Decan : Zonat e Veçanta të papranueshme për qytetarët

Qendra e Decanit
Manastiri i Decanit

4 mars 2007, Dojçe Vele. Që nga shpallja e Zonës me Rëndësi të Veçantë përreth Manastirt te Deçanit, nga ish kryadministratori Soren Jesen Petersen, nuk kane pushuar shqetësimet e qyetarëve të Deçanit. Propozimi I të derguarit të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari I forcoi ato edhe me tepër me paralajmerimin se në të ardhmen mund t’u ndalohet çdo aktivitet komercial apo ndërtim në tokat e tyre. Komisioni pesëanëtarësh I ngritur në nivel të Asamblesë Komunale, me një raport prej katër faqesh I drejtohet Grupit të Unitetit, ndërkohë që merr një përgjigje edhe nga peshkopi I Manastirit të Deçanit, Teodosije.

Sipas këtij komisioni, Vendimi Ekzekutiv 2005/5 dhe aneksi i pestë i Pakos së Ahtisarit, komunitetin shqiptar e vë në pozitë të nënshtruar, krijon acarim raportesh si dhe thellim mosbesimi reciprok në mes të manastirit dhe te komunitetit shqitar, i cili në të kaluarën ishte mbrojtës këtij monumenti.

Në raportin katër faqesh të komisionit pesëanëtarësh të Kuvendit Komunal të Decanit, drejtuar Grupit të Unitetit, thuhet se shpallja e kësaj pjesë Zonë Mbrojtur pamundëson shfrytëzimin e shumë resurseve natyrore dhe funkisonimin e dhjetëra ndërmarrjeve ekonomike, pengon realizimin e shumë projekteve zhvillimore ndër të cilat edhe projektin kapital I rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, e mbi të gjitha, kufizon shfrytëzimin e tokave përreth manastirit nga pronarët e tyre.

Rruga afer Manastirit te Decanit

Ndërkohë, peshkopi I manastiri I Deçanit, Teodosije Sibaliç, përmes një letre në shqip dërguar kryetarit Nazmi Selmanaj, ndonëse pranon se në Zonën e Mbrojtur do të ketë kufizime ai shkruan se kjo nuk ka të bëjë me eksterritorialitetin. Peshkopi I manastirit, thekson se kjo zonë mbetet pronë e decanasve dhe e Kosovës, me c’rast i bën thirje palës shqiptare që të tregojë maturi që sic shkruan, “të gjithë ne së bashku me miqte ndërkombëtar, të japim kontributin që komuna e Deçanit të bëhët shëmbull I tolerancës, paqës dhe I një jete më të mirë”.

Zëdhënësi I Manastirit të Decanit, Sava Janjic thote se: “I gjithë problemi për Zonën e Mbrojtur në Decan, duhet të them se është nxitur pa nevojë dhe është I montuar, nuk e di për c’arsye? Sepse, njerëzit që kanë pronën brënda kësaj zone mund ta shfrytëzojnë atë pasuri si deri me tani dhe këtu nuk I pengon njeri”.

Por, 30 vjeçari, Imer Elezaj, që është një ndër pronarët e tokave të përfshira përbrënda Zonës së Mbrojtur mendon pak më ndryshe:“Po, toka është aty, si një pasuri e pakapshme .Si të thuash: Hëna është lart. Jotja është. Por, ajo le të rrijë atje. Njësoj është! I kemi pas 230 kvadrat banim. Jam lind edhe jam rrit aty. Nuk pranojmë ta lëmë as me kompenzim!”

Melihate Tërmkolli nga Ministria për Shërbime Publike e Kosovës, në debatin e mbajtur me deçanasit jo fort larg, kërkoi mirëkuptimin e pronarëve të tokave:

Sava Janjiq-Zedhenes i manastirit te Decanit

„Po të dilte Ekipi Negociator dhe t’iu thoshte pronarëve të tokavë pranëe kishës dhe t’iu thoshte, zotëri të nderuar, këto 800 hektar I duhen Kosovës për pavarësi, a do t’ua jepnit? Jam e bindur që nuk do të kishte shqiptar që do të thoshte: Jo nuk e jap. Madje do ta falnin krejt, sepse ky popull ka dhënë jetë që nuk kthehen me“.

Ministrja Termkolli, thote se asgje nuk eshte sic thuhet, sepse ketu ka nje problem te cilit duhet gjetur zgjidhje per ne dhe per shtetin tone:“Është e qartë që nga ne edhe më tutje po kërkohet të japim,  jo për kishat, jo per gjamite, por për veten tonë.Për shtetin tonë. Është e dhëmbshme! Ka dert. Ka problem! Por une dua të besoj fuqishëm që e ardhmja është gjithsesi, shumëfish më e mirë“. shpreh optimizëm për të ardhmen:  

Vendimi ekzetkutiv 2005/5 I nënshkruar nga ish kryeadministratori Petersen për Zonën e Mbrojtur rreth Manastirit të Decanit i vazhduar për të katërtën herë deri në prill të vitit 2007, është futur në Pakon për zgjidhjen e statusit të Kosoves, pa asnjë ndryshim. I dërguari I posaqëm I Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisarit, në pakon e tij ka propozuar krijimin e 45 zonave mbrojtëse rreth monumenteve kulturore dhe objekteve fetare serbe në Kosovë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page