YLLI i FATIT i pushonte në dorë

Ylli i Fatit i pushonte ne dore.Viti \’95.

***

Në qiellin e kthjellët yjet vezullonin, titëronin si të përgjumur. Edhe deti pushonte e bënte gjumë.

Agimi me kaltërsinë e tij, dalngadalë po dëbonte natën që kishte lodhur sytë e saj të pagjumë dhe atje ku deti e qielli përqafohen, dielli kishte nxjerrë syrin e tij të zjarrtë. Qielli kishte gdhirë I buzëqeshur dhe me qiltërsinë e tij sikur mundohej të shpëlante një zemër nga vuajtja. Nga larg shihet nje copë deti, si një ishull I kaltër e në zemrën e saj përtërintë mallin që digjte, ende pa u larguar. Orët iknin. Koha rrëshqiste nën këmbët e saj. Castet që e afronin orës së ndarjes, e torturonin. Rrjedha e jetës do të ecte e qetë si gjer atëherë. Por, ajo e tëra do të mbetej vetëm tentim për një dashuri, por kurrë kurorëzim I saj. Si do të mund të largohej nga ai vend, në të cilin pa anën më të bukur të jetës? Si do të mund të largohej nga ajo buzëqeshje që I ofronte lumturi? Si do të gjënte fuqinë për të braktisur atë që e bëri të ndjehej si femër, që ishte e dashuruar dhe dashuronte?!…Dy lotë të valë iu shkëputën nga qepallat dhe I rrëshqitën në krahëror. Një fllad mëngjesi edhe mes dhëmbjes përkundte dashurinë e me puhinë që ia fshinte lotet, sikur I përshpëriste: \”Mos…Mos u jep!…Ndoshta, ti do të jesh dashuria fatlume!\”

\”YLLI I FATIT I pushonte në dorë\”

(Novelë-Pjesa e parë,vazhdon me pjesen e dyte, \”Syte e Fatit te Mire\”)

Biblioteka \”SHKËNDIJA\”

Redaktor:Jonuz FETAHAJ
Recenzent: Hajro ULQINAKU

Lektor: Rrahman PAQARRIZI

Prishtinë, prill 1995

Download PDF: YLLI I FATIT i pushonte në dorë

You cannot copy content of this page