Zyra Administrative ne veri mes retorikes dhe realitetit

Barrikadat te Ura e Ibrit dhe barakat e \”Rojave te Ures\”
20 qershor 2012,Dojce Vele, Në veri të Mitrovicës së shpejti do të hapet Zyra e parë Administrative në kuadër të intitucioneve të Kosovës. Ky është hap i parë drejt formimit të komunës veriore të Mitrovicës sipas Pakos së Ahtisarit, mbi bazen e se ciles Kosova shpalli pavaresine.

Mbyllje në vete, qëndrim refuzues, qasje plot dyshim është ajo që gjen në pjesën dërmuese të serbve në veri të Mitrovicës, të cilët sikur janë përbetuar njëzëshëm të mos flasin. “Nuk jam i disponuar!”,”S´ kam cfarë t´them!”, “Nuk merrem me politikë”, janë refrene që përsëriten pas cdo tentimi të kalosh përtej këtij muri të celiktë. Depërtimi  në veri të Mitrovicës mbetet sfidë për  cdo gazetar, por më së tepërmi për ata shqiptar,  kur dihet ekzistenca e grupeve ekstremiste të cilët përcjellin më vëmendje cdo lëvizje, që nga Ura e Ibrit ku janë barrikadat dhe cadrat e “rojave të urës”e deri thellë në veri  te barrikada tjetër, para së cilës ndalon një makinë nga Novi Pazari për t´pyetur se: “Kah mund të shkohet në Prishtinë?”.

Barrikada ne veri te Mitrovices-rruga qe con per ne Prishtine
Bllokada të tilla rrugësh nga nje “force pa lider” nuk përkahen nga të gjithë serbët e atjeshëm. Mirepo, duhet  kohë për të gjetur ata që kanë guxim ta thonë këtë haptas, thote Miodragi, 45 vjecar, me banim në veri të Mitrovicës.
 
“Ligji  për Partitë Politike thotë:”Nëse një parti e nxjerr popullin në rrugë dhe atëhere ndodh dicka, fajtor janë kreret e asaj partie”. E po të vritet dikush këtu,s´përgjigjet njeri sepse nuk ka ligj dhe ne jemi përkujdesur të mos ketë. Sepse nuk jemi as me  Beogradin as me Prishtinën, por ndërmjet tyre ku sundon krimi. Ky është definicioni! E them hapur  se barrikadat s´janë gjë tjetër vecse konfrontim  dhe shtyerje e popullit në tanksa. Edhe unë mund të t´them ty:”Gjuaj bombën dhe ik”. Nëse je e marrë,do ta bësh. Por, nëse unë e bëj i pari dhe ty të thërras pas meje, atëherë unë jam lider i vërtet.Ndërsa,  ky falsitet, kjo cmenduri apo cfarëdoqoftë, sjell vetëm varfëri edhe më të thellë dhe konlfikt. Dhe kete e do me siguri dikush me cdo kusht!!”
 
Se shpejti ne veri te Migtrovices hapet Zyra Administrative
Per kriminalitetin dhe manipulimin e forcave ekstreme me qytetarët  në veri të Kosovës kanë filluar të shprehen hapur edhe liderët politik në Beograd. Por, se serbve të veriut nuk iu duhen informata shtesë rreth përditshmërisë në të cilën jetojnë, deshmon Miodragi  i cili duke qënë udhëheqës i një OJQ-je, është njohës i mirë i rrethanave në të cilat jeton:
Pamje nga veriu i Mitrovices
“Këtu, punët kryesore janë në duart të atyre që merren me veprimtari të dyshimta. Jeta e qytetarëve të thjeshtë ecen në një tempo, sepse cdo gjë është e monopolizuar. Nga ky sistem i padukshëm krimi, diskriminimi është i dukshëm në politikë dhe në  ekonomi. S´mund t´jesh politikan i mirë kur më pëngon të merrem me politikë.S´mund të kesh ekonomi të shëndoshë kur s´ lejon tjetrin të hajë bukë. Pra, monopol total!E në këtë të gjithë janë bashkë, sepse interesi  nuk  njeh kombsi. Unë jam për bashkëpunim me të gjithë njerëzit vullnetmirë dhe qëllimmirë, që konkretisht dhe praktikisht t´iu ndihmohet njerëzve në terren. Por, mua s´ më lejojnë sepse jam i pastër dhe normal. Unë jam qytetar! Dhe, në vend të lidhjeve farefinore unë dua të lidhem me ligjin. Vetëm nëse nuk punoj në  bazë të ligijt, unë punoj vetëm me njërëzit e mi dhe s´me duhet dikush tjeter.Por, meqë këtu nuk ka ligj, unë atëherë jam gjithmonë ai “Tjetri”!
 
Sa do t´kete siguri per stafin e Zyres Administrative ne veri?
 

Qeveri a e Republikës së Kosovës po përgatitet të hap Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës; hap i pare ky në formimin e komunes së Mitrovicës së veriut, mbi bazën e Planit të Ahtisarit mbi të cilën u shpall edhe pavarësia e Kosoves me 2008. Por,sa është i mundur funkisonaliteti i kësaj zyre dhe sa janë të sigurt stafi brenda saj, duke pasur parasysh ekzistencën e grupeve ekstremiste, cak i sulmeve të të cilave krahas shqitarëve jo rralë janë edhe forcat paqeruajtëse të NATO-s?

Shetitorja ne jug te Lumit Iber
“Siguria individuale  e secilit prej këtyre njerëzve mbetet preokupim yni.Por, ne do   t´jemi në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë  me të gjitha insitucionet revlenate vendore dhe ndërkomtbare, për të siguruar funksionimin  e kësaj zyre në një ambient të qetë dhe të sigurt”, thotë për DW-në Besnik Osmani, sekretar i përhershëm në Ministrine e Administrimit të Pushtetit Lokal, në Prishtinë.
Miodrag është i mendimit se paraprakisht do duhej të hapen bisedime me banorët lokal, në mënyrë që ata të jenë më mirë të informuar dhe të bëhen pjesë e procesit, pa përmendur se refuzimi i tyre ka qënë indikator në zvarritjen e iniciativave të shumta nga Qeveria e Kosovës.
 
“Meqë ka qëndrime të ndryshme rreth asaj zyre, për këtë duhen bisedime dhe marrëveshje të pushtetit lokal nga të dyja anët  dhe mbi bazën e atyre bisedave dhe marrëveshjeve të hapet zyra. Fatkeqisht, ju po silleni më shumë në mënyre burokratike dhe po implementoni institucione me dhunë, pa marrë parasysh vullnetin e njerëzve.Dhe kshtu, kemi ndërtim institucionesh me qytetare të injoruar”.
 
30  per qind e aplikimeve nga veriu-Aplikantët shantazhohen
Ne hyrje te Ures se Ibrit ne Mitrovice

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal tashmë ka përfunduar përgatitjet teknike dhe ndërkohe po bëhet rekrutimi i stafit menagjerial. Është qështje ditësh derisa qeveria e Kosovës të bej konfirmimin e zyrtarit kryesor, zëvendësit dhe të drejtorëve të 7 drejtorive përkatëse, ndërsa faza e dytë e rekrutimit vazhdon në ditet e ardhshme, shpjegon z.Osmani, sipas të cilit.


“Vendimi është që atje të punësohen 55 veta për pozitat administrative që parahihen në kornizën ligjore për funksionim e organeve në qeverisjen lokale në Kosovë. Ne kemi pranuar mbi 1,040 aplikaocione, 30 per qind prej të cilave nga Mitrovica veriore dhe nga tri komunat në veri të Kosovës, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic. Stafi i cili do të rekrutohet në këtë zyrë ka qënë edhe përpara pjesë e tafit komunal, të cilët janë  në një presion të vazhdueshëm. Kemi  shantazhime poashtu, me c´rast aplikantet thirren dhe preferohen që të mos apikojnë dhe mos të punojnë në këtë zyrë. Përkundër të gjithave, numri i madh i aplikuesve tregon vendosmërinë se ata do ta përballojnë këtë sfidë dhë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.”
Lideret e Prishtines dhe te Beogradit duhet te zbresin tek qytetaret
Por, që problemet të zgjidhen përfundimisht dhe Kosova të funksionojë si duhet, liderët e Prihtinës dhe Beogradit duhet të zbresin në masë dhe atë seriozisht, sugjeron Miodrag, sipa të cilit:
 “Problemi nuk zgjidhet nga Beogradi e Prishtina me qendrime asimetrike të cilat përplasen  mbi kokat e qytetarëve të veriut, por duke zbritur në masë, duke mbeldhur qytetarët pulbikisht  dhe duke pyetur për brengat e tyre, heqjen e të cilave garanton vetëm
Lumi Iber-sinonim i ndarjes se Kosoves ne jug dhe veri
 ligji. Por, të gjithë janë bërë si laviret. Beogradi thotë:”Jemi për bashkëpunim”,  e në anën tjetër, nuk lejon. Prishtina thotë:”Duam bashkëpunim!”,por nuk zbresin në masë. Kemi një retorikë për publikun dhe një të vërtet krejt tjetër, nën tryezë. Për pasojë, kemi gjëndje ankthi”.
Ndërkohë, situata në veri  të Kosovës mbetet e njëjtë. Serbët e atjeshëm  mbeten të ndarë në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Shqitparët, në ankthin e pasigurisë. Grupet kriminale vazhdojnë  sulmet e kohwpaskoshme përfshirë edhe forcat vendore dhe ndërkombtare të sigurisë,. Por,  qytetari me emrin Miodrag mbetet i vetmi serb nga veriu i Mitrovicës i cili në ktë ditë me vapën që përvëlonte pranoi të flas për këtë realitet, hapur e normalisht.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page