4 maj 2004. Natasha dhe Mevlan Shanaj, janë një bashkim fatlum i cili rezultoi me krijimin e një familjeje të lumtur si dhe i një karriere të bujshme artistike. Gërshetimi i natyrshëm i artit të tyre: shkrimtare-aktor, skenariste-regjisor, do të lërë pas vetes shkëndija të pashuara në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare, të cilat do të përcillen brez pas brezi. Reportazhi nga vizita në familjen e tyre, të gjithë ata që Natashën dhe Mevlanin i njohin vetëm nëpërmjet librave dhe ekranit,do t´i shpie më pranë botës së tyre unike prej së cilës buron një art i mirëfilltë i cili na pasuron të gjithëve.
Një shtëpi në \”Rrugën e Dibrës\” e cila me të shkelur pragun të fut brënda një kopshti të dendur me lule të mëdha gjelbërore, është vendbanimi i dy artistëve i cili ofron prehje për të gjithë ata që kanë rastin ta vizitojnë. Mirëseardhjes së ngrohtë iu bashkangjiten edhe qeni e macja, të cilët ngarendin nëpërmjet vazove të mëdha në terrasën e pushtuar nga lulet. Dhe tashmë kur nuk ka më kufi Kosovë-Shqipëri, dyert janë të hapura vecaërisht për miqtë dhe dashamirët nga Kosova, të cilët deri vetëm para katër vitesh keta artiste i njihnin vetëm nëpërmjet librave dhe ekranit. Natë fundgushti. Metropoli shqiptar gumëzhin nga të rinj e të moshuar që kanë zënë qoshkun e tyre sipas moshave. Nuk ka rëndësi kush janë e prej nga vinë. Rëndësi ka fakti se janë shumë dhe janë këtu, në metropolin shqiptar ku cdo detaj flet e frymon shqip. Dhe, ndonëse e vetmuar, kjo për mua mbjell siguri të skajshme dhe ndjenjën e fluturës së lirë në kopshtin e saj. Qarku i formuar nga ndërtesat madhështore të Operas, Teatrit Kombtar, Tirana International sonte është më joshës se kurrë më parë, ndërsa në ballë të rrugës së Bulevardit veshur nga te dyja anët me drunj kurorëdendur, ngrihet shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, heroit kombtar shqiptar i cili shënoi periudhën më të lavdishme të historisë sonë kombtare.
Gati për kremtë(Foto S.Z)\”Pothuaj kam harruar kur jam martuar! Herë-herë themi me shaka, se mos jemi ndër ata të fejuarit e përjetshëm që në djep. Mendoj se ne na ka ndihmuar martesa, edhe pse po të jetë për Mevlanin, unë i them se na ka penguar. Sepse duke qenë krijues, ne jemi egoist në punën tonë. Prandaj, është e vështirë të jenë dy krijues bashkë. Por, nga ana tjetër, martesa ka edhe të mirat e veta. Sepse, kuptohet, siç thotë populli: \”Rrokulliset tengjerja dhe gjen kapakun\”. Edhe ne kështu e gjetëm njeri-tjetrin. Mirëpo, meqë ne kemi qenë shokë, unë akoma nuk e them dot siç thonë disa \’burri im\’. Sepse, për mua mjafton të them-Mevlani dhe ai të thotë-Natasha. Ndoshta kjo është personale, por përse edhe mos ta them? Se, po të ishte Mevlani ndonjë ingjinjer elektrik, edhe pse mund të ishte i shkëlqyer në profesionin e vet dhe poashtu lexues edhe kritik i mirë, kur mendoj që unë s\’marr vesh fare nga ato, më duket se nuk do kisha as objekt bisede me të. Por, këtu do ishte faji im, sepse unë nuk jam aq erudite sa të dija edhe vet ato që di ai. Ndërsa, fusha e artit dhe e kulturës është aq afër me njëra-tjetrën dhe aq prezente për të gjithë, sa që shumica e njerëzve që njihen do të bisedojnë kryesisht rreth kësaj teme. Ështe fusha më e zakonshme e bisedës!\”