Klinika e Hornit te Austrise dhuron kompjuter per shkollat e Decanit

1 shtator 2012, Radio Kosova. Fale angazhimit te mergimtareve nga Kosova por edhe te donatoreve vullnetmire, ne shkolla po krijohen kushte gjithnje e me te mira per qasjen e nxenesve ne fushen e informatikes. Donacione te tilla per te treten here me radhe vine nga klinika e Hornit nga Austria, nga te cilat brenda tri vitesh u kompletuan kabinetet e informatikes ne disa shkolla te komunes se Decanit.

Shefqet Balaj  ka emigruar tash 20 vjet ne Horrn, rreth 70 kilometra nga kryeqytetit autriak. Mirepo, edhepse ka ndertuar nje jete te re, krahas angazhimeve rreth familjes, biznesit te pavarur si punetor  i kualifikuar per industrine kimike si dhe punes se rregullt ne nje shtypshkronje, ai gjithmone gjeti kohe edhe per aksione humanitare duke i qendruar prane popullit te tij sa here iu dha mundesia. Njera nder format e kesaj ndihme ishin edhe tri serite e kompjtuereve nga klinika e qytetit te Hornit e njohur si Wahldviertelklinikum, te cilat u dhane per shkollat e komunes se Decanit. Perfituesja e pare e tyre ishte shkolla e fillore e Strellcit te Poshtem ne te cilen Shefqeti mesoi shkronjat e para.
 

“Aksioni i pare ka qene ne vitin 2009 dhe deshira ime ishte qe kompjuteret e apre te barten ne shkollen time te pare, ne Strellc te Ulet. Natyrisht, drejtori Hysen Balaj na ka prit ne kufi me Malin e Zi, na ka ndihmuar te mo kemi vonesa ne doganimin e kompjutereve si dhe na ka percjell nga kufiri deri ne shkolle. Ndersa, ne shkolle ka qene pritje mbreselenese qe ishte kenaqesi per ne dhe nje kujtim I paharruehsem”, rrefen z.Balaj.

Kierberger:”Modeli im “Mjeket pa kufi”
Iniciator per sjelljen e ketij ddnacioni kompjuteresh ne Kosove ishte ingjinjeri austriak Josef Kierberger, i cili punon ne spitalin e Hornit Wahdlviertelklinikum sepse fakti se ne Kosoven si shtet i ri dhe i varfer ka shume femije te cilet kane nevoje per arsim ishte I mjaftueshem qe kompjtueret qe nderrohen ne spital ai te insistoje qe te orjentohen kah shkollat e Kosoves. Dhe e tera filloi keshtu,rrefen inxhinjeri Kierberger:
Mirenjohje per inxhinjerin Kierberger

 „Nje praktikant imi pas nje viti te largimit me telefonoi dhe ma kujtoi:“ Dikur me ke thene se ne do duhej te dergojme kompjuter ne Kosove“, sepse une atij I kisha rrefyer se modeli im ne spitalin ku punoj jane Mjeket pa Kufi . Dhe edhepse nuk jam mjek, une munda te ndikoj qe kompjuteret te cilet dalin jashte perdorimit, per t´I sjell ne shkollat e Kosoves. Fillimisht, 20 prej tyre I kam marr nga dy spitale se bashku me shtypes dhe me mjete percjellese. Ndersa ne Kosove I kemi sjell fale mikut tim Shefqetit, i cili ka qene aktiv ne aksione te shumta humanitare. Dhe kshtu,  ne vitin 2009 kur kufijte nuk ishin aq te hapur ne morem nje autobus me qira dhe pas nje rrugetimi te gjate I sollem ata nepermjet  Malit te Zi ne Kosove. Aksioni i pare ishte ne Strellc te Poshtem me 2009, kur pas nje udhetimi te veshtire, edhepse e premte dhe dite feste jemi pritur nga 200 nxenes dhe i gjithe stafi i mesuesve ne nje menyre madheshtore. Dhe ky ishte nje moment shume prekes“. 

Drejtori I kesaj shkolle Hysen Balaj thote e nje pritje e tille per donatoret vullnetmire ishte e natyrshme duke pasur parasysh nevojat e medha te shkolles se tij.

 „Donacioni ka qene i mireserardhur per te gjithe ne, e me se tepermi per nxenesit te cilen e priten me entuziazem te madh. Fale ketij donacioni, tani nxenesit tane shume lende mesimore tani i zhvillojne me ane te kompjetereve, shtypin e printojne, mesojne programet dhe shohin punen praktike ne lenden e informatikes. Sot,  informacionet nuk merren vetem nga tekstet mesimore, por interneti eshte nje burim i gjere informacioni.  Prandaj, kompjuteret jane nje docanion i mireseardhur per nxenesit dhe nje mundesi e mire per qasje ne keto informacione. Keshtu qe mirenjohja per kete klinike donatore eshte e madhe dhe e vazhdueshme. Shpresojme se ne te ardhmen do te mbesim ne kontakt ne menyre qe nga kjo ndihme te perfitojne edhe shkollat e tjera te komunes“.
Pas shkolles fillore ne Strellc te Poshtem, ne vitin 2012 ndihma vazhdoi  tutje ne Shkollen Fillore „Sulejman Vokshi“,ne Prilep. Qe atehere ora e informatikes mbahet ne kushte bashkekore, thote Sami Lokaj, drejtor.
 

„Une me t´u pranuar si drejtor, kam bere kerkese ne Ministrine e Arsimit per kompletimin e kabinetit te informatikes. Por, kjo nuk ka ndodh per shkak te mungeses se mjeteve,si per te gjitha komunat e Koosves. Prandaj, donacioni prej 15 kompjuteresh nga spitali i Horrnit ka qene i mireseardhur dhe nje ndihmese shume e madhe per ne,meqe ora e informatikes deri aty mbahej ne menyre te parregullt. Qe atehere, nxenesit tane jane shume te pergatitur ne kete fushe dhe ora e informatikes vazhdon te mbahet ne formen me bashkekohore.  Ndersa, merita per kete i takon Shefqet Balajt, mikut te tij Josef Kierberger dhe miqve austriak, te cilet kane ndihmuar

Drejtori i shkolles Hysen Balaj

shkollat tona“.

Perderisa donacioni me I fundit iu dha shkolles “Isa Boletini”, ne Isniq. „Dhe meqense ky udhetim ishte mjaft i veshtire dhe neper kufij dhe dalje te ndryshme kishte nje korrupcion te madh, ne derdhem shume para-thote Kierberger per te shtuar se,” ne fund ia dolem qe ne shkollen Sami Lokaj ne Prilep te sjellim edhe 20 kompjuter me pjeset percjellese. Ndersa, kesaj radhe, meqense kishim ndermend aktualizimin dhe perforcimin e kompjutereve ne shkollen e Strellcit dhe te Prilepit,  i sollem 50 kompjuter, 30 monitor dhe pjese te tjera, nga te cilet 30 kompjuter ia dhuruam shkolles Isa Boletini ne Isniq“, thote z.Kierberger.


Mergimtaret mendojne edhe per femijet e Kosoves
Dhe,si per cdo  njeri i cili e do atdheun dhe popullin e tij, edhe per Shefqet Balajn donancionet e tilla jane gjithmone te mireseardhura.
 
„Une kam sjell donacione edhe perpara, se ishte kohe e pasluftes kur kishte nevoje per cdo gje. Mirepo, isha me se I lumtur kur z. Kirberger me thirri dhe ma tregoi kete ide edhe thashe se une jam ne gjendje te beja cdo gje per sjelljen e kompjutereve tek femijet tane te cilet kane shume nevoje. Dhe kshtu  z.Kierberger filloi qe t´i bashkoj kompjuteret, ndersa djali im Qendrimi ndihmonte ne pastrimin, sistemimin dhe perforcimin e tyre dhe ne pergatitjet per transport“.

 

Nga rrefimet e Balajt plot dashuri per vendlindjene tij, nga mikpritja tradicionale por edhe pasurite kulturore dhe natyrore te Kosoves, per mikun i tij austriak Josef, Kosova nuk eshte me vetem nje shtet i cili duhet ndihmuar por edhe nje vend i preferuar per pushime.

„Vi per here te trete ne Kosove dhe me nje fjale me pelqen shume. Ne te kunderten nuk do te via me“, thote z. Kierberger, per te cilin kjo eshte arsye me shume qe ai t´i rikthehet Kosoves me donacione sa here t´i ofrohet mundesia.

“Ne do te jemi sigurisht aktiv edhe ne te ardhmen  sepse e kemi kete mundei, duke qene se kompjuteretne kliniken tone nderrohen vazhdimish. Numri i femijeve po rritet dhe eshte e rendesishme qeatyre t´ua fusim ne koke diturine. Mirepo, shtrohet pyetja se sa do te thjehstesohet procedura doganore ne te ardhmen, meqe vetem kesaj radhe kompjtueret tane kane qendruar nje jave dite ne kufirin Maqedoni-Kosove. Kjo u rregullua fale mikut tim Shefqetit, pas nje morie telefonatash“.

Mergimtari Balaj me familje e tij
 
Kerkohen lehtesime ne dogana per ndihma humanitare
Me kete rast z.Balaj iu ben thirrje institucineve te Kosoves per lehtesim procedurash kur jane ne pyetje aksionet humanitare:
 

“Une neper kufinj gjate doganimit e zhdoganimit ku ka fillu nje burokraci jashtzakonisht e madhe, kam fillu ta vertetoj se Kosova po formohet si shtet, gje e cila me gezon. Por, une do te lusja politikanet tane qe qeshtjen e ndihmave humanitare  ta rregullojne me ligj.  Rasti I fundit qe neve na mbeten kompjuteret permbi nje jave ne kufi edhe keto jane do gjana qe ndoshta une si  shqiptar  mund t´I kuptoj disi, por ingjinjer Kierberger keto nuk mund t´I kuptoje. Neqoftese keto pune do t´behen ma te pakoklavitura, natyrisht qe ndihmat tona s´do t´mungojne. Problemi eshte qe asnje doganier nuk na ka thane nje fjale te njejte dhe secili kerkonte nje dokument tjeter, kshtu futeshin bjeshket  ndermjet. Pastaj u desh qe te bejme telefonata te ndryshme derisa e gjetem nje person qe thirri dhe tha:“ A jeni normal, kjo eshte ndihme humantiare“. Atehere funksionoi cdo gje, por neve kjo na kushtoi nje jave kohe“.  

Shefqet Balaj eshte nder ata bashkatdhetare te cilet asnjehere nuk harruan prej nga erdhen dhe krahas femijeve te tij, mendoi edhe per femijet e shumte te Kosoves, numri ite cileve  po rritet se bashku me kerkesat per ndertimin e nje jete me standardet e familjes evropiane,pjese e se ciles Kosova synon te jete ne nje te ardhme te afert.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page