ZEJNULLAH HALILI, me 2001 :
Kuptime shenjtëruese e hyjnizuese për tri besnikëri apo tri dashuri I gjejmë pikërisht në vëllimin me poezi me titull “Zemra e di” të poeteshës së re(në moshë) por jo edhe në pjekuri të krijimeve, të z.Ajete Beqirajt. Në këtë mare sacrum(det të shenjtë) të kësaj poetesheje bëhen të pavdekshme deri në hyjnizim dashuria në kuptimin e thellë të një ëndrre të pastërt si burimi malit, për një djalosh, më pastaj ajo e vendlindjes, sepse autoren si duket valët e jetës e hedhin edhe nëpër botë, e në këtë edhe një dashuri skofiare atërore, që zgjohet vetëm nga një zemër e pastër, që di, që ndjen dhe që tkurret për t’et.
Kur Zemra e Di, edhe metafora e saj e di se ka për detyrë të qëmtojë varg të ri, të lirë, të figurshëm dhe të prirur nga butësia njërëzore. E shtyë nga forca e brendshme për të thënë atë që di zemra, autorja Ajete Beqiraj ka hapur një prolog dhe brenda një universi poetik ka futur gjithë ëndërrimet e saja për të thënë gjëra të pathëna apo motivet jetësore për t’I shprehur në një mënyrë tjetër, vazhdimisht dhe në një rrjedhë të pasosur për t’I shkrirë në kredon krijuese. Që nga hapja e gjer në mbyllje të librit sikur ndodh një tërmet shkundullues në shpirtin e saj, sepse ajo brënda është vetëvetja e autores, ku shpreh individualitetin njerëzor e qytetar në trajtën e vet, që deri në këtë process e con gjëndja e trazuar shpirtrore.
Kujtimet e përfytyrimet e saj lidhur me vende, situata e njerëz të dashur, marrin një trajtë të gjallë dhe u blatohen këtyre ndjenjave në mënyrë origjinale, me një zë të vetin e tingëllimë të përpiktë, më përjetim personal po edhe universal.
Meritë e A-Jetës është se ajo di të mbrujë poezinë apo ëndrrën e vet me jetën e psikologjinë në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Te kjo vërtetësi e con frymëzimi, lënda shpirtërore e cila pa u thënë kështu nuk bën se E di Zemra ose Zemra e Di, që është e shqetësuar, sic është e shqetësuar poezia e saj që mëton të jetë larg cdo imitimi formal. Kriteret e përzgjedhjes për botim të poezive qenë në shije të autores po dhe të redaktorit e të recenzuesit, që iu nënshtruan asaj që na e preku shpirtin, asaj që na u imponua me vlerat që bart.
Tetor ’97
Nëse unë vdes
Mallkimi im me shekuj
Do t’rëndojë mbi atë shtëpi
Vajet e mia të gjata
Do të shembin muret,
Tjegullat si gjaku im
Do t’përplasen përtpokë
Si lotët e syve të mi
Do të rrokullisen gurët
Pesha e tij Shkëmb
Do të mbyll atë derë
Hija ime do të bredh
Edhe mbi atë gërmadhë,
Ofshamat do të mbysin këngën
Tupana dasmeje
As vaj fëmije kurrë
S’do të degjohen në atë prag
Do të vijë koha kur do t’kuptosh
Vdekja s’është dënim për të gjithë
Rëndë e egër godet jeta
Mëshiron më pak se vrasësi,
Në gjirin e varrit
Prore është shpëtimi
Kur troket ora e mallkuar
Të paguajmë borxhin-t’lajmë mëkatin.
Ajetë Beqiraj,
Botuar me 2001
“Iliriku”,Prishtinë.
See more: Zemra e di( I )