Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”,e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Suharekës, Komuna e Decanit dhe Bashkia Lushnjë, aktivitetetet e edicionit të 11-të të Manifesëtimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve” edhe sivjet I realizoi në treshtetëshin Kosovë, Mal I Zi, Shqipëri. Ndërsa, Cmimi për Vepër Jetësore iu dha akademikut malazez Sreten Peroviq.
Aktivitetet filluan në Suharekë me orën poetike “TEUTA” për Rudolf Markun Rudolf Marku padyshim është një kryepoet i letërsisë shqiptare I cili me poezinë e tij noton edhe përtej dimenzionit kombëtar. Gjuha e tij poetike, stili i rrallë i një semiologjie tepër të veçantë që e karakterizon vargun e tij të ngjeshur poetik mes metaforash dhe veçmas antitezave të brishta, e radhisin Rudolfin në plejadën e poetëve të mëdhenj. Kshtu filloi kritikën e tij artisti Xhevat Limani, shkrimtar, actor dhe regjisor, sipas të cilit “mali dhe deti shtrihen në strukturimin poetik të Rudolf Markut mes dashurisë së Nënës e Atdheut, të cilat padyshim e veçojnë edhe disidencën e tij duke rrugëtuar e ëndërruar me Pegasin imagjinar mes jetës dhe vdekjes, mes dashurisë dhe urrejtjes, mes luftës dhe paqes, mes të bukurës dhe shëmtisë në universin poetik”.
Xhevat Limani: “Rudolf Marku është një kryepoet I cili me poezinë e tij noton edhe përtej dimenzionit kombëtar
Poeti Laureat Rudolf Marku me këtë rast tha se është një e papriur e bukur dhe një privilegj që në një ngjarje të tillë rajonale të flitet për krijimtarinë e tij. “Ndërsa, asnjë kritik letrar nga vendi e bota nuk kanë arritur të shkoqis kaq shkurt, bukur e qartë thelbin e krijimtarisë sime sa artisti me përmasa ndërkombtare Xhevat Limani, I cili është jo vetëm përsonikim I Skenderbeut të shpatës, por i Skenderbeut të shpirtit shqiptar”-shtoi poeti Rudolf Marku. Në orën poetike “TEUTA për Rudolf Markun” u lexuan poezitë e tij të zgjedhura. Ndërsa, për kontibutin e përgjithshëm në fushën e letërsisë, Rudolf Markut iu nda mirënjohje.
Beqiraj:”Falw kontributit të njerëzve që duan artin “TEUTA” ka rrumbullakwsuar njw dekadë “
Në kuadër të aktivititetit ku ishin të përfshirë edhe poetët e Suharekës, Ramadan Haxhijaj, Ramadan Haxhijaj, nënkryetari i Shoqatës për Art dhe kulturë Elena Gjika”, përmendi rrugëtimin e vështirë të kësaj shoqate, e cila nuk ndaloi aktivitetin as në rrethana të jashtëzakonshme. “Elena Gjika ka një histori të gjatë me krijues të shumtë dhe mund ta quaj një feniks, sepse është ringritur vashdimisht duke mos ndërprerë aktivitetin as pas sulmeve policore e në kohë lufte. Ndërsa, jemi tejet të lumtur që sot jemi pjesë e aktiviteteve të “Teutës” dhe uroj që të vazhdojmë me aktivitete të tjera në interes të kulturës dhe të kombit tonë”-tha Haxhijaj. Kryetari I komunës së Suharekës Bali Muharremaj mirëpriti shkrimtarët në Qendrën Rinore të kësaj komune duke premtuar mbështetje të mëtutjeshme të aktiviteteve të “Teutës”. Ndërsa, shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj, kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve“TEUTA”, falenderoi kryrtarin Muharremaj për mbështetjen e menjëhërshme dhe të pa asnjë dilemë. “Sepse, vetëm falë njerëzve që duan artin dhe kulturën në krye të insitucioneve tona, por dhe kontributit tw miqve tanw-artistw, ne ia kemi dalur të rrumbullakësojmë një dekadë aktivitete nëpër 23 qytete të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilave sivjet po iu bashkangjiten edhe Suhareka dhe Lushnja”.
Aktivitetet e “TEUTËS” në Suharekë filluan me një minut heshtje kushtuar arkeologes dhe poetes së mirënjohur nga Kosova Edi Shukriu, e cila me poezinë e saj u përfshi në përmbledhjen me poezi të poeteve shqiptare dhe malazeze “Perla poetike/Poetski biseri”, botuar nga “TEUTA” me 2022. Në kuadër të programit u shfaq edhe video-rezyme “10 vjet TEUTA”, me sekuenca nga aktivitetet 10-të vjeçare të karvanit të shkrimtarëve “Muzat e Alpeve” në 23 qytete të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë si dhe u ndanë mirënjohje për Komunën e Suharekës dhe për Shtëpinë e Fellbahut, Ndërsa programi u përmbyll me deklamim poezishë nga poetët pjesëmarrës.
“Muzat e Alpeve” vazhduan aktivitetet letrare në Lushnjë
Karvani I shkrimtarëve të Shoqatës Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” vazhduan aktivitetet e edicionit të 11-të të Manifestimit Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve”, në Bibliotekën e Qytetit “Vace Zela” në Lushnjë, ku u pritën nga shkrimtarët e këtij qyteti, përfaqësues bashkie dhe deputetë. Fjalë mireseardhjeje nga përfaqësuesi I shoqatës së shkrimtarëve të Lushnjës Valter Dauti, fjalë e hapjes së manifestimit nga përfaqësuesi I “TEUTËS” Ali Daci si dhe përshëndetja nga kryetarja e “TEUTËS” Ajetë Beqiraj i paraprinë hapjes së manifestimit, rrugëtim I të cilit u pasqyrua me anë të video-rezymesë së aktiviteteve letrare te “Teutës” në 23 qytete të treshtetëshit Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri. Deputetja Buxheli:”Mirëseerdhët në Qytetin e Kongresit” Se Lushnja është Qyteti I Kongresit, solli në vëmendje deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Buxheli në fjalën përshëndetëse. “Lushnja është Qyttei I Kongresit,si ngjarja më e rëndësishme historike pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e të Lidhjes së Prizrenit, e cila hodhi themelet e shtetit shqiptar. Dhe, është nder të diskutojmë këtu për letërsinë shqipe dhe për gjuhën shqipe, për vet rëndësinë e së cilës 22 nëntori është shpallur festë kombtare nga parlamenti I Shqipërisë. Përgëzoj Shoqatën Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” për këtë aktivitet gjithëpërfshirës nga Kosova, Mal I Zi e Shqipëria, të cilin e zhvillon sot në qytetin tonë.Zhvillim të mbarë të punimeve dhe le ta mbajmë gjallë gjuhën tonë shqipe”-tha ndër të tjera deputetja Buxheli.
Kryetari Ramosaj:”Deçani ’99-2023, nga një qytet I rrënuar në një vatër kulture”
Bashkim Ramosaj,kryetar I komunës së Decanit përmendi se qyteti I tij në vitin ’99 ka dalë nga lufta I rrënuar dhe është dashur shumë forcë që të përballohet dhëmbja dhe të rilind jeta. “Por, shpirti ynë s’është vrarë dhe ka reflektuar si gjithëmonë në art dhe në kulturë me vullnetine paepur t’I japim identitetin e duhur qytetit tonë. Ndërsa, është fascinuese se si kjo video-rezyme të kujton ate që padashur harrojme, pra rrugët nëpër të cilat kemi kaluar. Ndaj, përgëzoj shoqatën “Teuta”, e cila po bën një punë vërtet të madhe në mbajtjen gjallë të kulturës sonë. Mirënjohës ndaj Lushnjës për mikpritjen dje dhe sot dhe ju inkurajoj të vazhdoni të tilla të përbashkëta,sepse është shumë e rëndësishme”-tha Ramosaj.
Historiani Myftiu:”Mbretëresha “Teuta” krijoi këtë shtet”
Për historikun e Lushnjës foli historiani Ylli Myftiu, I cili nder të tjera tha se: “Shoqata mban emrin simbolik të mbretëreshës Teuta, e cila rreth 2,250 vjet më parë organizoi bashkimin më të madh të trojeve ilire. Teuta e krijoi këtë shtet dhe ne prej saj mësojmë se aftësitë shteformuese nuk na paskan munguar. Ndërsa, do të shtoja se në regjistrat turke ku regjistrohej në hollësi popullia dhe pasuria, Lushnja përmendet si një qendër e vogël banimi por e cila që në rilindjen kmbtare mori pjesë në lëvijen për pavarësi, ndëtsa Kosova që në atë kohë nuk banohej nga sllavët si c pretendojnë por ishte e banuar me popullsi shqiptare”-tha ndër të tjera historian Myftiu”.
Popoviq:”Po I kontibuojmë njohjes së ndërsjellë të letërsisë shqipe dhe malazeze”
Shkrimtari malazez Dimitrov Popoviq, redactor I teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Malin e Zi, në fjalën e tij evokoi kujtime nga jeta e tij si mësues nëpër fshatrat e Alpeve Shqiptare, si në Dragobi. “ Unë kam lind në Shqipëri dhe kam qënë mësues fillimisht në fshatrat malor të Alpeve të Shqipërisë dhe kam qënë piëkriht atë vit kur nga Lushnja dhe nga Fieri kanë ardhë 40 mësuese vullnetare për shërbim katër deri në 6 vjet dhe unë kam dhënë gjuhë shqipe në Dragobi. Në Mal të Zi ka 12 shkolla 9 vjecare, 4 gjimnaze si dhe një fakultet të gjuhës shqipe që përgatit mësues dërëi në klasën e 5-të. Dhe të gjithë librat nxënësi shqiptar në gjuhën shqipe nga klasa e parë deri në fun të gjimanzit I ka në gjhën shqipe, ndërsa deri në klasën e 9-të ka falas”- tha ndër të tjera profesori Popoviq, , cili pëmendi rolin e shoqatës “Teuta”, në njohjen e ndersjellë të letërsië shqipe dhe malazeze, për të përmbyllur fjalën e tij më një poezi kundër luftërave.
Ne Lushnjw promovohet vëllimi poetic”Në pragun e perjetësisë”
Shoqata “Teuta”përgjatë 5 viteve të fundit qëkur filloi veprimtarinë botuese ka realizuar 7 botime në shqip dhe në gjuhë në malazeze,si: antologjinë Muzat e Alpeve/Alpske Muze” – Çmimi “TEUTA” I, me pjesë nga krijimtaria e të 5 laureatëve të parë të Çmimit “TEUTA”; poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të Xhevat Limanit, përmbledhjen“Borxhet e mia/Moji dugovi”, me poezi të përzgjedhura të Xhevahir Spahiut, romanin “Nata është dita jonë,Noc je nas dan”,të akademik Rexhep Qosjes, përmbledhjen poetike të grave poete”Perla poetike/Poetski biseri”, si dhe romanin “Ora e Zooparkut”,të Zija Celës. Ndërsa në kuadër të aktiviteteve të somte në Lushnjë do të promovojme vëllimin poetik të sapo dalë nga shtypi “Në pragun e përjetësisë”, me poezi të zgjedhura të akademikut Sreten Peroviq, shqipëruar nga Qazim Muja dhe Smajl Smaka si dhe me redakturë të Rudolf Markut, në pamundësi pjesëmarrjeje të të cilit parathënjen e lexoi Valter Dauti nga Shoqata e Shkrimtarëve – Lushnjë.
Rudolf Marku: “Poezia e Peroviqit një garanci e joshjes për njohje të letërsisë së fqinjit”
Poeti Laureat Rudolf Marku, njohjen me poezinë e Peroviqit e sheh si një zbulim të vlerave të poezisë sepse është shkruar me maturinë më të madhe dhe vetepërmbajtjen e një mjeshtri. “Një poezi që mbanë peshën e dashurisë, dhëmbjes, tragjedisë, të zhënjimit e të shpresës së Njeriut. Poezia e Sreten peroviqit është dhe një garanci e joshjes për të njohur, përpara letersisë së vendeve të largëta, poezinë dhe letersinë e fqinjëve tanë, me sigurinë e zbulimit të shkrimtarëve të tjerë të fuqishëm , humanistë të fjalës së bukur dhe të ndjesive të larta të qytetërimit të vertetë. Ashtu siç është vetë poezia e Sreten Peroviqit”-thuhet ndër të tjera në parathënjen e Rudolf Markut, I cili shton se ngaqë jemi mësuar që të bukurën ta kërkojmë larg nesh dhe të mos u besojmë fqinjve tanë sepse na mësuan të mos I besojmë as vetvetes…
Cmimi për Vepër Jetësore “Teuta” akademikut Sreten Peroviq
“Muzat e Alpeve” në kuadër të aktiviteteve të veta ndan edhe Cmimin për Vepër Jetësore “Teuta”, laureatë paraprak të të cilit janë përfaqësuesit e denjë të letërsisë shqipe dhe malazeze, si: Jevrem Brkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq, Moikom Zeqo, Nazmi Rrahmani, Zuvdija Hoxhiq Berisha, Xhevahir Spahiu, Rexhep Qosja dhe Zija Cela. Ndërsa sivjet, cmim “Teuta” iu dhurua shkrimtarit akademik Sreten Peroviq, me motivacion: “Njëri ndër poetët më të rëndësishëm malazias, krijimtaria e të cilit me mesazhet universale la një vulë të pashlyeshme në kulturën malazeze dhe e radhiti atë ndër poetët më të shquar. Librat e tij janë urë lidhëse midis njerëzve dhe kombeve dhe poeti i tyre është ndër yjet më të shndritshëm në qiellin poetik të Malit të Zi. Krahas poezisë, përfshirja e plotë kulturore dhe shoqërore e profilizoi aka.Perovic si një figurë të njohur dhe domethënëse – të një intelektuali dhe krijuesi i cili mbrojti identitetin e tij dhe të popullit të tij. Angazhimi i tij kundër luftës u artikulua përmes poezive dhe reagimeve publike, me të cilat ai dënoi luftërat në rajon, duke mbrojtur njeriun, duke kënduar për njeriun. Dhe atë lloj lufte e përshkruante pena e tij e artë, e cila nuk u ndal dhe nuk heshti as në poezinë e tij dhe në asnjë fushë të jetës në Malin e Zi dhe më gjerë..”(arsyet. i “TEUTËS”, përg. aka. Miras Martinoviq)“.
Akademiku Hoxhiq: “Peroviqi është një institucion kulturor”
“Është bukur të njohim, të këmbejmë dhe të kuptojmë njëri-tejtrin. Le të rrojë fjala shqipe, e gjithë letërsia e bukur dhe të drejtat njerezore të Ballkanit”- ishte mesazhi I Natasha Lakos, teksa ia shpalli laureatin e sivjemë të Cmimit “TEUTA”, Sretn Pereoviq dukaia dorëzuar në mënyrë simbolike akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha, I cili me këtë rast tha se: “Fjala është për një njeri dhe një shkrimtar të madh malazez, të cilin ne që e njohim e konsiderojmë si një institucion kulturor. Sreten Peroviqi është intelektual shembull dhe Krijues I Spikatur në Malin e Zi, por Cmimi “Teuta” do ta gëzojë pa masë sepse Peroviqi është një malazez, por ai cdo komb e ndjen si kombin e tij. Është poet, kritik letrar, historian, teatrolog, njeri I cili njihet si një promotor kulture dhe kishte keqardhje të madhe pse nuk mundi të jetë në këtë ceremony për shkak të moshës gati 100 vjecare. Por, tërheqejne e cmimit ma besoi mua. Dikujt që është rritur me të dhe e konsideron si fëmijën e tij. Dhe unë jam shumë I lumtur që po e pranoj këtë cmimi në emër të tij për t’ia përcjell bashkë në Podgoricë”.
Zija Cela me një dedikim për laureatin Peroviq
Meqënse është në traditën e këtij manifestimi që laureati pararendës i “Teutës” të përcjell me pak fjalë cmimin tek laureate I ardhshëm, shkrimtari Zija Cela të cilit iu nda Cmimi “Teuta” me 2022 në Podgoricë I drejtohet Peroviqit me një letër urimi në të cilën ndër të tjera thuhet: “Është e bukur kjo valë kurorëzimesh, por emocionuese gjithashtu edhe stafeta e këtyre letrave, të cilat na bëjnë të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit. I dashtuni koleg ! Çdo shkrimtar i merr ca rreshta në historinë e letërsisë së vendit të tij. Por janë më të çmuarit ata që e lëvizin vetë historinë, duke sjellë ndryshime thelbësore nga një periudhë në tjetrën. Ju jeni i rrethuar tashmë me bibioletekën e librave tuaj, me publikime të shumta përgjatë viteve, përkthime , vlerësime e çmime…Dhe ja tani simbolika e mbretëreshës “Teuta”, të cilën kam bindjen se e shihni si Muzën e përveçme të Alpeve. Por po e mbyll ndryshe këtë letër, miku im. Po e mbyll me urimin që, në të ardhmen, në pragun e shtëpisë suaj të arrijë antologjia tjetër autoriale, ajo me titullin “100 në 100”. Gëzofshi!”
Bërkoviq para një dekade:”Asnjë poet malazez nuk u shpërfill si Peroviqi”
Ndërsa, bardi I letërsisë malazeze, akademiku Jevrem Brkoviq para një decade do të thsohte ne preludin kushtuar Peroviqit: “Një ditë do të rezultojë se roli, vepra dhe ekzistimi i poetit Sreten Peroviq në poezinë bashkëkohore malazeze, ka qenë ndryshe, më domethënëse, madje më fatale, nga sa duket sot dhe këtu, me, për fat, poetin tonë të fortë e vital. Një ditë, do të rezultojë gjithashtu se asnjë nga poetët e rëndësishëm malazezë, bashkëkohorë dhe të gjallë, tanimë bardë, dhe të tillë janë vetëm disa, nuk u neglizhua dhe u shpërfill padrejtësisht, u hesht, madje mund të thuhet u përjashtua, siç ishte Sreten Peroviqi, se fati i tij poetik dhe jetësor, së bashku me fatin dhe jetën e vetëm një bardi tjetër malazez, është jashtëzakonisht dramatik, kontraverz dhe, mund të thuhet – emocionues për biografët e ardhshëm, dhe të tillë do të ketë”-shkrante Brkoviqi, laureate I I-rë I Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA”, I cili zërin poetic të Peroviqit e quan një zë më modern, më fisnik, më i ditur, më lirik së I të gjithë pararendësve të tij dhe semantikisht hermetik. Promovohen vwllimi poetik “Nw pragun e pwrjetwsisw” Me këtë rast u ndanë mirënjohje për Bashkinë Lushnjë dhe Komunën e Decanit, si dhe libra dhe pikturat të akademiku Zvdija Hoxhiq Berisha për biblioteken e qytetit dhe Lidhjen e Shkrimtareve Lushnjë, por edhe për bashkëorganizatorin Adriatik Gega, I cili përkushtimin e tij në bashkrendimin e aktiviteteve me shoqatën TEUTA e shprehu në një mënyrë modeste me një: “Faleminderit për ardhjen tuaj.Na keni nderuar qytetin historic të Lushnjës, në të cilin ka poetë të shumtë dhe shumë të mirë. Ndërsa, unë kisha kënaqësinë të jap kontributin tim në organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore”. Për Bibliotekën e Qytetit Vaçe Zela, shoqata “Teuta” dhuroi 7 nga titujt e botuar dhe një pikturë të piktorit akademik Zuvdija Hoxhiq Berisha-njëri ndër laureatët e “Teutës”. Ndërsa për pjesëmarrësit dhuroi falas përmbledhjen e promovuar të Sreten Peroviqit “Në pragun e përjetësisë”.
Cmimi „TEUTA“ i dorëzohet Peroviqit në Akademinë Dukljane në Podgoricë
Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” kurorëzoi aktivitetet e saj në Akademinë Dukljane të Shkencave dhe Arteve në Podgoricë, duke ua dorëzuar Cmimin për Vepër Jetësore „TEUTA“bijave të akademikut Sreten Peroviq, I cili e kishte të pamundur të merrte pjesë në ceremoninë modeste, për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetsore. Përfaqësuesit e „TEUTËS“, Ajetë Beqiraj dhe prof. Dimitrov Popoviq, u mirëpritën nga kryetari ADSHA-se, akademik Blagota Eraković, si dhe akademikët Zuvdija Hodjiq Berisha, prof. Dragan Mitov dhe prof.dr.Mihailo Buric. Me këtë rast kryetari Erakoviq në fjalën e tij tha ndër të tjera se : „Jemi tejet të lumtur që sot keni ardhur të vlerësoni shkrimtarin tonë të madh, njërin ndër themeluesit e kësaj akademie si dhe kryetarin e deritanishëm, Sreten Peroviq. Akademima jonë ka ardhë në një pozitë të jetojë apo jo, meqë tash katër vite askush prej insitucioneve shtetrore nuk kujtohet për ne, duke mos ndarë më as findet e mëparshme, cfarë na ka sjell në një situatë që të vetfinancohemi.Ndaj, jemi të lumtur që këtë ngjarje e keni sjell në akademinë tonë, duke vlerësuar veprën e kryetarit të deritanishëm të kësaj akademie Sreten Peroviq me cmimin „TEUTA“. Është një gjest i mrekullueshëm“.
Itana Peroviq: “Babai ynë mbështti në mënyrë active gjuhën dhe kulturën shqipe
Për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetsore të akademikut Peroviq, Cmimin „TEUTA“ ua dorëzoi akademiku Zuvdija Hodjiq Berisha vajzave të tij Milica dhe Nevena, të cilat falenderuan „TEUTËN“ për vlerësimin e punës së babait të tyre. Ne emër të familjes foli e bija Milica Peroviq e cila falenderoi Shoqatën Rajonale të Shkrimtarëve „TEUTA“, „për njohjen e kontributit të babait tonë për kulturën, artin dhe shoqërinë në përgjithësi si dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për paqe, duke e vlerësuar si meritor për këtë cmim. Në të njëjtën kohë, shpreh keqardhjen time që babai nuk mundi të jetë sot me ne për shkak të pelqërisë së thellë dhe gjëndjes së rëndë shëndetsore dhe ne familja jemi të privlegjuar dhe të vetdishëm të kujt jemi. Jam e vetdishme se atë nuk është e lehtë ta përfaqësosh, por poaq e lumtur që sot e pranoj cmimin „TEUTA“ në emrin e tij“-tha e bija Milica, përderisa r bij e tjetër Nevena, solli në vëmendje kontributin e të atit për paqen në rajon me theks të veçantë gjuhën dhe kulturën shqipe. „Babai ynë ka mbështetur në mënyrë aktive gjuhën shqipe , kulturën shqiptare si dhe fjalën e shkruar shqipe si dhe ka ndërtuar lidhje me shqiptarët, të cilat edhe më tutje vahdojnë dhe na mbesin si trashëgimi për t’i vazhduar. Ne kemi miq të shumtë nga Kosova dhe isha e nderuar të njoh poetin e Kosovës Ali Podrimja, ikjen e hershme të të cilit e kemi vuajtur familjarisht për faktin se ne e kujtojmë jo vetëm si poet, por si një luftëtar për ruajtjen e identitetit, të gjuhës dhe kulturës së të gjithë popujve“.
Aka. Buriq:”Kush di të vlerësojë,kjo është ngjarje e madhe për Malin e Zi”
Ajetë Beqiraj kryetare e shoqatës „TEUTA“ falenderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë „në vatrën e Jevrem Bërkoviqit-laureat i I-rë i „TEUTËS“ si dhe vëllam i Ali Podrimjes, në vatrën e të gjithë juve që sot bashkarisht të nderojmë jo vetëm një shkrimtar eminent, por një institucion të kulturës malazeze dhe jo vetëm, akademikun Peroviq. Sepse, me Cmimin „TEUTA“ ne më shumë nderohemi sesa
nderojmë dhe jemi krenar me të 11-të laureatët tanë,shrimtarë të shquar shqiptarë dhe malazez!’ Ndërsa, prof.dr. Mihailo Buric, shtoi se: „Për ata që dinë ta vlerësojnë, kjo është një ngjarje e madhe për Malin e Zi“, për t’ia dhuruar shoqatës „TEUTA“ atlasin e studimeve të tija për historinë e malit të Zi. Me këtë rast, shoqata „TEUTA“ ua dhuroi familjes edhe librin me poezi të zgjedhura të Peroviqit „Në pragun e përjetësisë“, shqipëruar nga Qazim Muja dhe Smajl Smaka, botuar nga „TEUTA“ dhe mundësuar nga MKRS, si dhe dhuroi për akademinë kompletin e librave të „TEUTËS“.
“TEUTA” për 11 vjet ka realizuar aktivitete në 25 qytete dhe ka dekoruar 11-të laureatë
Karvani i shkrimtarëve “Muzat e Alpeve” i Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” filloi shtegtimin në vitin 2013-të dhe për 11-të vite ka ndaluar me aktivitetet e veta në: Rozhajë, Pejë, Kotorr, Decan, Guci, Junik, Bajram Curr, Istog, Shkodër,Tuz, Gjakovë, Ulqin, Krujë, Tivar, Lezhë, Prizren, Petnjicë, Klinë, Plavë, Prishtinë, Rahovec, Podgoricë, Suharekë dhe Lushnjë. Cmimi për Vepër Jetësore „TEUTA“ ndahet në kuadër të Manifestimit Letrar Trekufitar „Muzat e Alpeve“ dhe krahas aka.Sreten Peroviq, Cmimi “TEUTA” iu është ndarë edhe: Jevrem Bërkoviqit(Pejë 2013), Dritëro Agollit(Kotorr, 2014), Ramiz Kelmendit(Bajram Curr,2015), Mirash Martinoviqit (Junik,2016), Moikom
Zeqos(Tuz,2017), Nazmi Rrahmanit (Krujë 2018), Zuvdija Hodjiq Berishës (Prizren 2019), Xhevahir Spahiut(Petnjicë,2020), Rexhep Qosjes(Prishtinë, 2021) dhe Zija Celës(Podgoricë, 2022). Cmimi „TEUTA 2023“ iu nda akademikut Sreten Peroviq, me 22 mars 2023 në Akademinë Dukljane të Shkencave dhe Arteve. Ndërsa, aktivitetet e edicionit të 11-të të „Muzave të Alpeve“ u organizuan në Suharekë dhe në Lushnjë, mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Komuna e Suharekës, Komuna e Decanit dhe Bashkia Lushnjë.
SHOQATA RAJONALE E SHKRIMTARËVE ‘”TEUTA”
9,10 & 22 mars, Suharekë, Lushnjë,Podgoricë