Llazër Stani: “Do të dëshiroja që nipërit t’u ngjajnë gjyshërve”

29 maj 2004. Llazër Stani, shkrimtar dhe publicist shqiptar, te cilin kritika letrare e ka vlerësuar si njërin ndër prozatorët më të veçantë në letersinw e sotme shqipe. Me permbeldhjet me tregime dy herë fitoi “Cmimin Kombëtar në Prozë”,për librin më të mire të vitit.Ndersa, ka nje rol te rendesishem edhe ne fushen e publicistikes.

Llazër Stani qëkur ishte i vogël, dalloi prej bashkëmoshatarëve të tij.Jo pse ishte më i mirë,por se ishte pak më ndryshe.Ky lloj i të qenit si një i lindur me shenjë dhe kjo lindje për të gjetur ekstremen si një tip aksidenti që të gjithë shkojnë në një anë dhe ty instinkti të ngreh në anën tjetër, e çoi deri tek letërsia. Filloi të shkruaj qysh si adoleshent, ngaqë për të njeriu gjithmonë mbeti një qënie e vetme në luginë me një mori vështirësishë për të krijuar raporte me njerëzit rreth e rrotull.
“Pas një darke apo pas një takimi dashurie, njeriu gjithnjë mbetet vetëm. Dhe, ishte letërsia ajo që këtyre momenteve boshe iu dha kuptim. Zakonisht, nga një këndvështrim shihet një botë dhe sa më i ndryshëm është pozicioni që ti merr, aq më ndryshe shihet ajo. Pikërisht kjo dëshirë për ta treguar botën në mënyrën time më çoi tek letërsia. Njeriu gjithnjë duhet të përpiqet të bëj atë që di më mirë. Më mirë të jesh një bari i mirë se një gazetar i keq. Kështu do jesh më i dobishëm për veten dhe për shoqërinë. Unë ndonjëherë kam inazhe të bëj një pikturë shumë të bukur. Por, megjithëse në mëndje krijohet një pikturë, unë për këtë jam lindur i patalentuar\”-thotë Llazër Stani, brënda të cilit talenti foli që në rininë e hershme duke e udhëhequr drejt botës që i përkiste. Këtu zënë fill edhe tregimet e para, ashtu, spontane dhe me një perceptim artistik të llojit të vet.
Dekada te tera qe rrefimet e tija t’i mblidhte ne nje liber
Por, ai gjithë këtë përiudhë e mori si lojë sepse sa kalonte gëzimi i parë pse shkruante diçka, gjithmonë vinte pakënaqësia dhe ai e asgjësonte. Nga kjo pakënaqesi nga vetvetja dhe nga ky kërkim i përhershëm për diç më të bukur, ai vetëm në moshën 27 vjeç botoi tregimet e para. Ndër tregimet që i dhanë vulën si shkrimtar ishte edhe \”Njeriu i dosjes\”i cili u shkrua në fillet e tija si shkrimtar e që erdhi si një konflikt mes dy lloj njohjesh për njeriun-njohja nga vetvetja dhe njohja nga të tjerët. Një tregim që ishte edhe dëshmi se \”këta dy Llazra gjithnjë do mbeten në konflikt me njëri-tjetrin, sepse pavarësisht çfarë do të ishte, njerëzit gjithnjë krijonin jashtë tij një person tjetër sipas shijeve dhe informacionit\”. Kështu, pas gjithë përvojës jetësore dhe të gjitha atyre elementeve që krijojne karakterin e kulturën e një njeriu, letërsia që për të ishte vetëm një formë emocionale e të shprehurit dhe e perceptimit, me kalimin e viteve u shndërrua në një mënyrë të të jetuarit. Ai vazhdoi të shpallte sinqerisht vetveten dhe realitetin në shumë tregime të tjera që u botuan në shtypin letrar të koheës, si:  \”Margaritarët\”, \”Lulet e Adrianës\”, \”Përgjigjmu nesër\”, \”Shtrati i dytë i lumit\” etj. Por, u deshën dekada që tregimet e tija t\’i mblidhte në libër. Në vitin \’93 filloi me botimin e librit të parë \”Misteri i hijeve\” për të vazhduar brenda këtij dhjetëvjeçari me librat \”Shplakja e Santa Marisë\”, \”Në Bregenc shkohet për të vdekur\” dhe \”Feniksi i Kuq\”.
Dy here fitues i cmimeve kombtare
I lindur në Dukagjin të Shkodrës, me 17 janar të vitit 1959, Lazër Stani kujtimet më të bukura i ruan për Rrafshin e Dukagjinit të Kosovës, për të cilin thotë se është vazhdim i Dukagjinit të Shkodrës.
“Rrafshi I Dukagjinit është një vend i kthjellët, vend Alpesh ku kam njohur një gjeneratë burrash dhe grashë të vërteta, për mua të shenjt. Prandaj, do të dëshiroja që nipërit t\’u ngjajnë gjyshërve!\”-thotë prozatori dukagjinas,i cili ndoshta për shkak të gjuhës, për shkak të tematikës e të timbrit gjithnjë e deshi letërsinë shqipe të Kosovës, sepse \”pavarësisht nga muret e barrierat,nga frymat klanore që ka kultura shqiptare, letërsia shqipe sa kohë që shkruhet shqip për mua mbeti një\”-thotë ai.  Ai edhe sot kujton me nostalgji poezitë e para të Kosovës të botuara në Tiranë, në vitet \’70, \”prej ku dilnin fjalë prej gurit\”. Por, edhe pse e deshi dhe e lexoi shumë poezine ai u bë prozator-ndër më të njohurit e letërsisë shqipe. Dy herë fitoi Cmimin Kombëtar në Prozë për librin më të mirë të vitit. Sepse, ai nuk ëndërroi kurrë të kishte shumë libra. Ai deshi vetëm që ato të pëlqeheshin. Se,edhe kur për të librat jane gjëja më e bukur që ka bërë ndonjëherë, megjithatë ai e ndjen se po të kishte një shtëpi, një studio dhe një kompjuter ku do mund të mbyllej me muaj e të shkruante për shpirtin e tij, ai do mund të jepte më shumë.
Letersia dhe gazetaria ne perpalasje me njera tjetren
Mirëpo, kjo dëshirë nuk u bë asnjëherë aq e plotë sa e deshi sepse me të mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, po aty filloi edhe jeta e tij e dyfishtë. Dëshira për të shprehur botën e brendshme-me letërsi dhe domosdoshmëria për të ekzistuar-me gazetari, që aty filluan përplasjen për ta përcjellur kështu edhe sot e kësaj dite.
 “Gazetaria është një profesion i vështirë. Kjo të lë pak mundësi të merresh me letërsi, sepse është punë dhe në fund të fundit duhet të jetosh.Pastaj, ka veshtirësitë e tjera me të cilat duhet të ballafaqohesh, kur këtu shtypi është më shumë i politikanëve sesa i qytatarëve. Në çdo vend të botës interesat e politikës krijojnë konflikte me interesat e qytetarit. Por, janë këto konflikte që qeveritë dhe politikanët i bëjnë më të matur. Prandaj, ky shtyp duhet të zhvendoset te qytetari,në mënyrë që ai të dije të orjentohet. Unë Etikën e Mediave gjithnjë e kam përfillur sepse e respektoj emrin tim. Mirëpo, shumica e kanë vështirë të bëjnë polemikë. Kjo të jep edhe një varfëri ideshë, ku në pamundësi të pranojnë mendimin ndryshe atë e kthejnë në sulm personal, objekt i të cilëve kam qenë shumë herë. Kjo është një shenjë paaftësie për të bërë dialog në rrafshin e ideve!’-thotë Llazër Stani, duke pohuar se pikërisht nga një lloj i tillë moskuptimi ai në vitet \’90-të edhe u largua nga puna. Prandaj, gazetarët e rinj i përgatit me porosinë: \”Atyre që janë në hapat e para, mbase do t\’u takoj të punojnë në një shtyp shumë më profesioanl dhe me kritere shumë të rrepta. Por, sa i përket të vërtetës, të mosabuzimit, të shpejtësisë së lajmit, të informimit korrekt të qytetarit, të shtrimit polemik të problemeve, të reagimit ndaj atyre fenomeneve negative që prodhon një shoqëri, një shtet apo një politikë e caktuar, le ta dinë mirë se kanë zgjedhur profesionin më të vështirë!\”.

Llazër Stani eshte autor i katër përmbledhjeve me tregime, si: \”Misteri i hijeve\”, \”Shplakja e Santa Marisë\”, \”Në Bregenc shkohet për të vdekur\”,\”Feniksi i Kuq, me te cilat dy herë fitoi \”Cmimin Kombëtar në Prozë\”,për librin më të mire të vitit.Në këtë muaj pritet të dalë nga shtypi libri i ri me tregime \”Shenjat e Natës\”.E,po brënda këtij viti një libër tjetër me ese, i cili sipas autorit do të jetë \”një udhëtim brenda njeriut\”.Ndersa, punoi si redaktor në gazetat “Zëri i rinisë”, “Drita”, “Rilindja Demokratike” (kryeredaktor) dhe tani në gazetën e mirënjohur shqiptare “Albania”. Është autor 

Ajete Beqiraj, Zëri Ditor

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page