29 gusht 2011, Dojce Vele. I themeluar si komune ne vitin 2005, Juniku, eshte nje storje e suksesshme e procesit te decentralizmit. I konsoliduar si komune ne vitin 2005, ne kete periudhe gjashtevjecare, investimet brenda tij kalojne milionat.
Juniku, deri dje fshati me i madh ne Kosove, eshte shembull i zhvillimit te nje komune te re. Siperfaqja prej 80 kilometrash katrore e pasur me nje trasheigmi te rralle natyrore dhe shtrirja e tij rreze Gjeravices me 2,656 m lartesi mbidetare, i ofron asaj kushte te shkelqyera per zhviillimin e turizmit veror dhe dimeror. Perderisa, angazhimi i komunes dhe mebshtetja e fuqishme e qeverise se Ksooves dhe donatreve, i ka mudnesuar asaj per nje periudhe gjashtevjecare nje zhvillim te hovshem. Si investim te rendesishem ne trashegimine natyrore te Junikut Agron Kuci, kryetar, permend ndertimin e shtratit te lumit Erenik ne vlere prej 443 mije eurosh nga Minsitria e Financave si dhe nje donacion tjeter nga Banka Boteroe ne vlere mbi 125 mije eurosh per perfundimin e projektit ne gjatesi prej 2,200 metrash. Perderisa, projekte te shumta ne ngritjen e mireqenjes se qytetareve te Junikut jane realizuar tashme.
“Rrjeti i kanalizimit eshte perfunuduar. Tash jemi ne ndertim e siper te impiantit te ujerave te zeza qe eshte nje vlere mbi 1 milione e 850 mije euro, donacion i Komisionit Evropian. Po kete vit ne nje konkurence nga komuna e Decanit, Istogut dhe Pejes, kemi arrit qe te perfitojme nje donacion nga Komisioni Evropian qe eshte ndertimi i Qendres Turistike Informative per Rajonin e dukagjinit, qe me te vertete eshte nje ngjarje e rendesishme per Junikun. Objekti eshte konservim dhe restaurim i tipit kulle qe te identifikohemi me identitietin dhe traditen tone. Kulla ne kete vit eshte kosnervuar, gjate periudhave te tjera besojme se do te restaurohet, ndersa ne maj te vitit te ardhshem pritet te restaurohet. Vlerae projektit eshte 150 mije euro nga Komisioni Evropian gjithashtu”, thote kryetari Kuci, sipas te cilit as investimet nga komuna nuk kane munguar.
“Kete vit nga bugjeti i komunes kemi ndertu dy kilometra rruge lokale ne lagjen Gacafer, diku 220 mije euro. Pastaj ne lagjen e Qokut kemi asfaltuar rrugen QOKI ne vlere prej 100 mije euro, me investim te Ministrise se Pushtetit Lokal. Krahas ketyre rrugeve lokale, ne jemi duke ndertu dhe riparu edhe kanalet e ujerave siperfaqesore dhe te ujitjes se tokes bujqesore”.
Juniku eshte nje familje e madhe dhe e harmonishme
Ndersa, ndryshimet e vazhdueshme ne kete komune me se miri i verejne vet qytetaret. Njeri nder ta eshte Haxhi Islami, te cilin e gjetem teksa pinte kafene e mengjesit ne njerin nga restoranet ne qender te Junikut.
“Sa i perket punes se komunes se Junikut, une jam shume i kenaqur se edhepse ka pak te hyra si komune, me ndihmen e qeverise se Kosoves dhe te donatoreve eshte ne perparim e siper. Kryetari ka punuar shume per kete vend sa une cuditem kur e krahasoj me ate Junikun e meparshem dhe dnryshimet qe jane bere per nje kohe te shkurter. Me se tepermi jam i kenaqur me punen qe bani per Erenikun e Junikut i cili perpara ka qene i mbushur me mbeturina. Me rregullimin e shtratit te lumit, Juniku ka marr nje pamje
jashtezakonisht te bukur. Dhe kjo fale angazhimit te komunes por edhe mbeshtetjes se qeverise dhe donatoreve Juniku sot ka rruge te asfaltuara, ujesjelles, kanalizim. Por, Junikut i mungojne fushat sportive dhe nje vend me lodra femijesh, se s´ka absolutisht n´Junik”.
Haxhi islami jeton ne lagjen Qestaj te Junikut. Ndersa, bashkejetesa ne familjen 26 anetareshe eshte per te krejt e rendomte, meqense vet Juniku eshte nje familje e madhe dhe e harmonishme.
“Juniku eshte nnje familje e madhe e lidhur ndermjetvte me martesa dhe te gjithe krahas fqinjesise jane edhe nip e daje, dhender e mik, e kshtu me radhe dhe te gjitha i kane nte perbashketa. Ndersa, mund t´them me plot gojen se Juniku i ka nje rini shume te sjellshme, te qete dhe te kulturuar”, thote z.Islami.
Investim i vazhdueshem ne ngritjen e mireqenjes se junikasve
Lagja Berishe me mbi 200 shtepi eshte lagja me e madhe ne Junik. Ndertimi i dy trafove ne lagjen Qok dhe Berishe, nderrimi i shtyllave te betonit dhe i rrjetit primar, pajisjet per sherbimin e zjarrfikesve, muri mbrojtes i kanalit qendror te ujitjes nga ura e Erenikut si dhe 20 makina mjelese per fermeret junikas, jane donacione te KFOR-it italian, mbeshtetjen e vazhdueshme te te cilit e gezon komuna e Junikut. Ndertimi i fushes sportive dhe ambientit rekreativo argetues ne gjimnazin Kuvendi i Junikut prej 78 mije eurosh, eshte bashkefinancim i komunes dhe UN Habitatit. Perderisa investimit te objektit te administrates komunale nga Ministria e Pushtetit Lokal ne vlere
prej 600 mije eurosh sivjet i eshte bashkangitur edhe ndertimi i salles se asamblese te peruruar jo fort larg, ne vlere prej 47 mije eurosh, 25 mije prej te cilave ishin donacion i komunes se Junikut.
“Ne ndertim e siper eshte edhe Qendra e Mjeksise Familjare me rrethoja, parkingje, nje donacion i Ministrise se Shendetsise ne vlere prej 455 mije eurosh me nje bashkefinancim te komunes mbi 35 mije euro,”, thote kryetari Kuci.
Dhe investime te tilla Junikut i kane dhene nje pamje krejt te re, thote Mehmet Haxha 72 vjec nga lagja Berishe.
“Per 50-60 vjet sa u bane si o hy partia komuniste nuk eshte bane Junik cka eshte ba prej se mbaroi lufta. Vec nje rruge kater kilometra na kane pas ba atehere. E tash, gati s´ka rruge ne Junik qe s´eshte asfaltu brenda e jashte, kanalizmin e kemi ba krejt, shtyllat elektrike i kemi vu te reja, ujin e kemi shume te mire, prej”, thote z.Haxha.
Rikthimi i ketes ne Jasiq dhe Gjocaj, sfide e vazhdueshme per Junikun
Por, perkunder sukseseve te shumta te komunes se Junikut, rikthimi i jetes ne fshatrat Jasic dhe Gjocaj mbetet sfide e vazhdueshme. Te rreth 800 banoret tash 12-te vjet jetojne ne lagjen Agim Ramadani ne Junik apo jane zhvendosur ne qendra te tjera. Perderisa, deminimi i territorit nga FSK dhe Hello Trust mbjell shpresen se me ne fund edhe ne kete zone te minuar ne te cilen kater banore kane humbur jeten dhe disa te tjere jane lenduar, do te ringjallet jeta. Agron Kuqi, kryetar i komunes se Junikut thote se ne keto dy fshatra edhe pas 12 vjetesh ndjehen pasojat e lujftes:
“Edhepse pas perfundimit te luftes eshte bere deminimi i ketyre fshatrave te cilat kane qene teresisht te minaura,terreni akoma nu keshte i sigurt per ktjim. Pas kerkeses sone tek Forca e Sigurise atje ka filluar deminimi i serishem sepse atje edhe me tej vazhdojne te gjinden mjete te pashperthyera eksplozive. Dhe me tragjikja eshte se deri me tani ne keto pjese kane humbur jeten kater qytetare dhe disa te tjere jane plagos”.
Jasiqi dhe Gjocaj, dy fshatrat idilike ne preher te Gjeravices, dikur me shkollë, ambulancë e me të gjitha kushtet për jete, qe 12-te vjet kane ngel vec nje zone e shkretuar. Të 300 shtëpitë e rrenuara nga lufta tashme jane vec germadha te braktisura nga te 65 familjet me rreth 800 banorë, te cilet jetojne neper komunat fqinje apo jane te vendosur ne lagjen “Agim Ramadani”, ne Junik.
“Vertet eshte nje sfide e cila vazhdon te mbetet, sepse gjate luftes keto dy fshatra jane rrenuar teresisht dhe banoret qe nga perfundimi i saj, jane te vendosur ne lagjen Agim Ramadani, me te cilat shtepi menagjon Agjencioni Kosovar i Prones. Jane rreth 800 banore te te dyja fshatrave te cilet ane shperngulur edhe ne qendra te tjera te Kosoves”, thote per radion tone kryetari Kuci.
Dy fshatrat idilike ne preher te Gjeravices
Mirepo, se shpejti Jasiqin dhe Gjocajn, dy fshatra idilike ne preher te Gjeravices po hapet nje perspektive e re. Sepse, jo fort larg ne mes te Ministrise se Forces se Sigurise se Kosoves dhe komunes se Junikut eshte arritur marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit “Hapja dhe Trasimi i rrugës Jasiq- Livadh i Madh- Varrezat e Koshares”. Hapjen dhe shtruarjen e rruges 14-te kilometershe me zhavorr , kryetari Kuci e cileson si projektin me madhor te qeverisjes se tij. Perderisa hapja e kesaj rruge eshte lajm i mire edhe per vet junikasit te cilet e duan qytetin e vet. Saranda Miroci eshte njera prej tyre.
“Kujt nuk i pelqejne bukurite e Junikut. Dhe kete nuk e them pse jam junikase, por Juniku ka nje natyre te bukur te cilen e lakmon secili,sidomos ne sezonin e veres kur eshte nje ambient mjaft i qete. Mua me pelqen gjithcka ne Junik e sidomos nje restoran ne Jasiq te cilin e vizitojne me se shumti te rinje dhe familjaret. Ndersa, ndertimi i kesaj rruge gjithsesi do t´ua bej udhetimin me te lehte”, thote Saranda.
Ndersa, se shpejti pritet realizimi i projektit për ndertimin e rruges 14 kilometershe për ne fshatrat Jasiq dhe Gjocaj e deri te Varrezat e Koshares. Projekti i cili financohet nga Minisitria e Forces se Sigurise se Kosoves me nje pjesemarrje modeste te komunes se Junikut eshte arterja kryesore per zhvillimin ekonomik të kësaj zone si dhe rikthimin banoreve ne Jasiq dhe Gjocaj ,te cilat deri ne shperthimin e luftes ne Kosove njiheshin si hambar i komunes se Junikut.
Juniku pjese e programit “Kosova e Bukur”
Komuna e re e Junikut do te perfitoj edhe nga programi “Beatifull Kosovo”, lansuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE)ne Kosove i cili synon zvogëlimin e papunësise, zbutjen e varfërisë si dhe zbukurimin e komunave. Ne kete program ne te cilin kane qene te thirrura per konkurim te gjitha komunat e Kosoves, përfshihen: renovimi i fasadave, krijimi i zonave të gjelbëra dhe projekte të tjera te cilat përmirësojnë infrastrukturën urbane dhe sociale. Ndersa, adaptimi i nje kulle qindvjecare ne nje biblioteke qyteti ne komunen e re te Junikut ishte nje karakteristike qe nxiti komisionin perzgjedhes te Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian per financimin e ketij projekti.. Kryetari Kuci sjell hollesi:
“Kete vit kemi marre edhe nje docanion prej 70 mije eurosh nga Komisioni Evropian te cilin e implementon IOM- i, me te cilat ne nje kulle te Junikut do e ndertohet biblioteka qe nuk e kemi pas. Dhe keshtu, ne kete vit, ne jubileun e lindjes se Din Mehmetit biblioteken e qytetit do ta emerojme me emrin e ketij poeti junikas. Dhe ky eshte nje gezim i shumefishte, sepse biblioeteka po ndertohet ne nje kulle tradicionale shqiptare”.
Dhe keshtu, Juniku behet per here te pare me biblioteke te qytetit. Se, edhepse biblioteka eshte deshmi e zanfailles dhe identiteti t te nje populli si dhe element baze i trashegimise kulturore, kete mundesi deri me tani nuk e pati edhe Juniku . Vleres se biblioetekes Ali Qeka me banim ne Junik i eshte i vetdishem. Prandaj thote se:
“Ne e marrim biblioteken thjesht si nje institucion ose nje zyre me libra.Por,jo! Bibliotekat paraqesin kulture dhe lashtesine e atij kombi. Dhe, per mendimin tem, eshte nje hap paksa i vonuar per nje biblitoekeduke pasur parasysh se Juniku ka nje kulture bukur te vjeter”.
Biblioteka “Din Mehmeti”ndertohet ne nje kulle qindjvecare
Juniku shquhet per kullat shekullore s humica prejt e cilave u rrenuan ne luften e fundit. Mirepo, privilegjin per restaurim dhe adaptim ne biblioteke te qytetit e pati vetem kulla e Muhamet Hoxhes. Dhe kjo do duhejt e behej shume me heret, mendon z.Qeka, ish-ushtarak ne pension.
“Nje kulle qe permendet Juniku aty burra shqiptar kane mare vendimet e ndryshme, por keto vendime qofte ne kohet e turkut qofte ne kohe tjeter jane shkru. Sikur te kishit pas nje biblioteke, sikur te kishin pas nej arkiv, sot me krenari cdo junikas do te thoshte: “Shikoje sa i lashte jam une!” Por fatkqesisht, mungesa e nje biblioteke e cila me shume ka vlera historike te trashegimise dhe te ardhmes se perfaqesimit te popullit te kesaj krahine. Se, ma mire se me nje biblitoeke dhe me nje arkiv krahina nuk mund te paraqitet”,mendon z.Qeka.
Ndersa, lajmi per hapjen e bibliotekes se qyetit ka sjell mjaft gezim edhe tek te rinjte junikas. Saranda Miroci, juriste e diplomuar thote se : “Juniku ka pas nevoje per nje biblioeteke gjithmone dhe une jam e lumtur per kete. Kjo do te ndryshoje mjaft ne jeten tone sepse te rinjt do te kene nje adrese ku do te drejtohen, do te kene ku te aftesohen dhe do te jene me te pergatitur per e ardhmen”.
Programi pesemilionesh “Kosova e Bukur”, financuar nga Bashkimi Evropian i cili menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE) dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC), synon permiresimin e gjithëmbarshëm te gjëndjes ekonomike dhe sociale në Kosovë me hapjen e mundësive për punësim nëpermjet kompanive publike, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimet profesionale për të papunët me fokus të vecantë në grupet e margjinalizuara dhe pakicat. Fale ketij programi I cili do te zgjas 30 muaj, qyteti i Junikut se shpejti dot e behet me biblioteke ndersa kulla qindjvejare e Muhamet Hoxhes tash e tutje do te njihet si Biblioteka e Qytetit “Din Mehmeti”.