot vazhdon festa e 28 nentorit, sepse dite ma t´lumtur nuk ka n´kto troje!”, thote z.Ibrahimi.
Ne oret e pasdites te gjithe bashke u nisen ne kolona per ne Aeroportin Nderkombtar “Adem Jashari”, per t´i dal perpara liderit Ramush Haradinaj i cili po rikthehet edhe nje here triumfues si vet lufta e tij dhe e trimave te lirise.
Ndersa, rikthimi i ish kryeministrit ne Gllogjanin e tij u prit ne menyre madheshtore edhe ne viziten e tij te pare pas lirimit nga Gjykata Nderkombtare e Hages.
Ne Decan festa vazhdon…
Per Gllogjanin dhe Decanin, hisja e madhe e te cilit dihet ne luften per lirine e popullit dhe ne shtetndertimin e Kosoves, festa e 28 nentorit ishte edhe feste e pritjes per ardhjen e Ramushit. Prandaj, kryetari i komunes Rasim Selmanaj me stafin e tij, perfaqesues shoqatash te dala nga lufta dhe qytetare te shumte filluan te kremten me homazhe te varrezat e deshmoreve. Ata vazhduan viziten ne familjen Haradinaj, e cila priste kthimin e ish komandantit e Zones Operative te Dukagjinit dhe ish kryministrit te Kosoves Ramush Haradinajt nga Gjykata Nderkomtbar e Hages ku mbrojti me vite e luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves atehere kur dhuna e poshterimi nga regjimi serb kishin arritur kulmin. Bindja e qytetareve per pafajesine e Ramushit tashme ishte vertetuar dhe lirimin e tij nga Tribunali i Hages e prisnin me flamuj ne cdo dritare, ndersa ne hyrje te rruges panot me mbishkrimin: „Ramushi po vjen“! Andaj, ata nga ane e anes ishin tubuar ta prisnin prijesin e luftes ne Gllogjanin e tij;aty ku shpertheu lufta frontale ne Dukagjin. Kthimin ne familjen e tij, e cila u be baze e rëndësishme e UÇK-së dhe embleme e Rrafshit te Dukagjinit. Ndersa, per kryetarin Selmanaj, pas nentorit te Gjergj Kastriotit dhe te Ismail Qemalit, nentori i trete do te mbetet nentori i lirimit te Ramush Haradinajt dhe kthimit te tij ne krye te institucioneve te Republikes se Kosoves, prej nga u terhoq me 2008 per te mbrojtur per te dyten here vlerat e ushtrise clirimtare ne Gjykaten Nderkombtare per Krime Lufte,ne Hage.
Ardhja e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj ne fshatin e lindjes i percjellur nga avokati i tij Ben Emerson, filloi me homayhe te varrezat e deshmoreve te kombit, per t´iu drejtuar me nje fjale rasti mases nga komunat e Rajonit te Pejes dhe me gjere.
„Si shtet dhe si shoqeri e re ne kemi defekte. Por pajtimi te jetosh me to eshte gabim. Deshira ime eshte te ndihmoj te gjithe dhe Kosoven te drejtojme bashkarisht ne menyre qe demokracia jone te jete me e mire, me e qendrueshme ,me e drejt dhe me e vertet per te gjithe. Ndersa, shteti yne te fitoj peshen dhe vendin qe ka ne rajon e me gjere. Nuk duam te shkojme kah humbjet e vendit, por duam te fillojme te punojme qe t´i sjellim vendit suksese dhe fitore“,tha nder te tjera z.Haradinaj i cili shtoi se: „Do te punojme bashkarisht ne menyre qe demokracia jone te jete me e mire per te gjithe dhe shteti yne te fitoj peshen dhe vendin qe ka ne rajon e me gjere. Ndersa, ne vend se t´ia zeme vetes rrugen me pakicat, nepermjet tyre do te krijojme lidhje, perspektive dhe ura per te ec perpara“.
Sot eshte dite feste. Por para se tw kremtojme, duhet te nderojme per nje cast ata qe dhane jeten e tyre per nje Kosove te lire, pa harruar edhe ata qe i mbijetuan luftes per liri, tha ne fillim te fjales avokati i z.Haradinaj, Ben Emerson:
“Karla del Ponte e vodhi Ramushin nga ju para tete vjetesh. Ndersa, ju nuk e keni idene se c´privilegj eshte ta kthejme ate juve serish!
Britania gjithmone ka qendruar prane popullit te Kosoves. Ndersa, ne biseden e sotme me Londren m´u tha se ata po presin te bashkpunojne me kryeministrin e ardhshem te Kosoves se re dhe te pavarur“.
Kryetari i komunes Rasim Selmanaj, avokatin Emerson e quajti “hero te mbrojtjes se vlerave te Ushtrise Clirimtare te Kosoves” dhe ia ndau dekoraten e heroit tw kombit „Shkelzen Haradinaj“. Ndersa, qytetaret vazhduan kete kremte te shumfishte te 100 vjetorit te mevetesise se Shqiperise me nje deshmi me shume per pastertine e luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves si dhe te drejtes se popullit per jete te dinjitetshme dhe ne liri.