Vlera arkeologjike e Kullës së Qelisë

31 janar 2009, Radio Kosova. Evidentimi i vendeve arkeologjike te Deçanit me rrethinë, dëshmojnë pasuri të mëdha të trashëgimisë kulturore, autoktonine dhe lashtesine e qenies shqiptare ne keto treva. Kulla e Qelise apo Shpella e Jerines eshte njera nga keto vende e cila imponon angazhimin e institucioneve qendrore dhe lokale për evidentimin detal, konservimin dhe fillimin e gjurmimeve arkeologjike.
 

Megjithese komuna e Decanit deri me tani nuk ishte e perfshire në hulumtimet arkeologjike nga ministria përkatëse, shoqëria civile e ndihmuar financiarisht nga Fondacioni Suedez Trashëgimia pa Kufij (CHWB), me angazhimin e ekspertëve të kësaj lamie, ka bërë evidentimet e para të cilat premtojnë rezultate të mëdha në këtë fushë. Ndër evidentimet më interesante vlerësohet të jetë vendi i quajtur “Qelia”, e cila shtrihet në anën e majtë të “Lumbardhit” të Deçanit.
“Kulla e Qelise eshte e lanun ne harrese te madhe dhe cdo vit po shkaterrohet, edhe pse vetem muret e kesaj kulle te japin me kuptu se aty ka pas vednbanim. Vlera te tilla ka edhe ne vende te tjera, te cilat ekspertet tane i kane evidentu”-thote Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan.
“Kulla e Qelise” deshmi lashtesie e lene ne harrese
Sipas eksperteve pjesemarres ne evidentimin e vendeve arekologjike, në këtë pjesë ekzistojnë ende themelet e mureve të cilat në të kaluarën kanë rrethuar rreth 8 hektar tokë. Pjesa lindore është e përforcuar me shkëmbinj të lartë, ndërkohë qw për shkëmbin e madh janë ngjeshur muret e kullës së lartë në brendinë e së cilës dikur ka pasur nje vendbanim. Të moshuarit tregojnë se në këtë ambient kanë ekzistuar edhe  tunele, kurse per gjetjet tjera siç janë poqe të dheut, gypa të ujësjellësit, shpata, etj., gjatë sundimit serb i ka marrë Manastiri i Deçanit, per te cilat peshkopi e athershëm ka dhene shuma te majme parashe.
Maksutaj: “Arkeologet hajna” po vjedhin reliktet arkeologjike te Decanit”
“Njesoj ndodh edhe sot, kur kjo pjese frekuentohet nga arkeologe-hajna te cilet provojne te zhdukin gjurmet e ekzistences shekullore shqiptare ne keto treva-thote Rexhep Maksutaj, i cili mori pjese ne evidentimin  e vendeve arkeologjike. Them kete se pas shpalljes se Zone se Mbrojtur, aty kane fillu te germojne nuk dihet kush, e sipas disa deshmive kane germu edhe “popat” e manastirit te mbrojtur  prej KFOR-it. Prandaj, nese nuk ndermerr dikush dicka,ajo pjese ka me u shkaterru dhe ka me sjell pasoja per historine Decanit, Dukagjinit dhe te Kosoves”.
Sido qe te jete, përkundër tendencave të vazhdueshme, keto vendbanime i kanë qëndruar kohes per te deshmuar lashtesine e qenies shqiptare dhe pasurine e trashegimise kulturore, e cila do duhej te gjurmohej dhe të vihej nën mbrojtje të institucioneve te Kosoves.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova
Foto: Kulla e Qelise eshte terhqeur nga FB Decani krenaria e Kosoves

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page