Viti i Ri 2007 vit i sfidave te medha

1 janar 2007, Dojçe Vele. Festat fetare si dhe e kremta e nderrimit te motmoteve ne Kosove u kremtuan me nje fryme paqeje dhe tolerance nderfetare te te gjitha komuniteteve. Situata e sigurise ishte krejt e qete dhe kaloi pa asnje incident, perderisa ne sheshet e te gjitha qyteteve te Kosoves, me shkendijat e fishekzjarreve degjohej urimi I perbashket per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves, ne Vitin e Ri, 2007.

Naten e pare te festes se Vitit te Ri, shumica e popullit te Kosoves, sipas tradites e priti neper familjet e tyre. Nderkaq, ne kete nate me mot te mire qe te kujtonte pranveren, mijera te tjere ishin mbeldhur ne sheshin e Prishtines nen qiellin e hapur, nje risi kjo ne Kosove, per te uruar njeri-tjetirn Gezuar Vitin e Ri!
Ne oren e nderrimit te motmoteve, lideret politik dhe autoritetet me te larta nderkombtare iu bashkangjiten qytetareve ne sheshin e Prishtines. Presidenti Sejdiu vizitoi kliniken obstetrike per te pergezuar dy lindjet e para, perderisa kryeministri Qeku vizitoi familjaret e te pagjeturve, te cilet festen e kremtuan ne rruge, ne shenje proteste per fatin ende te pazbardhur te te dashurve te tyre.
Edhe ne dy netet e tjera te se kremtes, te cilat me shume u festuan ne hotele dhe restorane, kishin nje urim te perbashket. Bindjen, se Kosova po hyn ne vitin e madh e historik kur edhe do te behet njohja formale e pavaresise, e cila sipas shumices se popullates eshte arritur ne vitin ’99.
Rycker:”Viti i Ri 2007, vit i sfidave te medha”
 Presidenti I Kosoves Fatmir Sejdiu, ne mesazhin e tij uroi qe viti 2007 te mbetet ne histori si vit I ndritur I njohjes se pavaresise se Kosoves. Shefi I UNMIK-ut Joachim Rucker, vitin qe lame pas e konsideroi si vit te sfidave te medha por poashtu edhe vit  uniteti dhe I progresit te madh per Kosoven ne apektin e implementimit e standardeve. Perderisa, komandanti I KFOR-it, Roland Kater, ne mesazhin e tij te urimit tha se  beson se viti 2007 do te jete vendimtar dhe se rekomandimet e te derguarit te posaqem Marti Ahtisarit ne muajin e ardhshem, do te sjellin vendimet per te ardhmen e Kosoves, dhe se ai bashke me te 16 mije ushtaret e KFOR-it nga 36 kombe, jane me popullin e e Kosoves dhe do te mbesin me sherbim atje,aq gjate sa edhe ju kerkohet.
Pederisa, popullata shumice e Kosoves e cila vitin qe lame pas e percolli me festen e Krishtlindjeve dhe te Kurban Bajramit ne nje fryme paqeje dhe tolerance fetare, festen e nderrimit te motmoteve te cilen do ta pasoje edhe e kremta e krishtlindjeve ortdokse, e priten me urimin qe viti 2007 te jete vit i shpalljes se pavaresose se Kosoves.
Ajete Beqiraj,DW

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page