5 nëntor 2007, Dojçe Velle.Kosoves mungojne edhe mijera qytetare,te cilet u grabiten nga forcat serbe gjate luftes se Kosoves. Numri më i madh ketyre qytetareve janë pleq, gra dhe fëmijë.
Shkëputje me të dashurit pa lamtumirë, mes plumbash, britmash e vajesh… Kthim me shpresën për bashkim të sërishëm e pas zhgënjimit, ndrydhje të përditshme zemre përballë vendeve të zbrazta, në shtëpi e në sofër. Gjendje e përhershme amullie në pritje që ata një ditë, papritur të trokasin në derë. Si përfundim, një grusht eshtrash të tretura me vite në varrezat masive. Ndersa, pas pritjes shekullore në shpresa të rrejshme, ngushëllimi duhet të jetë fakti se tash e tutje të paktën do t\’ua dinë varrin!
Fati i pandriçuar i 4,400 të pagjeturve shqiptarë…
Ky është realiteti i dhëmbshëm me të cilin, shumica prej tyre, përballen edhe më tutje! Që nga përfundimi i luftës së vitit \’ 99, mbetjet mortore të shqiptarëve të groposur në varrezat masive, në Serbi, për 19 herë me radhë u sollën në Kosovë. Por, me gjithë thirrjet e vazhdueshme që komisionet qeveritare për persona të zhdukur, në Kosovë dhe në Serbi, të bëjnë përpjekje të përbashkëta për t\’i hulumtuar vendbanimet e dyshuara ku mund të ketë kufoma si dhe të përshpejtohet zhvarrimi i personave në varrezat e identifikuara, megjithatë për fatin e afro gjysmës së tyre nuk dihet asgjë. Të domosdoshme janë përpjekjet shtesë për hulumtimin e vendeve, ku supozohet se ka trupa të shkatërruar, ose të djegur, ndërkohë mundësia e gjetjes së rastësishme të vendeve të dyshuara si varreza massive, nga banorët e Kosovës, është gjithnjë e më e pranishme.
Rasti më i freskët ai i ditës së premte
Disa banorë të fshatit Orllan të Podujevës, teksa po kërkonin varrin e së ëmës së varrosur gjate eksodit të shqiptarëve të Kosovës me \’99, krejt rastësisht hasin në një kafkë njeriu dhe në një skelet tjetër, i cili dyshohet të jetë skelet femre. Naim Latifi, toger i Shërbimit Policor të Kosovës, me shërbim në Podujevë na thotë më shumë: \”Një shqiptar i Podujevës ka shkuar të bëjë zhvarrosjen e kufomës së nënës së vdekur gjatë luftës, dhe në lokacionin afër gjamisë të fshatit Orllan, ka hasur në disa eshtra dhe në një kafkë tjetër. Eshtrat, dyshohet të jenë të një femre. Menjëherë është informuar Shërbimi Policor i Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me patologët dhe i kanë marrë eshtrat dhe i kanë dërgu në ekzaminim\”.
Gërmimet vazhdojnë…
Halit Blakcori beson se ky skelet është i të ëmës së tij, Qamiles, 86 vjeçare, të cilën për herë të fundit e kish parë në një traktor, në vitin 1999. “Tuj e kërku nanën e vdekur e të varosur gjatë kohës kur kanë qenë refugjat, ata kanë zbulu varrin e nënës tonë. Dhe, na e tuj e dit se në atë vend afër Orllanit ishte e mundshme të jetë e varrosur, kur shkuam, konstatuam se disa rroba janë pikërisht të nënës sonë\”-thote Blakçori.
Sipas Blakçorit, lokacioni i lartpërmendur është kontrolluar nga njësitë e policisë së UNMIK-ut dhe është shpallur si zonë e verifikuar. Mirëpo, patologët e Prishtinës, të cilët bashkë me njësitë e ShPK-së për persona të pagjetur kanë dalë në vendin të ngjarjes dhe kanë tërhequr eshtrat e gjetur, do të vazhdojnë gërmimet, për faktin se këtu besohet të jenë të varrosura edhe kufoma të tjera. Sipas statistikave, te pagjetur vazhdojne te jene edhe 4,400 persona të tretur pa gjurmë nga forcat serbe, numrin më të madh prej te cileve e përbënin pleq, gra dhe fëmijë.