16 janar 2007, Radio Kosova.Eshte mbajtur marshi i 10-te perkujtimor nga Maja 2400 metërshe e Hajlës kushtuar alpinistit me përmasa botërore, Safet Mavric-Qako, i cili humbi jeten para dhjete vitesh. Te 100 alpinisteve nga rajoni dhe bota per here te pare iu bashkangjiten edhe 16 alpinistë nga Kosova. Kushtet e rënda atmosferike, kurrizi I egër shkëmbor me një rënje nga ana e veriut deri në 400 metra dhe me një dukshmëri shumë të vogël nga mjegulla, nuk I pengoi rreth 90 alpinistë nga vendet e ish-Jugosllavisë, Evropës dhe Japonisë, që t\’I ngjiten majës së Hajlës, për të nderuar alpinistin nga Novi Pazari, Safet Mavric, te njohur si Cako, ne dhjetevjetorin e perplasjes se tij.
Cako zgjodhi Bjeshken e Hajles per trajnimet sistematike
Por, përse alpinisti nga Novi Pazari zgjodhi pikërisht Bjeshkwn e Hajlës për trajnimet e tija sistematike, pergjegja është shumë e thjeshtë per alpinistin Fatos Lajci:
“Sepse Hajla është një territor shumë I vështirë, jashtëzakonisht I ftohtë gjatë sezonit të dimrit dhe është shumë e ngjashme gjatë janarit dhe shkurtit me bjeshkët e Siberise. Dhe realisht, në Novi Pazar nuk ka pas bjeshkë më të larta se sa Hajla”.
Synimi i Cakos ishte Mount Everesti
Malsorët rugovas kanë një lidhje të ngushtë me kujtimin e alipinistit, Safet Mavric, I cili pjesën dërmuese të jetës së tij e kaloi nëpër këto treva. Ata, dy tri herë ia shpëtuan edhe jetën, duke e gjetur nëpër bjeshkë gjysmë të ngrirë. Mirëpo, pas shërimit të tij disaditor, Cako serish vazhdonte rrugëtimin në pushtim të majave. Synimi I fundit ishte pushtimi I majës 8850 metërshe, Mount Everest. Por, rruga e alpinistit të apasionuar u coptua në një greminë të bjeshkës së Hajles, ku që në moshë të re filloi maratonin e tij…Shefqet Bardhi, nga ekipi shpëtimtar i shoqates së bjeshkëtarëve, “Gjeravica”,rrefen:
“Se, dëshira e tij e fundit ishte pushtimi I majës Mount Everest! Por, kur është ngjitur në majë të Hajlës aty ka qënë një strehë akulli. Teksa ësahtë përgatitur të kacafytet me borë, akulli e ka tradhtuar duke e lëshuar 300 metra në humnerë. Aty s’ka pas më shpëtim!”
Të 16 alpinistët nga Kosova, pjesëmarrës në marshin përkujtimor në Majë të Hajlës ishin nga shoqatat ambientaliste “Gjeravica”, “Mariashi” dhe “ERA”.